Kulturë

Katër ‘jo’ për lirinë: Aktivizmi i grave në luftën kundër patriarkalizmit!

Published

on

Në një akt të guximshëm dhe të mbushur me mesazh, gra në Shtetet e Bashkuara, të frymëzuara nga feministët e Koresë së Jugut, po përdorin abstinencën si një formë rezistence kundër mizogjinisë dhe dhunës ndaj grave. Ky fenomen ka nxitur një lëvizje të re, e cila ka për synim të theksojë dhe kundërshtojë padrejtësitë dhe diskriminimin gjinor që vazhdojnë të mbizotërojnë në shoqëri. Lëvizja 4B, që ka lindur në Kore të Jugut në vitet 2010, po bëhet gjithnjë e më e njohur në platforma si TikTok, ku mijëra gra ndajnë përvojat e tyre dhe bashkohen për të shprehur të drejtën për trupat e tyre.

Ky akt i përfshin katër “Jo”-ja kryesore: Jo martesave, Jo fëmijëve, Jo takimeve dhe marrëdhënieve seksuale me burra, dhe Jo për angazhime që i japin përsëri kontrollin një kulture patriarkale dhe mizogjine. Ky është një akt që shpreh jo vetëm një lëvizje personale për emancipimin e grave, por gjithashtu një akt kolektiv për të sfiduar strukturat e fuqisë që e kufizojnë lirinë dhe të drejtat e grave.

Një ndër përfaqësueset e kësaj lëvizjeje është Christine Ivans, e cila ka vendosur të praktikojë abstinencën nga marrëdhëniet me burra dhe të përqendrohet tek vetvetja. Ajo pohon se ky akt ka sjellë përfitime në jetën e saj personale, duke përfshirë një avancim në karrierën e saj dhe një përmirësim të shëndetit mendor. Pavarësisht sfidave, ajo thekson se ky vendim është një mënyrë për të rimarrë kontrollin mbi jetën e saj, në një kohë kur të drejtat e grave janë kërcënuar, veçanërisht pas shfuqizimit të rastit Roe v. Wade në SHBA.

Për të mbështetur këtë lëvizje, aktorja e njohur Julia Fox gjithashtu shpalli abstinencën si një akt politike, duke e lidhur këtë me heqjen e të drejtës për abort në SHBA. Ajo e ka quajtur këtë një mënyrë për t’u bërë “pjesë e një rezistence” ndaj atyre që po e kufizojnë lirinë e grave.

Mingyeong Lee, një shkrimtare feministe nga Koreja e Jugut dhe një nga themelueset e lëvizjes 4B, shprehet se ishte e kënaqur që lëvizja po arrin të depërtojë në Shtetet e Bashkuara. Ajo thekson se ajo që ka ndodhur në Kore të Jugut, ku dhuna ndaj grave dhe patriarkalizmi janë në një nivel të lartë, është gjithashtu një sfidë që gratë në SHBA e përjetojnë, përveç se në një mënyrë tjetër.

Lëvizja 4B u bë një simbol i forcës dhe bashkëpunimit midis grave që refuzojnë të jenë të trajtuara si makineri riprodhuese, dhe kjo i ka bashkuar gratë nga të dyja anët e globit. Aktivistët e lëvizjes theksojnë se përmes kësaj abstinence, gratë po bëjnë një akt të fuqishëm që u jep atyre mundësinë për të krijuar një botë më të drejtë dhe më të sigurt për veten dhe brezat e ardhshëm.

Përballë sfidave të mëdha, ky akt i abstinencës nuk është vetëm një deklaratë personale, por gjithashtu një mesazh kolektiv që fton shoqërinë të reflektojë mbi mënyrën se si gratë trajtohen dhe si mund të përmirësohet barazia gjinore në çdo aspekt të jetës./DW/

Continue Reading

Lajmet

Reka dhe Çitaku diskutojnë promovimin e filmave kosovarë në garën për Oscar

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në takim është diskutuar promovimi ndërkombëtar i kinematografisë kosovare.

Në fokus të takimit ishte filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në të njëjtën kategori garon edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili, sipas raportimit të Telegrafit, është kualifikuar drejtpërdrejt pas fitimit të çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në janar të këtij viti.

Gjatë takimit, Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi kinematografinë si një nga mënyrat e rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e vendit në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë, duke bërë të ditur se kjo hapësirë së shpejti do të jetë e gatshme për artistët dhe publikun.

Përmes një njoftimi, Bogujevci ka theksuar se rinovimi i teatrit ODA është pjesë e investimeve në infrastrukturën teatrore në vend.

Ajo ka përmendur edhe projektet e përfunduara, përfshirë rinovimin e teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë dhe të hapësirave teatrore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, si dhe ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë.

Sipas ministres, punimet po vazhdojnë edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në teatrin “Adriana” në Ferizaj, ndërsa Qendra për Arte në Rahovec ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Ndërkaq, Teatri i Operës dhe Baletit në Prishtinë është në fazën e fundit të projektimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Palimpsest”, projekt artistik që rikthen në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare

Published

on

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka prezantuar projektin artistik “Palimpsest”, i cili synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare të viteve ’30, ’40 dhe ’50.

Përmes krijimeve origjinale dhe përpunimeve të këngëve popullore, projekti sjell vepra të kompozitorëve Antonio Muçi, Karlo Pali, Muharrem Xhediku, Koço Uçi, Ramadan Sokoli dhe Çesk Zadeja.

Në këtë mbrëmje artistike do të interpretojnë Ardita Bufaj në piano, Armando Likaj në bariton dhe Maida Resulbegoviç në soprano, ndërsa e ftuar speciale do të jetë pianistja Norena Gaxha.

Koncepti artistik, hulumtimi arkivor dhe mbledhja e partiturave janë realizuar nga pedagogia Ardita Bufaj.

Projekti organizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kuadër të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, me synimin për të promovuar vlerat e trashëgimisë muzikore dhe për t’i përcjellë ato te brezat e rinj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Çekia diskutojnë bashkëpunimin në fushën e trashëgimisë kulturore

Published

on

By

Ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysaj-Kapitaj, ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e përgjithshme të Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Monumenteve të Republikës Çeke, Naděžda Goryczková, për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit dypalësh në fushën e trashëgimisë kulturore.

Gjatë takimit u diskutua për shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave profesionale ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve, me fokus të veçantë në konservimin, restaurimin dhe mbrojtjen e monumenteve.

Përvoja e gjatë e Republikës Çeke në ruajtjen e trashëgimisë kulturore u vlerësua si mundësi e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve dhe avancimin e standardeve të institucioneve të Kosovës në këtë sektor. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara