Kulturë

Kate Beckinsale : Kam dy vite që nuk e kam takuar vajzën

Aktorja , Kate Beckinsale së fundmi është ribashkuar pas dy vitesh me vajzën e saj, Lily Sheen.

Published

on

Kate tregoi në një intervistë se arsyeja përse nuk e kishte parë vajzën ishte për shkak të pandemisë COVID-19.“Unë nuk e kam parë vajzën time për dy vjet. Gjithashtu, unë shkova në Kanada për punë dhe ajo nuk mund të vinte të më shihte. Dy vite duke mos parë fëmijën tuaj, për mua, është gjëja më e pahijshme”, u shpreh aktorja. Sheen është fëmija i vetëm i Beckinsale. Babai i saj është aktori Michael Sheen, me të cilin Beckinsale qëndroi e lidhur tetë vjet para se të ndaheshin në 2003.

Continue Reading

Magazinë

Ndahet nga jeta ylli i serisë “The Walking Dead”, Kelley Mack

Published

on

Ka ndërruar jetë në moshën 33 vjeçe aktorja Kelley Mack, e njohur për paraqitjen e saj në dramën post-apokaliptike me zombi “The Walking Dead”, ka ndërruar jetë.

Mack, e lindur me emrin Kelley Klebenow, “u nda nga jeta në paqe” në qytetin e saj të lindjes, Cincinnati, të shtunën, pas një beteje me gliomën e sistemit nervor qendror, sipas një deklarate të publikuar në rrjetin social CaringBridge.

Glioma është një lloj tumori që prek trurin ose palcën kurrizore.

“Me një trishtim të pashlyeshëm njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurës sonë Kelley. Një dritë kaq e ndritshme dhe e zjarrtë ka kaluar përtej, aty ku të gjithë ne do të shkojmë një ditë,” thuhej në një postim në Instagramin e Mack të martën, shoqëruar me një foto të aktores.

Ngushëllime kanë ardhur nga kolegë, miq dhe fansa që e kanë kujtuar atë si një “talent” dhe një “shpirt të ëmbël”.

“Çfarë njeriu i jashtëzakonshëm. Jam shumë krenare që luftova përkrah saj në episodin tonë të fundit së bashku,” shkroi Alanna Masterson, e cila luajti në “The Walking Dead”.

Continue Reading

Magazinë

Liam Neeson zbulon kolegët ‘e bezdisshëm’: S’do të punoja kurrë me ta

Published

on

Për Liam Neeson, një nga aftësitë më të mira që duhet të ketë një aktor është përpikëria. Në një intervistë për Rolling Stones, ylli i kinemasë i cili po promovon filmin e ri, “The Naked Gun”, ku luan krah Pamela Anderson, foli rreth aftësive që ka fituar gjatë karrierës.

Ai nuk hezitoi ‘të qortonte’ një kategori të caktuar kolegësh pasi tha se “nuk do të punonte kurrë” me ta.

“Me aktrimin, je gjatë gjithë kohës duke zbuluar. Më kupton ç’dua të them? Nuk ndihem kurrë sikur ia kam dalë. Ka gjëra për të mësuar, me aktorë dhe aktore të ndryshëm që punon. Siç thashë më herët, përpiqem të jem i vërtetë e të mbërrij në kohë. Kjo është e rëndësishme. Dëgjoj histori shqetësuese për aktorë dhe aktore që janë të talentuar, por vijnë në sheshxhirim me dy, tri apo katër orë vonesë. Nuk do të punoja kurrë me këta njerëz. Mendoj se është shumë ofenduese.”

Sigurisht Neeson nuk përmendi emra, por pranoi se përpikëria është thelbësore.

“Shumë e rëndësishme, mendoj. Ke një ekip prej  60, 70, 80 vetash që të presin ty. Më e pakta që mund të bësh është t’i respektosh duke ardhur në kohë.

Përndryshe, “The Naked Gun” debutoi në kinema fundjavën e shkuar. Neeson vjen në rolin e Frank Drebin Jr., i cili njësoj si babai i tij i cili luhej nga Leslie Nielsen, shkakton rrëmuja dhe të qeshura.

Continue Reading

Magazinë

Rikthehet seriali i shumëpritur Wednesday, publikohet pjesa e parë e sezonit të dytë

Published

on

Pas suksesit të jashtëzakonshëm që pushtoi ekranet dhe zemrat e miliona fansave, Wednesday rikthehet me sezonin e dytë – dhe këtë herë është më i errët, më i ndërlikuar dhe më misterioz se kurrë më parë.

Pjesa e parë e këtij sezoni të ri publikohet sot, më 6 gusht, duke hapur një kapitull të ri në jetën e enigmatikes Wednesday Addams. Me stil akoma më gotik dhe atmosferë që të mban pezull që nga minuta e parë, sezoni i dytë premton të zbulojë sekrete të fshehta e ngjarje që trondisin botën e Nevermore Academy.

Ky serial që ka bërë namin global, do të jetë në dispozicion në platformën e njohur Netflix, fansat do të kenë mundësinë të zhytën në botë të errët e tension.

Por, pritja nuk mbaron këtu! Pjesa e dytë e sezonit do të publikohet më 3 shtator, duke sjellë një vazhdimësi të ngjarjeve që premtuan të jenë edhe më emocionuese, plot kthesa dhe mistere që do t’i mbajnë të gjithë në ankth deri në fund.

Nëse menduat se e njihnit Wednesday, kjo rikthim do t’ju bindë se errësira vetëm sa ka filluar.

Continue Reading

Magazinë

Unaza mijëradollarëshe e Zendayas shkëlqen në krah të Tom Holland

Published

on

Zendaya ka mahnitur fansat teksa është parë me unazën e saj verbuese të fejesës, me vlerë 200 mijë dollarë, gjatë një shëtitjeje të qetë në Richmond Park me të fejuarin e saj Tom Holland.

Çifti, që u fejua gjatë festave të fundvitit, u takua për herë të parë në xhirimet e “Spider-Man” më 2016, që atëherë janë kthyer në një nga çiftet më të dashura të Hollywood-it.

Veshur thjesht dhe të buzëqeshur, ata kaluan kohë të qetë, teksa po përgatiten të ndajnë edhe një herë ekranin, këtë herë në projektin e Christopher Nolan, “Odisea”, shkruan DailyMail. Tom do të interpretojë Telemakun, djalin e Odiseut, ndërsa roli i Zendayas ende mbahet sekret.

Ajo është parë së fundmi duke xhiruar në ishujt italianë, duke ngjallur spekulime për rolin e Athinës, Kalipsos apo Nausicaas.

Filmi, i bazuar në poemën epike të Homerit, pritet të jetë më i kushtueshmi në karrierën e Nolan, me një buxhet prej 250 milionë dollarësh dhe xhirime në Greqi, Marok, Itali, Islandë dhe SHBA.

“Odisea” do të jetë filmi i parë i xhiruar me teknologjinë e fundit IMAX e pritet të dalë në kinematë botërore më 17 korrik 2026. Filmi përfshin një kast të jashtëzakonshëm si Matt Damon, Anne Hathaway, Charlize Theron, Robert Pattinson dhe më shumë.

Vetëm dy javë pas premierës së “Odiseas”, Zendaya dhe Tom Holland do të rikthehen edhe një herë si çifti ikonik në “Spider-Man: Brand New Day”.

Continue Reading

Të kërkuara