Internet

Katër mënyrat se si teknologjia do ta ndryshojë botën

Artistët e metodës tradicionale të pikturimit janë të shqetësuar nga ky zhvillim.

Publikuar

Panairi Shtetëror i Kolorados në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajti së fundmi konkursin e tij vjetor të artit. Dhe një nga çmimet kryesore shkoi për një imazh të krijuar nga Inteligjenca Artificiale (AI), me nxitjen e Xhejzën Alen. Ai përdori një platformë të quajtur “Midjourney” për ta shndërruar tekstin në një vepër arti.

Artistët e metodës tradicionale të pikturimit janë të shqetësuar nga ky zhvillim. Ata habiten sesi dikush që shtypi vetëm një varg fjalësh në tastierën e kompjuterit tij, dhe në fund shtypbutonin “Enter” konsiderohet tani një anëtar i komunitetit të tyre.

Pavarësisht se në cilën anë të debatit do të rreshtoheni, nuk mund ta mohoni se vitin e kaluar, bota e artit e AI – dhe teknologjia në përgjithësi – kanë ecur me ritme jashtëzakonisht tëshpejta. Tani nuk kemi vetëm art të prodhuar nga Inteligjenca Artificiale, por edhe robotë që drejtojnë restorante, apo edhe lente kontakti inteligjente. Po si do të funksionojë bota pas 20 vjetësh? Ja cilat 4 inovacionet kryesore teknologjike, të cilat mund ta transformojnë potencialisht të ardhmen tonë.

A mund t’i ndihmojë Inteligjenca Artificiale të paprivilegjuarit?

Deri në vitin 2042, është shumë e mundur që një njeri të mos e shkruajë këtë artikull. TajlerKouen thotë se AI mund të sjellë ndryshime të mëdha në sektorin e njohurive.

“Softueri mund të shkruajë tashmë artikuj të thjeshtë lajmesh, sidomos për ngjarje të standardizuara si raportet ekonomike apo rezultatet e aktiviteteve sportive. Edhe pagat e gazetarëve do të bien në përputhje me rrethanat”, shkruan ai.

Taljer thekson se AI ka potencialin të jetë një barazues i madh për botën. Inteligjenca artificiale ka efekte pozitive, pasi do t’i bëjë mallrat dhe shërbimet më të lira, në dobi të tëgjithëve. Por megjithëse teknologjia mund të zhdukë disa vende pune që sot mbulohen nga njerëzit, ajo nuk mund të zëvendësojë të gjithë sektorin e shërbimeve.

Punë si kopshtaria dhe hidraulika janë shumë më të vështira për t’u automatizuar, ndaj ne do të kemi ende nevojë për njerëzit që riparojnë lavamanët apo që rregullojnë gardhet. Ndryshimi kryesor në sektorin e vendeve të punës mund të vijë në formën e rikualifikimit, një detyrë që do të bëhet shumë më e zakonshme në vitet e ardhshme.

A mund të prodhohet një makinë elektrike pa humbur miliarda dollarë?

Një nga revolucionet teknologjike më premtuese që ka ndodhur vitet e fundit janë makinat elektrike. Kemi dëgjuar shumë për Teslën dhe Elon Musk. Por tani në këtë treg po hyjnëshumë lojtarë të tjerë. Kompanitë startup si “Rivian” dhe “Lucid”, janë tashmë të preferuarat e publikut në garën për të krijuar makinën elektrike më efikase.

Por Kris Brajant thotë se ka shumë pengesa në prodhim. Sipas tij problemi nuk qëndron dhe aq tek fitimi i klientelës sesa në normën e prodhimit aktual të makinave, që nuk është ende e kënaqshme. Edhe kompani të reja që kanë hyrë në këtë treg, po përjetojnë një periudhë të vështirë.

