Sport

Katër klube të Serie A e duan Edon Zhegrovën

Published

on

Edon Zhegrova është njëri prej sensacioneve të futbollit evropian në këtë edicion. Ylli kosovar është bërë njëri prej lojtarëve më të mirë në futbollin francez dhe paraqitjet e tij brilante s’kish se si të mos iu binin në sy klubeve të mëdha evropiane. Mediat italiane raportojnë se janë katër klube italiane që e pëlqejnë “Messin e Kosovës”.

Në ditët e fundit, Juventusi duket të jetë klubi më i interesuar për 25 vjeçarin, por prapa nuk mbetet as Roma, e cila e do në kryeqytet futbollistin e Lillet. Milani është duke e vëzhguar qe një kohë të gjatë ish-futbollistin e Baselit, i cili edhe vetë e ka shfaqur publikisht simpatinë që e ka për Kuqezinjtë.

Një tjetër faktor që mund të ndikojë që Zhegrova të përfundojë në “San Siro” është trajneri Paulo Fonseca, pasi të dy kanë punuar bashkë në Francë.

Përfaqësuesin kosovar e pëlqen edhe Napoli pasi trajneri Antonio Conte ka simpati të madhe për lojën e tij. Zhegrova do ta ketë mundësinë t’i tregojë vlerat e tij pikërisht sonte në Itali, kur të përballet me Bolognën në Ligën e Kampionëve.

Edoni i ka shënuar 8 gola në këtë sezon në të gjitha garat, prej tyre 4 në Champions dhe 4 në Ligue 1, vlera e kartonit të futbollistit më të mirë shqiptar të momentit sipas “Transfermarkt” është 25 milionë euro.

Atë e pëlqejnë edhe klubet angleze dhe ato gjermane, ndërsa ëndërr e fëmijërisë së Zhegrovës është Barcelona.

Sport

KV Ferizaj drejt Çekisë, gati për aventurën në CEV Challenge Cup

Published

on

By

KV Ferizaj ka bërë të ditur destinacionin e radhës, duke paralajmëruar pjesëmarrjen në garat evropiane të volejbollit, CEV Challenge Cup.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi ferizajas ka publikuar mesazhin “Next Stop to Czech Republic”, duke konfirmuar se Çekia do të jetë ndalesa e radhës për ekipin.

KV Ferizaj do të ketë mundësinë të përfaqësojë volejbollin kosovar në arenën ndërkombëtare, në një tjetër sfidë të rëndësishme evropiane.

D.L

Continue Reading

Sport

Granit Xhaka mungon në ndeshjet e fundit të vitit me Zvicrën

Published

on

By

Kombëtarja e Zvicrës do të jetë pa kapitenin Granit Xhaka në dy ndeshjet e fundit të këtij viti, për shkak të një lëndimi.

Federata e Futbollit e Zvicrës ka njoftuar të hënën se mesfushori nuk do të jetë në dispozicion për shkak të lëndimit në pulpë, të cilin e pësoi në ndeshjen e së dielës mes Sunderlandit dhe Chelseat.

Xhaka u detyrua të largohej nga fusha që në minutën e katërt të takimit, pas shqetësimeve fizike.

Kështu, kapiteni zviceran nuk do të mund të rikthehet në përfaqësuese, pasi kishte munguar edhe në grumbullimin e kaluar për shkak të zhvillimeve lidhur me rastin e certifikatës së falsifikuar të vaksinimit kundër COVID-19.

Zvicra në dy ndeshjet e ardhshme do të përballet me Slloveninë dhe Skocinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përveç Xhakës, përfaqësueses zvicerane do t’i mungojë edhe Miro Muheim.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Kosova e përmbyll Kampionatin Ballkanik të Karatesë me 10 medalje

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në karate ka arritur një rezultat të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Stamboll të Turqisë, duke grumbulluar gjithsej 10 medalje, prej të cilave një e artë, tri të argjendta dhe gjashtë të bronzta.

Dita e fundit e garave solli tri medalje të bronzta në konkurrencën ekipore. Ekipi i djemve për kadetë, ekipi i vajzave për kadete si dhe ekipi i djemve për juniorë arritën të ngjiten në podiumin e fituesve duke siguruar medalje të bronzta për Kosovën.

Në garat individuale, suksesin më të madh e shënoi Emira Maqedonci, e cila u kurorëzua kampione e Ballkanit duke fituar medaljen e artë. Me medalje të argjendta u nderuan Suela Arifi, Qëndresa Ibrahimi dhe Prijam Gashi, ndërsa medaljet e bronzta në konkurrencën individuale i rrëmbyen Alea Kelmendi, Krenar Ismajli dhe Amar Daku.

Rezultati i arritur në Stamboll rikonfirmon ngritjen e karatesë kosovare në arenën rajonale, me federatën, trajnerët dhe sportistët që morën urime të shumta për përfaqësimin dinjitoz të flamurit të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Sport

Fisnik Asllani shkëlqen në ndeshjen jubilare, gol dhe asistim në fitoren e Hoffenheimit

Published

on

By

Fisnik Asllani ka festuar në mënyrën më të mirë paraqitjen e tij jubilare në Bundesliga, duke shënuar një gol dhe dhuruar një asistim në fitoren e Hoffenheimit ndaj Schalke 04, me rezultat 2:1.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ishte ndër protagonistët kryesorë të kësaj fitoreje, me të cilën Hoffenheimi vazhdon ngjitjen në tabelën e kampionatit gjerman. Pas këtij triumfi, skuadra e tij ka grumbulluar 12 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë.

Asllani qëndroi në fushë deri në minutën e 78-të, kur u zëvendësua. Paraqitja e tij u vlerësua me notën 7.6 nga platforma SofaScore.

Përveç golit dhe asistimit, sulmuesi kosovar regjistroi edhe katër goditje drejt portës, fitoi dy duele dhe kompletoi një driblim, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e tij në repartin ofensiv të Hoffenheimit.

Ky ishte goli i tretë i Asllanit në Bundesliga këtë sezon, ndërsa kosovari ka gjetur rrjetën edhe në garat evropiane.

Paraqitja e tij vjen në një moment të rëndësishëm, para angazhimeve të ardhshme të Përfaqësueses së Kosovës, ku Asllani pritet të jetë një nga pikat kryesore të repartit ofensiv.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara