Kulturë
Karta e Venecias: Udhëheqësja për ruajtjen e trashëgimisë në Ditën Botërore të Monumenteve
Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve është një shënjestër e përpjekjeve të ICOMOS, Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet dhe Lokalitetet.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiPërmasat e jetës, përkushtimi ndaj traditave dhe përhapja e historisë së trashëgimisë kulturore janë në thelb të identitetit. Në vitin 1983, një iniciativë e ndritur u zuri për dore nga Këshilli Ndërkombëtar për Monumentet dhe Lokalitetet (ICOMOS), një ditë në vit, bota bën një pauzë për të festuar përtej kufijve të një kulture të vetme. Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve, është një shënjestër e përpjekjeve të ICOMOS, Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet dhe Lokalitetet.
Për çdo vit, një temë e re vjen në fokus për të përqendruar vëmendjen tonë kolektive. Dhe për vitin 2024, ky fokus është thelbi i Kartës së Venecias – një biletë e artë për konservimin dhe ruajtjen e trashëgimisë. Tema për këtë vit është “Fatkeqësitë dhe Konfliktet Përmes Lenteve të Kartës së Venecias”. Ajo na fton të hedhim një vështrim të thellë në sfidat dhe kërcënimet që vendet dhe monumentet e trashëgimisë ballafaqohen, nga tronditjet natyrore deri te shkatërrimet e shkaktuara nga njerëzit, shkruhet në Konventën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Këtë vit, festa ka një ndërthurje të veçantë: shënon 60-vjetorin e Kartës së Venecias dhe reflekton mbi rrugën tonë përpara në shekullin e 21-të, duke iu përpjekur të zbulojë se si fatkeqësitë dhe konfliktet bien nën ndriçimin e saj. Kartës së Venecias i është dhënë një theks i veçantë për të zhvilluar një diskutim për zgjidhjet dhe sfidat e trashëgimisë kulturore në botën moderne. Kjo kartë, e cila është një mjet themelor për menaxhimin e trashëgimisë së botës, nxjerr në pah rolin e monumenteve dhe vendeve në rritjen e ndërgjegjësimit për trashëgiminë kulturore dhe mbrojtjen e saj. Qëllimi i saj ishte të siguronte që strukturat historike të ruheshin dhe të rindërtoheshin në mënyrë të respektueshme dhe të mirëkuptueshme. Karta e Venecias ka disa rregulla që duhet të ndiqen, dhe disa nga këto janë vërtet të jashtëzakonshme. Për shembull, një nga pikat më të rëndësishme thotë që monumentet duhet të përdoren për qëllime shoqërore, por pa u prekur integriteti historik i tyre. Nëse është e nevojshme të bëhen ndryshime, ato duhet të bëhen në mënyrë që të ruhet karakteri origjinal i ndërtesës, shkruhet në vebfaqen e Chasing World Heritage.
Në kohën tonë, Karta e Venecias është nën debat. Disa ekspertë janë kundër saj, duke pretenduar se ajo është e vjetër dhe e pasaktë për situatat e sotme. Megjithatë, organizata e UNESCO-s e ka akceptuar që rindërtimi të lejohet në rrethana të veçanta, për shembull, kur ajo është e nevojshme për të ruajtur një aspekt të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, mësohet nga faqja kryesore e International Council on Monuments and Sites.
60 vjetori i miratimit të Kartës së Venecias është një moment për të reflektuar mbi trashëgiminë tonë të përbashkët dhe për të diskutuar se si mund t’i kemi kujdesur më mirë ato sot. Tema e vitit 2024 thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë në një botë që po ndryshon me shpejtësi. Në këtë ditë të veçantë, një varg aktivitetesh dhe ngjarjesh po zhvillohen në të gjithë botën për të çuar përpara këtë diskutim të rëndësishëm. Nga konferencat me ekspertizën më të fundit, deri te vizitat në monumente dhe vende të trashëgimisë, Ditës Botërore të Trashëgimisë i jepet një rëndësi të veçantë për të reflektuar, të festuar dhe të mbrojmë pasuritë e ndryshme kulturore që na rrethojnë.
Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria në kujdesin e trashëgimisë

Ka një valë ndërgjegjësimi dhe aktiviteti në Ditën Botërore të Monumenteve dhe Lokaliteteve edhe Maqedonia, por edhe Shqipëria po kontribuojnë në këtë festë të trashëgimisë kulturore në mënyra të ndryshme dhe frymëzuese. Megjithëse nuk ka ende informacion për aktivitetet që zhvillohen në Kosovë nga Ministria e Kulturës nuk domethënë që Kosova, nuk ka një vend me një trashëgimi të pasur historike dhe kulturore, por angazhimi në aktivitete në këtë rast dhe deri në këtë moment shihet se është i munguar! Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, në vitin 2022 përmes një videoje, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Kryetarja e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Zanita Halimi patën realizuar një video që tregon angazhimin e tyre në objektet e pasura kulturore që ka Kosova duke thënë se objektetet e trashëgimisë tonë kulturore po ‘i mbrojnë dhe rifunksionalizojnë’.
Sibel Halimi që udhëheq me Drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës, ka deklaruar në rrjetin social në Facebook, se monumentet janë më shumë se vetëm objekte dhe se ato janë dëshmitarë të historisë dhe identitetit tonë.
“Duke reflektuar për këtë ditë, ne përkujtojmë detyrimin tonë për t’i mbrojtur ato nga rreziqet dhe dëmtimet. Kujdesi dhe edukimi janë thelbi për të siguruar që kjo trashëgimi të jetë e qëndrueshme për brezat e ardhshëm”, shkruan Halimi.
Maqedoni- Në Ditën Botërore të Monumenteve dhe Lokaliteteve, një fushatë po mbahet edhe në Maqedoni, mësohet përmes Telegrafit. Sot, muzetë dhe zonat arkeologjike janë të hapura për të gjithë, falas dhe me krenari të shpërblimit të ditës së rëndësishme. Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, njofton se institucionet shtetërore në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore janë plotësisht të gatshme për të pritur vizitorët gjatë gjithë ditës. Nëpër qytetet e Maqedonisë, muzetë dhe zonat arkeologjike janë gati për të tërhequr vëmendjen dhe admirimin e vizitorëve. Nga Manastiri në Gjevgjeli, nga Stobi në Herakleia, një rrugë e pasur me histori dhe kulturë po hapet për të gjithë ata që janë të gatshëm të zbulojnë thellësitë e trashëgimisë. Nga muzeu arkeologjik në muzeumin e artit bashkëkohor, nga shtëpia përkujtimore e Toshe Proeskit deri te galeria e arteve në Tetovë, kudo në vend, një udhëtim kulturor po ofrohet falas për të gjithë. Poashtu mësohet se do të jenë hapur edhe dyert e institucioneve kombëtare, si institutet dhe muzetë në Manastir, Shtip, Ohër, Prilep dhe Strumicë; Stobi dhe Herakleia; Shtëpia përkujtimore e Toshe Proeskit; Muzeu Arkeologjik; Galeria Kombëtare e Maqedonisë me të gjitha objektet e saj; Muzeu i Artit Bashkëkohor; Muzeu i luftës maqedonase; Muzeu Historik në Krushevë; Muzeu i alfabetit shqip; Galeria e Arteve në Tetovë; “Dr Nikolla Nezlobinski” në Strugë; Muzeu i Maqedonisë Perëndimore në NOV – Kërçovë; Muzeu i rajonit të Tetovës; Muzeumi i historisë së natyrës; Muzeu i Maqedonisë së Veriut; muzetë në Kumanovë dhe Gjevgjeli.

Shqipëri- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri kanë nisur të organizojnë aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin e individëve në vlerësimin dhe angazhimin e tyre ndaj trashëgimisë kulturore dhe monumenteve historike që janë me rëndësi të madhe për ndërgjegjen kolektive, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare. Në këtë kuadër, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër përzgjodhi të publikonte një foto nga Manastiri i Shën Sergjit dhe Bakut, i njohur si Kisha e Shirqit. Ndërsa DRTK në Berat e çeli javën e aktiviteteve për trashëgiminë, me ekspozitën lëvizëse “Monumente në vite”, me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Zoi Vangjeli”, Velabisht. Ekspozita është një retrospektivë me foto bardhezi dhe me ngjyra, të cilat nxitën vëmendjen e të rinjve mbi monumentet dhe trashëgiminë duke i njohur dhe ndërgjegjësuar për vlerat e tyre kulturore dhe turistike. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër njoftoi se në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve, hyrja në parqet arkeologjike Shkodër-Lezhë do të jetë falas.

Në këtë vit, tema sjell në vëmendje një shkallë të gjerë të ndërtimeve të krijuara me qëllim të ruajtjes së memorjeve. Ato janë pamje që shtjellojnë një pjesë të përvojës njerëzore, duke na sjellë pranë emocioneve dhe ideve të kaluara. Trashëgimia e Përkujtimit shfaqet në forma të ndryshme, nga mbishkrime të gdhendura dhe monumente arkitektonike të mahnitshme deri te elemente më modestë që reflektojnë traditat popullore dhe historinë lokale./UBTNews/
© Dionesa Ebibi
You may like
Kulturë
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981, përkujtohet roli i tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës
Published
2 days agoon
April 3, 2026By
UBT News
Mbrëmë u mbajt Akademia Përkujtimore me rastin e 45-vjetorit të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, ku u theksua rëndësia historike dhe politike e këtyre ngjarjeve në rrugëtimin e vendit drejt lirisë dhe shtetësisë.
Në këtë aktivitet përkujtimor u vlerësua se demonstratat e vitit 1981 përbëjnë një ndër momentet kyçe në historinë moderne të Kosovës, duke shënuar fillimin e një lëvizjeje të organizuar për të drejta politike dhe kombëtare.
Akademia mblodhi përfaqësues institucionalë, pjesëmarrës të asaj kohe dhe studiues, të cilët rikujtuan zhvillimet që çuan në organizimin e protestave. U theksua se demonstratat, të cilat nisën si protesta studentore në Universitetin e Prishtinës, u shndërruan shpejt në një lëvizje të gjerë qytetare me kërkesa të qarta politike.
Në këtë ngjarje morën pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, si dhe ish-kryeministri Bajram Kosumi.
Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të shoqatave të të burgosurve politikë dhe personalitete të tjera publike, të cilët theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të trashëgimisë së rezistencës për brezat e ardhshëm.
Kulturë
Shqiptarët “pushtojnë” NBA-n, valle dhe muzikë tradicionale në parketin e Chicago Bulls
Published
2 days agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Një moment i veçantë dhe plot krenari për komunitetin shqiptar është shënuar në një nga arenat më të mëdha të basketbollit në botë, gjatë një ndeshjeje të NBA.
Para përballjes mes Chicago Bulls dhe Phoenix Suns në United Center, ansambli i komunitetit shqiptar në Illinois dhuroi një performancë mbresëlënëse me këngë dhe valle tradicionale.
Tingujt e muzikës shqiptare pushtuan sallën, ndërsa valltarët të veshur me kostume kombëtare sollën energji dhe emocion në parket. Publiku amerikan mbeti i mahnitur nga ritmi dhe gjallëria e valleve, duke e kthyer këtë moment në një spektakël të rrallë në skenën e NBA-së.
Kjo natë e dedikuar komunitetit shqiptar dëshmoi edhe një herë se kultura shqiptare nuk njeh kufij nga Shqipëria dhe Kosova deri në zemër të Chicago.
Momenti i veçantë tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar para botës bukurinë dhe pasurinë e traditave shqiptare.
Kulturë
Premiera globale e filmit të ri të Malick më 26 maj
Published
2 days agoon
April 3, 2026By
UBT News
Regjisori amerikan Terrence Malick pritet të rikthehet në skenën ndërkombëtare me filmin e tij të ri “The Way of the Wind”, i cili do të ketë premierë globale në Netflix më 26 maj.
Projekti, i cili ka qenë në montazh për rreth shtatë vite, konsiderohet ndër më ambiciozët dhe më personalët në karrierën e tij. Filmi sjell një portret shpirtëror të jetës së Jezusit, ndërsa ka qëndruar për një kohë të gjatë larg vëmendjes së publikut, duke rritur pritshmëritë për rikthimin e regjisorit.
Në reflektimet e tij, Malick thekson se arti nuk njeh kufij dhe se një imazh arrin te publiku pavarësisht vendndodhjes. Ai pranon rëndësinë e kinemave si hapësira të veçanta, por nënvizon edhe përvojën intime që ofron ekrani personal.
Vendimi për publikimin e filmit drejtpërdrejt në Netflix ka befasuar industrinë, duke shënuar një hap ndryshe për një autor të lidhur tradicionalisht me kinemanë.
“The Way of the Wind” pritet të jetë një tjetër kapitull i rëndësishëm në krijimtarinë e Malick, duke vijuar eksplorimin e temave shpirtërore dhe estetike që e karakterizojnë stilin e tij.
Kulturë
Italia blen kryeveprën e Rilindjes për 12.6 milionë euro
Published
2 days agoon
April 3, 2026By
UBT News
Italia ka ndërmarrë një tjetër hap të rëndësishëm në mbrojtjen e trashëgimisë së saj kulturore, duke blerë një vepër të çmuar të periudhës së Rilindjes për 12.6 milionë euro.
Bëhet fjalë për pikturën fetare “Ecce Uomo” të artistit Antonello da Messina, e cila ishte nxjerrë në ankand në New York. Vepra paraqet Jezusin me kurorë gjembash dhe një litar në qafë, në momentin kur Pontius Pilate ia dorëzon turmës për kryqëzim.
Piktura vlerësohet jo vetëm për rëndësinë e saj artistike, por edhe për historinë e veçantë që mbart. Ajo është përdorur për lutje private për vite me radhë dhe është ruajtur në një çantë lëkure, çka ka shkaktuar dëmtime në anën tjetër të panelit, ku paraqitet figura e Shën Jeronimit.
Kjo blerje vjen pak kohë pasi Italia investoi rreth 30 milionë euro për një portret të rrallë nga Caravaggio, një nga shpenzimet më të mëdha shtetërore për një vepër arti.
Ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, ka theksuar se ky është vetëm fillimi i një strategjie më të gjerë për të rikthyer në Itali vepra me rëndësi të veçantë dhe për t’i bërë ato të aksesueshme për publikun.
“Ecce Uomo” pritet të ekspozohet fillimisht në Muzeun Kombëtar të Abruzzos, përpara se të prezantohet edhe në institucione të tjera kulturore në të gjithë vendin.
Rezalla kujton 98 viktimat: 27 vjet nga një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 5 prill, në vitet nëntëdhjetë
Përfundon mandati i Osmanit, Haxhiu merr përkohësisht presidencën
Përdorimi i minave tokësore në luftë: Rasti i Kosovës dhe vazhdimësia e rrezikut
Profesori John Doone: Në Gjilan zhvillohen ushtrime për tërmete, por Kosova ende nuk ka sistem të plotë të edukimit për emergjenca civile
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 4 prill, në vitet nëntëdhjetë
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët
Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