Kompania “Arrival”, që prodhon furgonë elektrikë në Britani, u tha në fillim investitorëve se do të prodhonte 600 furgona këtë vit. Por ajo e ka reduktuar prodhimin e saj në 20 automjete këtë vit, pra vetëm 3 për qind të sasisë që premtoi. Nga ana tjetër, në vend se të prodhojëmakina në vend, “Fisker”, një kompani tjetër në këtë fushë, ka vendosur t’ia transferojë prodhimin e tij një prodhuesi që ka pak më shumë përvojë në këtë fushë.

A jemi duke ndërtuar një zinxhir furnizimi për të mposhtur ndryshimet klimatike?

Një sektor tjetër që mbart mbi shpinë të ardhmen e planetit tonë, është industria që bazohet tek energjia diellore, e cila po drejton edhe tranzicionin energjeti.

“Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm përsa i përket tranzicionin energjetik. Askund tjetër nuk po shpenzohen aq shumëpara sesa në energjinë diellore”, shkruan Dejvid Fikling.

Ai zbuloi se ndërtimi i zinxhirit të furnizimit me energji diellore, që na duhet për të arritur zero emetime të gazeve ndotëse në atmosferë, po ecën me shpejtësi të madhe. Çelësi i suksesi është një gjysmëpërçues i quajtur polisilikoni diellor.

“Bumi i energjisë diellore gjatë 2 dekadave të fundit ka sjellë ndërtimin e një morie panelesh diellore me fuqi prej 971 Gigavat”, thekson ai.

A do t’i zëvendësojnë lentet e kontaktit ekranet e telefonave tanë?

Kur isha fëmijë, isha e fiksuar pas “Spy Kids”, dhe konkretisht syzeve inteligjente. Tani mbi 20 vjet pas daljes në kinema të atij filmi, ne kemi një prototip për diçka edhe më fantastike: lentet e kontaktit inteligjente ! Parmi Olson vizitoi së fundmi ambientet e “Mojo Vision”, një kompani që është e specializuar në zhvillimin e teknologjisë në një nivel tjetër.

“Unë mendoj se ndryshimi më i madh do të ndodhë në realitetin e shtuar, ku syzet ose lentet e kontaktit do të shfaqin informacione mbi botën përreth nesh, në mënyrë që të mund të shohim njëkohësisht botën online dhe atë reale”, shkruan Parmi./ “Bloomberg” – Bota.al

Internet

TikTok paralajmëron SHBA-në: Ndalimi i mundshëm i TikTok-ut “shkelje e fjalës së lirë”

Gjatë muajve të fundit zyrtarët amerikanë kanë shprehur alarmin për popullaritetin e TikTok te të rinjtë.

Publikuar

nga

TikTok thotë se ndalimi i mundshëm i aplikacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të konsiderohet “shkelje e fjalës së lirë” të 170 milionë amerikanëve.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi të shtunën për të ndaluar TikTok-un nëse pronari i aplikacionit nuk i ndërpret lidhjet me Kinën.

Legjislacioni është pjesë e një pakete të politikës së jashtme të SHBA-së, ku mes tjerash përfshihej ndihma për Ukrainën dhe mund të bëhet ligj që në fillim të javës së ardhshme.

Gjatë muajve të fundit zyrtarët amerikanë kanë shprehur alarmin për popullaritetin e TikTok te të rinjtë. Ata pretendojnë se pronari i TikTok, Bytedance, është i nënshtruar ndaj Pekinit – akuza që ai i ka mohuar vazhdimisht./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

​Google pushon 28 punonjës për protesta kundër kontratës së kompanisë me Izraelin

“Sjelljet e tilla nuk kanë vend në vendin tonë të punës dhe ne nuk do ta tolerojmë atë”, thuhet në deklaratë.

Publikuar

nga

Google pushoi 28 punonjës për përfshirjen e tyre në një protestë 10-orëshe në dy nga zyrat e gjigantit të teknologjisë në Kaliforni dhe New York City, për protesta ndaj lidhjeve të kompanisë me Izraelin.

Në përgjigje të protestave të së martës të udhëhequr nga një grup i quajtur No Tech For Apartheid kundër Projektit Nimbus, një kontratë “cloud” 1.2 miliardë dollarësh me Izraelin, Google të mërkurën shkarkoi 28 punonjës të akuzuar për pjesëmarrje në protesta.

Chris Rackow, kreu i sigurisë globale i Google, theksoi politikën e tolerancës zero të kompanisë ndaj sjelljes së protestuesve në një mesazh dërguar të gjithë punonjësve që qarkulloi gjithashtu në mediat sociale.

“Sjelljet e tilla nuk kanë vend në vendin tonë të punës dhe ne nuk do ta tolerojmë atë”, thuhet në deklaratë.

“Pas hetimit, sot ne ndërpremë punësimin e njëzet e tetë punonjësve që u gjetën të përfshirë. Ne do të vazhdojmë të hetojmë dhe të marrim masa sipas nevojës”, shtoi ai.

Rreth 10 orë pas protestave, policia arrestoi grupe punonjësish në New York dhe Kaliforni, raportoi grupi në X.

Pushimet, të cilat ndodhën vetëm disa orë pasi nëntë punonjës u arrestuan nga policia gjatë protestave kanë nxitur një valë polemikash brenda kompanisë dhe më gjerë./AA/

Vazhdo të lexosh

Internet

Gjykata braziliane urdhëron hetimin e Elon Muskut mes dezinformatave në X

Kjo pasi Musk tha se do të kundërshtojë një urdhër të gjykatës përmes së cilit kërkohet të hiqen llogaritë në X të cilat akuzohen për përhapje të dezinformatave. 

Publikuar

nga

Një gjykatë në Brazil ka nisur hetimet ndaj Elon Muskut për pengim të drejtësisë pasi manjati i teknologjisë tha se do të kundërshtojë një urdhër të gjykatës përmes së cilit kërkohet të hiqen llogaritë në X të cilat akuzohen për përhapje të dezinformatave. 

Sipas vendimit, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes tha se hetimi do të shqyrtojë nëse Musk, i cili zotëron X, është i përfshirë në pengim, organizatë kriminale dhe nxitje.

“Sjellja flagrante e pengimit të drejtësisë braziliane, nxitja e krimit, kërcënimi publik i mosbindjes ndaj urdhrave të gjykatës dhe mungesa e bashkëpunimit në të ardhmen nga platforma janë fakte që nuk respektojnë sovranitetin e Brazilit”, shkroi de Moraes, duke urdhëruar X të “përmbahet nga mosbindja ndaj urdhrave gjyqësorë, përfshirë edhe riaktivizimin e një llogarie që Gjykata e Lartë urdhëroi bllokimin”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

​Meta përballet me reagime për mesazhet private të Facebook me Netflix

Kompania dyshohet se i ka dhënë Netflix-it qasje në mesazhet private të përdoruesve të Facebook-ut për rreth një dekadë.

Publikuar

nga

Kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, po përballet me reagime të forta përmes mediave sociale mes pretendimeve se ka ndarë mesazhet private të përdoruesve me Netflix.

Dokumentet në një padi të ngritur kundër Metës në SHBA thanë se kompania dyshohet se i ka dhënë Netflix-it qasje në mesazhet private të përdoruesve të Facebook-ut për rreth një dekadë.

Zbulimi shkaktoi zemërim në internet për ndarjen e mesazheve të përdoruesve të Facebook-ut me Netflix, pas raportimeve për një marrëveshje me vlerë disa qindra milionë dollarë mes Meta dhe kompanisë së transmetimit.

Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, u shpreh i habitur për X. Por drejtori i komunikimit të Metës, Andy Stone, sqaroi në X se mesazhet private nuk u ndanë me Netflix.

Stone tha se marrëveshja midis Netflix dhe Meta i lejoi përdoruesit të ndajnë përmbajtjen që shikonin drejtpërdrejt nga aplikacioni Netflix me miqtë e tyre në Facebook dhe ai theksoi se marrëveshje të tilla janë të zakonshme në industri.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara