Lajmet

Katari do ta ndihmojë Ukrainën me 100 milionë dollarë

Kryeministri i Katarit vizitoi Ukrainën.

Published

on

Katari do t’i dhurojë Ukrainës 100 milionë dollarë ndihmë humanitare për ta mbështetur shëndetësinë, edukimin dhe çmiminin, deklaroi kryeministri Denys Shmyhal të premten.

Mëngjesin e së premtes Katari njoftoi se kryeministri Sheikh Mohammed Bin Abdulrahman al-Thani, i cili shërben si ministër i jashtëm, do të qëndrojë për vizitë në Ukrainë./UBTNews/

Lajmet

Osmani në takim më Ruge: Kosova është e përkushtuar për anëtarësim në NATO

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar në Nju Jork ndihmësin e Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.

Osmani ka shkruar se gjatë këtij takimi ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.

Gjatë takimit, ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike”, shkroi Osmani në Facebook./D.B/KP

Continue Reading

Aktualitet

Rektori Hajrizi mban ligjëratë për diplomacinë moderne dhe teknologjitë e avancuara në Shkollën Diplomatike

Published

on

Me ftesë të Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mbajti ligjëratë në Shkollën Diplomatike, ku morën pjesë 45 diplomatë të huaj, me temën: “The Digital Frontier: Cybersecurity and AI in Shaping Modern Diplomacy”.

Ky sesion tërhoqi interes të veçantë, pasi Rektori Hajrizi trajtoi në thellësi se si teknologjitë e avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike, po transformojnë mënyrën se si e kuptojmë diplomacinë moderne. Duke u fokusuar mbi sfidat dhe mundësitë që ofron epoka digjitale, diskutimi nxiti reflektime kritike mbi rolin që teknologjia luan në strategjitë diplomatike dhe sigurimin e paqes së përbashkët në një botë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike.

Edicioni i sivjetmë zhvillon punimet nën temën qendrore: “Diplomacia në kohë sfidash globale – Siguria, Teknologjia dhe Ndryshimet Gjeopolitike”, duke reflektuar mbi sfidat dhe dinamikat aktuale në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Aktualitet

I dërguari i ShBA-së në OKB: Amerika do ta mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Published

on

I dërguari i ri i ShBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, dha mendimin e tij mbi akuzat e fundit për shkelje të hapësirës ajrore ruse.

Ai i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ShBA-të e kishin paralajmëruar Rusinë të ndalonte veprimet që mund ta rrezikonin atë të përshkallëzohej në një konflikt më të gjerë pasi dronët e saj shkelën hapësirën ajrore polake nëntë ditë më parë.

Pavarësisht këtij paralajmërimi, tha theksoi se Rusia shkeli përsëri hapësirën ajrore të një anëtari të NATO-s.

“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi të parë për të përsëritur dhe theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s. Rusia duhet të ndalojë urgjentisht një sjellje të tillë të rrezikshme”, vijoi ai.

Ai shton se edhe një herë i bën thirrje Rusisë, si anëtare e përhershme e këtij Këshilli, të mbështesë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, të respektojë sovranitetin e fqinjëve të saj, të ndalojë shkeljen e hapësirës së tyre ajrore.

Gjithashtu, Waltz tha se i bën thirrje Rusisë të negociojë drejtpërdrejt me Ukrainën për t’i dhënë fund luftës/S.K/EO/Skynews/

Continue Reading

Aktualitet

Dy të vdekur në një aksident në Zajm të Klinës

Published

on

Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Zajm të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Dy të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës”, konfirmoi Gashi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ndërsa kanë qenë të përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë./S.K/KP/PK

 

Continue Reading

Të kërkuara