Lajmet

Karlo Akutis, “patron shenjti i internetit”, do të bëhet shenjtor në prill të 2025

Published

on

Karlo Akutis, i njohur si “patron shenjti i internetit” dhe “influenceri i Perëndisë”, do të shpallet shenjtor nga Kisha Katolike në prill të vitit 2025, duke u bërë kështu i pari milenial që do të arrijë këtë nder të lartë.

Acutis, një djalë i lindur në Londër dhe i njohur për aftësitë e tij online, ndërroi jetë në vitin 2006 në moshën 15-vjeçare nga leukimia, pas një periudhe të gjatë sëmundjeje. Gjatë jetës së tij, ai kishte krijuar një ndikim të jashtëzakonshëm në internet, duke regjistruar mrekulli dhe duke menaxhuar faqe web për organizata katolike. Përmes aktivitetit të tij në rrjetet sociale dhe internet, Akutis bëri të mundur që besimi katolik të lidhej më shumë me brezin e ri në këtë epokë digjitale.

Pas vdekjes së tij, trupi i Akutis u transferua në Assisi, Itali, ku tani ndodhet i ekspozuar në një shenjë, së bashku me relikte të tjera që lidhen me jetën e tij. Historia e jetës së tij, mes dhimbjes dhe besimit të palëkundur, ka shërbyer si një burim frymëzimi për shumë të rinj.

Për shpalljen e tij si shenjtor, Kisha Katolike kërkon verifikimin e dy mrekullive të lidhura me ndërmjetësimin e kandidatit. Mrekullia e parë për Akutis u njoh në vitin 2020, kur një fëmijë brazilian, i cili vuante nga një sëmundje kongjenitale, u shërua në mënyrë të jashtëzakonshme pas lutjeve të bëra për nder të tij. E dyta, një mrekulli e verifikuar këtë vit, përfshin shërimin e një studenti universitar në Firence, i cili u rikuperua nga një gjakderdhje e rëndë në tru.

Acutis është parë si një shenjë shprese për Kishën Katolike, e cila po përpiqet të lidhet më afër brezave të rinj në një kohë ku teknologjia dhe digitalizimi kanë bërë një ndryshim të madh në mënyrën se si besohet dhe praktikohet feja. Papa Françesku, një admirues i flaktë i Akutis, do ta shpallë atë shenjtor në një ceremoni solemne që do të mbahet në Vatikan më 26 prill 2025.

Historia e Karlo Akutis, përmes mirësisë dhe besimit të tij të pandashëm, përfaqëson një udhërrëfyes të fuqishëm për një epokë moderne, ku besimi dhe teknologjia mund të bashkohen në një mënyrë të mrekullueshme dhe transformative./Euronews/

Lajmet

FSK njofton se do të realizojnë stërvitje ushtarake e marshim kondicional në zonën e Gërmisë

Published

on

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se do të realizojë një plan të stërvitjes më datë 15 nëntor në zonën e Gërmisë.

Për këtë ka njoftuar Komuna e Prishtinës, duke thënë se nuk ka arsye për shqetësim.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:

“Te dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e saj të stërvitjeve, më 15 nëntor 2025 do të realizojë një stërvitje ushtarake, marshim kondicional në zonën e Gërmisë. Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Christopher Hill sot nis dëshminë në rastin e krerëve të UÇK-së

Published

on

Ish-emisari special i Amerikës gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill, do ta nis dëshminë sot në orën 14:00 në Gjykatën Speciale të Hagës, ku do të jetë dëshmitar i mbrojtjes së Thaçit.

Hill si një diplomat karriere ka shërbyer si i dërguar, apo emisar special, gjatë luftës në Kosovë dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat në Rambuje më 1999.

Christopher Hill kishte pasur disa takime me pjesëtarët e UÇK-së gjatë luftës. Gjatë qershorit 1998 si i dërguar special i SHBA-së për Kosovën së bashku me diplomatin e lartë Richard Holbrooke kishin takuar përfaqësuesit e UÇK-së në Junik.

Ai së bashku me ambasadorin William Walker kishin vizituar shtabin e UÇK-së në Likoc më 13 janar 1999 për të ndërmjetësuar lirimin e 8 ushtarëve serbë të cilët ishin zënë rob.

Diplomati Hill ishte angazhuar si pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës.

Siç dihet, negociatat në Rambuje përfunduan pa sukses pasi pala serbe kishte refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes çfarë kishte bërë që NATO të nis një fushatë 78-ditore të bombardimeve ndaj regjimit të Millosheviqit.

Diplomati amerikan shërbeu si ambasador në Irak, Kore, Poloni, Maqedoni e Shqipëri si dhe si ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin dhe si kreu i delegacionit amerikan në bisedimet gjashtë-anëtarëshe për Korenë e Veriut.

Ai së fundmi ishte ambasador në Serbi i Amerikës, dhe tash punon për një organizatë lobuese në Serbi.

Hill ka fituar çmime të shumta përfshirë Çmimin “Robert Fraser” për Negociatat e Paqes dhe Çmimin e Sekreta rit të Shtetit për Shërbim të Shquar.

Dëshmia e tij deri më tani u shtye për shkak të angazhimeve të Hill./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Godet policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Published

on

Një burrë është arrestuar në fshatin Gllamnik të Podujevës, pasi që i njëjti me veturë ka goditur një zyrtar policor kur patrulla e kishte ndaluar për kontroll. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe pasi është arrit të ndalohet i njëjti ka lëvizë me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor”, thuhet në raportin e Policisë.

Zyrtari policor thuhet se është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur ditën e dielë në Podujevë./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Lewandowski lë pas Neymarin me rekord të ri golash pas ndeshjes me Celta Vigo

Published

on

Barcelona ka regjistruar fitore te Celta Vigo, në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga, ku sulmuesi polak Robert Lewandowski si rezultat ka kaluar Neymarin në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Barcelonës.

Lewandowski ishte tashmë i barabartë me Neymarin me nga 105 gola për Barcelonën para ndeshjes kundër Celta Vigos.

Në atë takim, ai shënoi tre herë, duke arritur në kuotën e 108 golave me fanellën “blaugrana”.

Lewandowski iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022 dhe që atëherë ka fituar dy tituj të La Ligës.

Edhe pse po i afrohet moshës 40-vjeçare, ai vazhdon të tregojë formë të lartë dhe mbetet një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së Hansit Flick, edhe pse thuhet se mund të largohet në verë, me Barcelonën që po shikon disa opsione, një nga ta edhe Fisnik Asllani i Hoffenheimit./S.K/UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara