Kulturë
Kate Moss flet për anën e errët të modelingut
“Nuk kam qenë kurrë anoreksike, nuk kam qenë kurrë… Nuk kisha marrë kurrë heroinë”, tha ajo
Published
4 years agoon
By
UBT newsSupermodelja britanike Kate Moss ka zbuluar disa gracka të së kaluarës nga karriera e saj e modelingut në një intervistë të rrallë për BBC.
Moss, e cila i tha revistës T në vitin 2010 se ajo “thjesht urren” të flasë me median — dhe se si modele e re “sëmurej shumë vetëm duke u shqetësuar” për intervistat që kishte dhënë — foli me prezantuesen Lauren Laverne për përvojat, që ajo i quajti “të dhimbshme” që ka kaluar në industri.
Xhirimet që ndihmuan në përcaktimin e karrierës së saj ishin shpesh “të vështira dhe të dhimbshme” prapa skenave, sipas Moss. Ndërsa xhironte kampanjën e njohur të Calvin Klein në vitin 1992 me Mark Wahlberg, për shembull, Moss i tha Laverne se ndihej “e cenuar dhe e frikësuar”.
“(Wahlberg) ishte shumë macho dhe gjithçka kishte të bënte me të, ai kishte një shoqëri të madhe”, tha Moss. “Ata luajtën me dobësinë time”, shtoi ajo për ata në pozita të pushtetit në industri. “Isha mjaft e re dhe e pafajshme”.
Moss, e cila u zbulua nga një agjent modelesh në moshën 14-vjeçare dhe filloi të rezervonte editoriale në moshën 16-vjeçare, foli gjithashtu për raste të tjera në të cilat rinia e saj u përdor kundër saj. Ajo tha se fotografët i kishin “bërë presion” për të treguar më shumë lëkurë sesa që ndihej rehat.
“Nuk kam qenë kurrë anoreksike, nuk kam qenë kurrë… Nuk kisha marrë kurrë heroinë”, tha ajo. “Isha e dobët sepse nuk ushqehesha në xhirime apo shfaqje dhe gjithmonë kam qenë e dobët”.
Kështu në vitin 2005, kur një tabloid britanik publikoi foto të saj që dukej se ajo po merrte kokainë, Moss i tha Laverne se “ndihej e sëmurë dhe ishte mjaft e zemëruar”.
Moss më vonë lëshoi një deklaratë në të cilën ajo u kërkoi falje “të gjithë njerëzve që kam zhgënjyer për shkak të sjelljes sime, e cila ka reflektuar keq në familjen time, miqtë, bashkëpunëtorët, dhe të tjerët”.
Që nga pensionimi zyrtar nga pista në 2004, Moss ka krijuar agjencinë e saj të modelimit.
Moss foli gjithashtu me Laverne për rolin e saj në gjyqin e shpifjes së Johnny Depp, pasi bëri bujë për dëshminë e saj në Zoom në maj. Në gjyq, Amber Heard kishte dëshmuar se kishte dëgjuar një “thashetheme të paqartë” që pretendonte se Depp e shtyu Moss në një grindje gjatë marrëdhënies së tyre në mesin e viteve ’90. Depp më pas thirri Moss si një dëshmitare; “E di që ai kurrë nuk më ka rrëzuar nga shkallët. Më duhej ta thosha këtë të vërtetë”, i tha ajo Laverne./UBTNews/
Kulturë
“La Vénus Électrique” hap Festivalin e Kanës 2026
Published
5 minutes agoon
April 2, 2026By
UBT News
Filmi “La Vénus Électrique” i regjisorit Pierre Salvadori do të hapë edicionin e 79-të të Festivalit të Kanës më 12 maj 2026. Komedia romantike, e vendosur në Parisin e vitit 1928, ndërthur dashurinë, mashtrimin dhe elemente të spiritizmit.
Ngjarja ndjek një piktor që, pas humbjes së bashkëshortes, përfshihet në një rrjet mashtrimesh që çuditërisht i rikthejnë frymëzimin. Filmi do të ketë premierën në Grand Théâtre Lumière, pas ceremonisë hapëse të drejtuar nga Eye Haidara.
Në kast marrin pjesë emra të njohur të kinemasë franceze, ndërsa filmi do të shfaqet njëkohësisht edhe në kinematë franceze. Salvadori e ka cilësuar hapjen e festivalit me këtë film si një nder dhe një homazh për magjinë e kinemasë
Konkursi i njohur muzikor Eurovision Song Contest po hyn në një fazë të re, duke shënuar për herë të parë zgjerimin e tij në Azi. Deri tani, transmetues nga 10 vende të rajonit, përfshirë Korenë e Jugut, Tajlandën dhe Filipinet, kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa organizatorët paralajmërojnë se lista mund të zgjerohet.
