Lajmet

Katar komuna përfitojnë me projektet për efiçencën e energjisë në objekte publike

Published

on

Komuna e Podujevës, Lipjanit, Vitisë dhe Shtimes janë përfituese për zbatimin e masave të efiçencës së energjisë për 13 objekte publike, në vlerë rreth 3.8 milionë euro.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se familjet përfituese të subvencionit të pajisjeve efiçiente për ngrohje sipas të dhënave të marra nga KESCO, kanë ulur mesatarisht konsumin e energjisë për 19 për qind me vitin pasues. Derisa shtoi se në të njëjtën periudhë familjet tjera të vendit, amvisëritë në total e kanë rritur mesetarisht 3.8 për qind konsumin.

Në ceremoninë e mbajtur nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Rizvanolli ka theksuar se familjet e subvencionuara kanë kursyer në total 27 milionë kilovat në orë.

Është një vazhdimësi i projekteve që kemi pasur. Deri më tani kemi realizuar Ministria e Ekonomisë dhe Fondi 125 projekte të efiçiences së energjisë ku kursimi i energjisë është arritur në 80 për përqind më disa raste…Për dallim prej raundeve të kaluara të ndërtesave këtë radhë kontratat e ndërtesave kontratat janë të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës komplet dhe do të zbatohen përmes fondit qarkullues për komuna…Familjet përfituese të subvencionit të pajisjeve efiçente për ngrohje sipas të dhënave të marra nga KESCO kanë ulur mesatarisht konsumin e energjisë për 19 për qind me vitin pasues. Përderisa në të njëjtën periudhë familjet tjera të vendit, amvisëritë në total e kanë rritur mesatarisht 3.8 për qind konsumin. Masat e efiçiences kanë ulur konsumin e energjisë. Familjet e subvencionuara kanë kursyer në total 27 milionë kilovat në orë. Ky investim i cili po fillon sot është në vlerë 3.8 milionë euro i financuar nga Qeveria e Kosovës, dhe përmes kësaj marrëveshje po i shtojmë edhe projekte të reja në disa komuna“, tha Rizvanolli.

Në anën tjetër, drejtori menaxhues i FKEE-së, Driton Hetemi ka thënë se përsa i përket projekteve në sektorin publik gjatë vitit 2023 dhe 2024, ata kanë përfunduar 86 projekte të ngjashme, kryesisht shkolla, salla sportive, qendra te kulturës dhe objekte të tjera administrative.

Përfituese nga këto projekte janë gjashtë komuna, nga të cilat Suhareka dhe Istogu kanë nënshkruar gjatë javës se kaluar për katër projekte, kurse Podujeva, Lipjani, Vitia dhe Shtimja do të nënshkruajnë sot së bashku me ne në këtë ceremoni, për 13 projekte të reja. Rikujtojmë se përsa i përket projekteve në sektorin publik gjatë vitit 2023 dhe 2024 FKEE ka përfunduar 86 projekte të ngjashme, kryesisht shkolla, salla sportive, qendra te kulturës dhe objekte të tjera administrative, te financuara nga Qeveria e RKS, Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian. Në anën tjetër, në sektorin rezidencial FKEE përmes grantit nga Bashkimi Evropian ka subvencionuar mbi 3 mijë familje për implementimin e masave te efiçiences së energjisë në shtëpitë e tyre“, tha ai.

Derisa kjo marrëveshje u prit mirë edhe nga kryetarët e komunave të lartpërmendura. Ata u shprehen se me këto projekte përfiton komuna dhe qytetarët e saj.

Lajmet

Zbulime të reja arkeologjike në Bostan të Novobërdës

Published

on

Gërmimet arkeologjike që po zhvillohen në Bostan të Novobërdës po sjellin të dhëna të reja për këtë lokalitet të lashtë, i cili lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Hulumtimet e zhvilluara gjatë viteve të fundit kanë konfirmuar praninë e një vendbanimi të fortifikuar, ku janë evidentuar gjurmë të një muri rrethues, një kulle dhe një porte.

