Published
4 years agoon
By
UBT news“Jam një grua në mesin e të 40-ave, dhe kam dy fëmijë të vegjël. Nëna ime pati probleme me kujtesën që në fillim të 60-ave, dhe ajo është përkeqësuar gradualisht. Edhe motrat e saj kanë probleme të ngjashme. Si mund ta zvogëloj rrezikun tim, por edhe rrezikun e fëmijëve të mi nga demenca? A ka disa ushqime, suplemente apo aktivitete që duhet t’i përfshijmë në jetën tonë për të reduktuar shanset e humbjes së kujtesës?”
Përgjigja e dr. Gregory Day, neurolog në “Mayo Clinic”, Florida të SHBA-së:
Demenca karakterizohet nga simptoma që ndikojnë tek kujtesa, të menduarit dhe aftësitë sociale të një personi, deri në pikën që mund të jetë e vështirë të kryesh aktivitete normale të jetës së përditshme. Demenca shkaktohet nga sëmundjet e trurit. Sëmundja e Alzheimerit, është më e zakonshme dhe më e njohura për publikun.
Sëmundjet që prekin enët e gjakut – të njëjtat që shkaktojnë sulme në zemër dhe goditje në tru– janë shkaku i dytë më i zakonshëm i demencës. Pasja e një historie familjare me demencë, errit rrezikun e zhvillimit të kësaj gjendjeje. Por shumë njerëz me histori familjare nuk shfaqin asnjëherë simptoma. Edhe ata që nuk kanë një histori familjare, mund të përjetojnë probleme me kujtesën kur plaken. Ja cilat janë 4 këshillat,që unë ju rekomandoj të ndiqni për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm.
1. Merrni pjesë në aktivitete që stimulojnë trurin
Angazhohuni në zgjidhjen e fjalëkryqeve, enigmave, apo edhe në lojëra kompjuterike. Por bëjeni këtë një zakon gjatë gjithë jetës suaj, pasi studimet tregojnë se vlera e aktiviteteve stimuluese konjitive rritet gjatë gjithë jetës. Kjo do të thotë se pasja e një arsimimi të mirë; e një pune që të stimulon mendërisht; dhe pjesëmarrja në zbavitje, hobi dhe aktivitete sociale që kërkojnë përqendrim mendor, janë të rëndësishme për të reduktuar rrezikun e zhvillimit të demencës.
2. Përqendrohuni tek arsimimi i vazhdueshëm dhe mësoni aftësi të reja
Studimet kanë treguar se sa më shumë vite arsimim të ketë një person, aq më i ulët është rreziku i demencës. Kjo duket të jetë për shkak se njerëzit që kalojnë më shumë kohë të përfshirë në përvetësim dijesh të reja, kanë tendencën të zhvillojnë rrjete më të forta të qelizave nervore dhe lidhje midis atyre qelizave nervore brenda trurit të tyre. Këto rrjete,
janë më të pajisura për të kuruar dëmtimin e qelizave që mund të ndodhë për shkak të çrregullimeve të trurit, të cilat mund të çojnë tek demenca.
3. Kini një mënyrë jetese të shëndetshme
Ashtu si me probleme të tjera shëndetësore, një mënyrë jetese e shëndetshme, është po aq e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të trurit. Ushqimi i mirë, ruajtja e një peshe trupore të shëndetshme, stërvitja e rregullt fizike, dhe shmangia e kushteve që rrisin rrezikun për sulme në zemër dhe goditje në tru, mund të zvogëlojnë rrezikun e demencës.
Menaxhimi në mënyrë efektive i kolesterolit dhe i presionit të gjakut, mos–pirja e duhanit dhe kufizimi i konsumit të alkoolit, kanë treguar gjithashtu se e përmirësojnë shëndetin e aftësive njohëse në periudhën e mëvonshme të jetës. Dhe kjo sepse këto masa ndikojnë në shëndetin e enëve të gjakut në trurin, qafën dhe zemrën tuaj. Ndërkaq, është e rëndësishme të bëni një gjumë të mirë gjatë natës, dhe të trajtoni çrregullimet e gjumit si p.sh Apnea e gjumit. Nëse keni një dietë të ekuilibruar, nuk keni nevojë të merrni suplemente për një gjumë më të mirë.
4. Ruani ndërveprimin social
Hulumtimet tregojnë se ndërveprimi social në çdo moshë, ka përfitime pozitive sa i përket aftësive njohëse. Ndërveprimi i rregullt me të tjerët, përfshirë familjen, miqtë, fqinjët, bashkëpunëtorët dhe anëtarët e komunitetit, mund të përmirësojë gjendjen tuaj psikologjike, pikëpamjen tuaj mbi jetën, dhe ta vërë trurin vazhdimisht në punë.
Këto ndërveprime të rregullta ndikojnë pozitivisht në aftësitë tuaja njohëse, dhe është provuar se kjo i lehtëson simptomat e demencës. Sa i përket fëmijëve tuaj në mënyrë specifike, zakonet e mira fillojnë që herët. Sa më herët të filloni t’i praktikoni ato, aq më shumë ka gjasa të shmangni demencën./bota.al
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
3 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
5 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Lajmet
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Published
5 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Programi i Gjuhës Angleze në UBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.
Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.
Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.
Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.
Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.
Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.
Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
Të kërkuara
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