Sipas planit, secili shtet do të organizojë përzgjedhjen kombëtare, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në Bangkok dhe do të transmetohet drejtpërdrejt më 14 nëntor.
I themeluar në vitin 1956, Eurovisioni mbetet konkursi muzikor ndërkombëtar më jetëgjatë në botë. Me vitin 2026 që shënon 70-vjetorin e tij, drejtori i konkursit në Unionin Evropian të Transmetuesve, Martin Green, e ka cilësuar këtë zgjerim si një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit.
“Është veçanërisht domethënëse të hapim këtë kapitull të ri me Azinë, një rajon i pasur me kulturë, kreativitet dhe talent”, ka deklaruar ai.
Kjo nuk është përpjekja e parë për zgjerim jashtë Evropës. Në vitin 2022 u organizua American Song Contest në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por projekti nuk pati sukses të qëndrueshëm dhe nuk u rikthye me një sezon të dytë.Organizatorët shpresojnë që edicioni aziatik të ketë më shumë sukses, duke marrë parasysh popullaritetin e madh të muzikës në rajon, ndikimin global të K-pop dhe kulturën e fortë të argëtimit si karaoke.
Deri tani, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Bangladeshi, Butani, Kamboxhia, Laosi, Malajzia, Nepali, Filipinet, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Vietnami.Ashtu si në formatin evropian, performancat do të bazohen në këngë origjinale dhe interpretim live, ndërsa votimi pritet të përfshijë si juritë profesionale ashtu edhe publikun. Megjithatë, rregullat përfundimtare për edicionin aziatik ende nuk janë bërë publike.
Ky zgjerim synon ta shndërrojë Eurovisionin në një platformë globale që bashkon kultura dhe tregje muzikore nga e gjithë bota.
Para disa ditësh u shënua përvjetori i lindjes së piktorit të njohur holandez Vincent Willem van Gogh, një nga figurat më të rëndësishme të artit modern botëror.
Van Gogh lindi më 30 mars 1853 në Groot-Zundert të Holandës, në një familje me prapavijë fetare, ku i ati ishte pastor. Që në moshë të re ai nisi të merrej me art, duke punuar fillimisht si shitës veprash artistike, ndërsa më vonë iu përkushtua plotësisht pikturës.
Gjatë jetës së tij, Van Gogh kaloi periudha të vështira emocionale dhe ekonomike. Veprat e tij fillimisht karakterizoheshin nga tone të errëta, por pas kontaktit me piktorët impresionistë si Claude Monet, Camille Pissarro dhe Paul Gauguin, ai ndryshoi stilin duke përdorur ngjyra më të çelura dhe më të guximshme.
Jeta e tij personale u shoqërua me sfida të mëdha psikologjike. Një nga episodet më të njohura mbetet ai i vitit 1888, kur, sipas biografëve, ai preu një pjesë të veshit pas një konflikti të fortë. Gjendja e tij mendore u përkeqësua me kalimin e viteve.
Më 27 korrik 1890, Van Gogh qëlloi veten dhe ndërroi jetë dy ditë më pas, në moshën 37-vjeçare, në Francë.
Edhe pse gjatë jetës nuk arriti të shesë shumë piktura, sot ai konsiderohet një nga artistët më të mëdhenj në histori. Veprat e tij, si “Kafja e natës”, mbeten dëshmi e një talenti të jashtëzakonshëm që lëkundej mes gjenialitetit dhe vuajtjes së thellë njerëzore.
Kulturë
Teatri “Migjeni” nga Shkodra vjen me shfaqje mysafire në Ferizaj
Published
1 day agoon
April 1, 2026By
UBT News
Teatri “Migjeni” nga Shkodra do të vijë në Kosovë me shfaqjen mysafire “Pesë fytyrat e heshtjes”, e cila do të prezantohet në Teatrin “Adriana” në Ferizaj më 3 prill, duke filluar nga ora 20:00.
Shfaqja, me regji nga Ilir Bokshi, sjell në skenë aktorët Adrian Morina, Albulena Bokshi, Ina Morinaj, Uratë Shabani, Nikolin Ferketa dhe Fritz Selmani.
“Pesë fytyrat e heshtjes” trajton dimensionet e brendshme të njeriut – heshtjen, dhimbjen dhe kujtimet, përmes pesë tregimeve të ndërlidhura që ftojnë publikun në reflektim dhe dialog mbi të vërtetat personale dhe kolektive.
“La Vénus Électrique” hap Festivalin e Kanës 2026
Eurovisioni zgjerohet në Azi
Arrestohet në Zvicrë, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për mashtrim
ZRRE: Do të korrigjohet çdo gabim në faturat e rrymës
27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën
MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara
Gallapeni: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë
Dua Lipa i bashkohet filmit “Peaked”, zgjeron karrierën në Hollywood
Starmer kërkon lidhje më të ngushta me BE-në pas përplasjeve me Trump për luftën në Iran
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