Materialet arkeologjike të zbuluara dëshmojnë për rëndësinë e këtij lokaliteti gjatë periudhës klasike dhe helenistike.

Të dhënat e deritanishme e rendisin Bostanin ndër lokalitetet me rëndësi për studimin e jetës, ekonomisë dhe organizimit të vendbanimeve në Dardani gjatë periudhës së Mbretërisë Dardane./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare e Kosovës merr pjesë në takimin vjetor të ISBN-së në Madrid

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës po merr pjesë në Takimin e Përgjithshëm Vjetor të Agjencisë Ndërkombëtare të ISBN-së, i cili po mbahet në Madrid të Spanjës.

Takimi mbledh përfaqësues të agjencive kombëtare të ISBN-së nga vende të ndryshme të botës, me qëllim të diskutimit të zhvillimeve të reja në sistemin ndërkombëtar të identifikimit të botimeve.

Në fokus të takimit është edhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për sistemin ISBN dhe shkëmbimi i përvojave në këtë fushë.

Pjesëmarrja e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në këtë takim kontribuon në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në ndjekjen e zhvillimeve të reja në standardizimin dhe identifikimin e botimeve./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tubimet e 16 shtatorit, Franca u kërkon shtetasve të shmangin lëvizjet

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës u ka rekomanduar shtetasve francezë në Kosovë që të tregojnë vigjilencë më 16 shtator, pasi në të gjitha qytetet e vendit janë planifikuar tubime të mëdha me karakter politik.

Në një njoftim për sigurinë, autoritetet franceze u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që t’i shmangin protestat dhe lëvizjet jo të domosdoshme gjatë ditës.

“Më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00, në të gjitha qytetet e vendit janë planifikuar tubime të mëdha me karakter politik”, thuhet në njoftim.

Shtetasve francezë u rekomandohet të qëndrojnë larg këtyre tubimeve dhe të shmangin çdo lëvizje jo të domosdoshme në qytete dhe në të gjithë vendin deri në fund të ditës.

Një ditë më parë, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë lëshoi një njoftim për sigurinë, duke paralajmëruar për protesta të mëdha që pritet të zhvillohen më 16 shtator në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera të Kosovës.

Sipas Ambasadës amerikane, disa organizata kanë planifikuar demonstrata të mëdha, të cilat mund të shkaktojnë grumbullime të shumta të qytetarëve, mbyllje të rrugëve dhe pengesa serioze në qarkullimin rrugor./A.K/

Continue Reading

Lajmet

UBT në IOFOS 2026: Profesoresha Miranda Sejdiu Abazi prezanton hulumtimin në Portugali

Published

on

By

Prof. Miranda Sejdiu Abazi ka përfaqësuar komunitetin akademik me prezantimin e punimit të saj shkencor në kongresin trevjeçar të Organizatës Ndërkombëtare për Odonto-Stomatologjinë Forenzike (IOFOS 2026), i cili u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.

Hulumtimi i saj i paraqitur përmes posterit shkencor me titull “Sex-related morphological trends of palatal rugae in adolescents and their forensic identification value” (PP23), trajton rëndësinë e karakteristikave morfologjike të qiellzës në identifikimin forenzik, si dhe dallimet gjinore te moshat adoleshente.

Punimi i Prof. Sejdiu Abazi është përfshirë gjithashtu në përmbledhjen zyrtare të punimeve (Proceedings) të Kongresit IOFOS 2026, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në veprimtarinë e saj kërkimore-shkencore në fushën e odontologjisë forenzike.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje supreme ndërkombëtare i shërbeu shkëmbimit të përvojave akademike, prezantimit të gjetjeve shkencore dhe krijimit të urave të bashkëpunimit me ekspertë e profesionistë të fushës nga e gjithë bota.

Continue Reading

Të kërkuara