Kulturë

Kate Middleton shkon për vizitë në muze me vathë që kushtojnë vetëm 11 euro

Published

on

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton dukej me shumë stil gjatë vizitës në muzeun ‘V&A’ në Londër.

Kate, 39 vjeçe, ishte simboli i elegancës e veshur me një fustan të kuq i cili kushton rreth 1,565 funte (1,811 euro), i dizajnuar nga stilistja e saj e preferuar Alessandra Rich.

Ndërkohë sa i përket stolive, ajo zgjodhi diçka relativisht të lirë, duke vendosur vetëm një palë vathë nga ASOS, të cilat kushtojnë vetëm 10 funte (11,60 euro), shkruan DailyMail.

Vathët në formë rrethi, mund të viheshin re kur dukesha largonte flokët e saj brune nga supet.

Kate gjithashtu kishte dy gjerdanë prej ari, të markës “Spells Of Love”, të cilat kushtojnë vetëm 85 funte (98 euro).

Continue Reading

Magazinë

Kendall Jenner dhe Gigi Hadid, fytyrat e Vogue për tetorin

Published

on

Supermodelja Kendall Jenner ka ndarë emocionet e saj për setin e fundit fotografik të realizuar për prestigjozen Vogue, i cili është realizuar nga fotografi i njohur Lachlan Bailey. Në një postim në rrjet social Kendall theksoi se ky fotosesion ka qenë një ëndërr që ka pasur që nga fëmijëria e saj në Jackson Hole, dhe shprehu mirënjohjen për mundësinë që iu dha nga kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour.

“Ky ka qenë një moment i veçantë për mua. Që nga fëmijëria, kam ëndërruar të punoj për Vogue, dhe tani që jam këtu, është një përvojë e pabesueshme,” shkroi Kendall.

Ajo theksoi se ky fotosesion ka marrë dimension më të veçantë, pasi ka realizuar shoot-in krah Gigi Hadid. Dy modelet, që janë shoqe të ngushta, kanë sjellë një bashkëpunim të mrekullueshëm që do të mbetet në historinë e modës.

Ky fotosesion është pjesë e edicionit të tetorit të Vogue, një numër që pritet të tërheqë vëmendjen e adhuruesve të modës dhe jo vetëm.

Kendall dhe Gigi shfaqen në kopertinën e këtij numri, duke reflektuar një imazh të fuqishëm dhe bashkëkohor të modës moderne.

Ky bashkëpunim theksoi forcën e influencën e dy modeleve, që vazhdojnë të dominojnë industrinë e modës e të frymëzojnë një brez të tërë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Ed Sheeran zhvendoset në SHBA me familjen për një kohë të pacaktuar

Published

on

Këngëtari i njohur britanik, Ed Sheeran, ka zbuluar planet për t’u shpërngulur në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen e tij. 34-vjeçari, i cili ka udhëtuar për shkak të koncerteve, këtë herë ka vendosur të qëndrojë më gjatë në Amerikë si pjesë e turneut të ardhshëm.

Në një intervistë në podcast-in “2 Johnnies”, ai tha: “Po përgatitem të zhvendosem në Amerikë. Po shkoj për turne e nuk mund të vij e të shkoj vazhdimisht. Do të vendosemi atje si familje.”

Përveç karrierës, Sheeran ka bërë edhe investime në pasuri të paluajtshme në SHBA. Ai zotëron një apartament luksoz në Nju Jork me vlerë 9 milionë paund, ndërsa në Angli ka pronën e njohur “Sheeranville” në Suffolk, ku ka jetuar me bashkëshorten Cherry Seaborn dhe dy vajzat e tyre, Lyra dhe Jupiter.

Një tjetër arsye e zhvendosjes është dëshira e këngëtarit për të eksploruar muzikën country, një zhanër që e lidh ngushtë me qytetin e Nashville, të cilin e ka cilësuar shpesh si të preferuarin e tij në SHBA.

Ky vendim vjen pas disa polemikave të mëparshme që artisti ka shkaktuar me deklarata për identitetin kulturor irlandez, pavarësisht origjinës së tij angleze.

Continue Reading

Magazinë

Zayn Malik dhe Louis Tomlinson ribashkohen pas një dekade

Published

on

Zayn Malik dhe Louis Tomlinson, dy ish-yjet e “One Direction”, kanë çmendur rrjetin të hënën pas u fotografuan së bashku për herë të parë pas një dekade. Dyshja, që kishin pasur mosmarrëveshje gjatë kësaj periudhe, tani duket se kanë hedhur pas krahëve dallimet dhe kanë rifilluar miqësinë.

Sipas burimeve, takimi i parë pas shumë vitesh ndodhi në funeralin e Liam Payne, ish-anëtarit të grupit të tyre, në nëntor të vitit të kaluar, pas këtij momenti ata janë takuar sërish gjatë një koncerti më herët këtë vit. Zayn dhe Louis janë fotografuar në Nju Jork, një ngjarje që ka gëzuar fansat e tyre, të cilët kanë shprehur emocionet nëpër komentet e tyre.

Një faqe fansash shkruajti: “Zemra ime ZOUIS është shpëtuar! E di që janë takuar edhe pas koncertit të Zayn në Hollywood, por kjo e bën vitin 2025 edhe më të mirë.”

Louis mori pjesë në koncertin e Zayn në Los Angeles gjatë muajit shkurt, ku përmendi “mikun e vjetër” gjatë performancës së tij solo.

Marrëdhënia e Zayn me ish-anëtarët e grupit ka pasur luhatje që nga largimi nga One Direction në mars 2015. Zayn ka deklaruar më parë se grupi ishte “lodhur nga njëri-tjetri” dhe që ai nuk ka mbajtur shumë kontakt me ta që nga atëherë.

Ribashkimi i Zayn dhe Louis është ngjarje që ka gëzuar fansat e grupit e ka ringjallur shpresat për rikthim të mundshëm të “One Direction”.

Continue Reading

Lifestyle

Si të parandalohet rivaliteti midis fëmijëve?

Published

on

Rivaliteti midis vëllezërve dhe motrave është dukuri e zakonshme në familjet me shumë fëmijë. Ndërsa fëmijët rriten, konkurrojnë me njëri-tjetrin për vëmendjen prindërore dhe një ndjenjë drejtësie.

Nëse një fëmijë ndihet i lënë pas dore ose nuk trajtohet në mënyrë të barabartë, çon në konflikt e xhelozi në marrëdhënie me njërin prej tyre. Para ardhjes së një fëmije më të vogël, fëmija më i madh ishte qendra e vëmendjes prindërore.

Nevojat plotësoheshin shpejt e nuk kishte nevojë të ndante lodrat me askënd. Me ardhjen e një vëllai ose motre, situata ndryshon, prindërit tani duhet ta shpërndajnë vëmendjen e tyre midis të dy fëmijëve, gjë që mund të shkaktojë ndjenja xhelozie tek fëmija më i madh.

Ndërsa fëmijët rriten, rivaliteti manifestohet përmes konkurrencës për lodra dhe aktivitete, dhe rezistencës së fëmijëve më të vegjël ndaj të moshuarve që u imponojnë rregulla.

Ja si të reagoni

Njohja e hershme e konfliktit të mundshëm parandalon përshkallëzimin dhe mbajtja e qetësisë së prindërve i mëson fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë. Çdo fëmijë ka nevoja të ndryshme. Në vend të shpërblimeve, ofroni një qasje dhe vëmendje individuale që i përshtatet.

Fëmijët i përjetojnë frustrimet pa aftësinë verbale për t’i shprehur ato. Është e rëndësishme të ndiejmë ndjenjat e tyre e t’i dëgjojmë, kjo ndihmon me qetësinë emocionale.

Ndonjëherë është më mirë të injoroni mosmarrëveshjet fillestare, në këtë mënyrë nuk e shpërbleni sjelljen e keqe me vëmendje dhe fëmijët zhvillojnë aftësinë për të zgjidhur konfliktet vetë.

Kur emocionet të jenë qetësuar, dëgjoni të dyja palët, inkurajojini fjali si “Ndihem”, pa ndjenjë faji dhe ftojini ato të sugjerojnë vetë zgjidhje.

Konfliktet janë mundësi për fëmijët të mësojnë të negociojnë, të bëjnë kompromis dhe të kuptojnë nevojat e të tjerëve. Në këtë mënyrë, zhvillojnë aftësi të qëndrueshme për marrëdhëniet ndërpersonale dhe situatat e ardhshme.

Continue Reading

Të kërkuara