Kulturë

Karrige bosh për Serebrennikov, nuk mund të largohet nga Rusia

Në ”Grande Theatre Lumiere” karrigia ku duhej të ulej Serebrennikov mbeti bosh.

Published

on

Një mesazh politik mbështetjeje për regjisorin, Kirill Serebrennikov, në garë për Palmën e Artë, të cilit i ndalohet të largohet nga Rusia.

Në ”Grande Theatre Lumiere” karrigia ku duhej të ulej Serebrennikov mbeti bosh.

Drejtori, 51 vjeç, në fakt u dënua me tre vjet burg, por edhe me ndalimin për t’u larguar nga vendi.

Sidoqoftë, Festivali donte që në mënyrë të qartë t’i jepte atij dhe dy aktorëve të tjerë vende nderi në sallë, edhe në mungesë.

Projeksioni në ekranin e madh, bëri që e gjithë audienca të duartrokiste gjatë duke u ngritur në këmbë.

Sigurisht që nuk është hera e parë që në Kanë artistët janë nderuar kështu.

Mjafton të kujtohet turku Yilmaz Guney dhe iraniani Jafar Panahi për të cilët u mobilizua nga bashkësia ndërkombëtare.

Këtë herë, megjithatë, ishte ndryshe.

Serebrennikov konsiderohet si një nga artistët më të guximshëm rusë të brezit të tij, një zë kritik ndaj Putinit dhe autoritarizmit të qeverisë ruse dhe i rreshtuar për të drejtat e komuniteteve LGBTQ.

Në shkurt 2021, bashkia e qytetit të Moskës dëboi Serebrennikov nga teatri ”Gogol”, që ai e drejtonte që nga viti 2012./

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka e Kosovës lidh marrëveshje bashkëpunimi me bibliotekën në Venecia

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bibliotekën Nazionale Marciana në Venecia të Italisë.

Marrëveshja është bërë në kuadër të një projekti Kosovë-Shqipëri dhe synon bashkëpunim mes dy institucioneve në fushën e bibliotekarisë, kërkimeve dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Gjatë vizitës në Venecia, stafi nga Kosova po merr trajnim nga ekspertë italianë dhe është njohur me arkivat, fondet dhe punën e bibliotekës Marciana. Projekti udhëhiqet nga Universiteti i Prishtinës dhe studiuesja italiane Lucia Nadin.

Continue Reading

Lajmet

Nis restaurimi i Teatrit “Adriana” në Ferizaj, investim mbi 1.1 milion euro

Published

on

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar nisjen e restaurimit të përgjithshëm të Teatrit “Adriana” në Ferizaj, investim që kap vlerën mbi 1.1 milion euro.

Sipas saj, ky teatër ka qenë për dekada një nga qendrat më të rëndësishme të jetës kulturore në qytet, duke mirëpritur festivale, shfaqje teatrore dhe aktivitete të ndryshme artistike.

Bogujevci theksoi se investimet në infrastrukturën kulturore do të vazhdojnë edhe në qytetet tjera të Kosovës, me synim krijimin e kushteve më të mira për artistët dhe zhvillimin e jetës kulturore në vend.

Continue Reading

Lajmet

Sukses historik në Cannes: Filmi “Dua” i Blerta Bashollit pritet me duartrokitje në premierën botërore

Published

on

By

Kinematografia e Kosovës ka shënuar një tjetër arritje të madhe në arenën ndërkombëtare. Filmi më i ri i regjisores së njohur Blerta Basholli, “Dua”, ka pasur mbrëmë premierën e tij botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cannes, në kuadër të seksionit prestigjioz “Java e Kritikës”.

Filmi sjell para publikut botëror një rrëfim prekës dhe të fuqishëm për Kosovën e viteve të 90-ta. Përmes një gërshetimi të artit, kujtesës dhe ndjeshmërisë njerëzore, “Dua” pasqyron jetën e një gjenerate që u rrit dhe u përball me represionin e egër, frikën e përditshme dhe mungesën e lirisë, duke e shndërruar kështu historinë tonë kolektive në një dëshmi të fuqishme artistike.

Premiera e mbrëmshme u përcoll me një interesim të jashtëzakonshëm nga publiku dhe mori vlerësime mjaft pozitive nga kritika ndërkombëtare e filmit. Kjo pritje e ngrohtë konfirmon edhe një herë hovin dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ka marrë filmi kosovar vitet e fundit.

Ky përfaqësim dinjitoz në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë është një triumf i madh për regjisoren Blerta Basholli, ekipin e aktorëve dhe mbarë industrinë tonë të filmit.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Tri mbrëmje gala në El Salvador, Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen me “Carmina Burana”

Published

on

Tri mbrëmje gala të mbushura me emocione dhe art janë mbajtur në El Salvador, ku është realizuar një bashkëpunim i veçantë ndërmjet Baleti Kombëtar i Kosovës dhe Baleti Kombëtar i El Salvadorit në skenën e Teatri Kombëtar i El Salvadorit.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi kulturor, Baleti Kombëtar i El Salvadorit u prezantua me veprën “El Rastro Invisible”, ndërsa Baleti Kombëtar i Kosovës interpretoi veprën e njohur “Carmina Burana”, duke sjellë një performancë të fuqishme artistike për publikun vendas.

Shfaqjet janë pritur me interes të madh nga publiku salvadorian dhe janë vlerësuar si një nga ngjarjet më të rëndësishme të bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve. Organizatorët kanë theksuar se këto tri netë gala shërbyen si një urë lidhëse mes dy kulturave, duke dëshmuar fuqinë e artit në afrimin e popujve dhe forcimin e marrëdhënieve kulturore ndërkombëtare.

Gjithashtu është shprehur mirënjohje për artistët dhe institucionet e përfshira në realizimin e këtij projekti, si dhe për mikpritjen e publikut në El Salvador gjatë gjithë ngjarjes.

Continue Reading

Të kërkuara