Kulturë

Karakteristikat e një personaliteti tërheqës

Mban kontaktin me sy pa u dukur i frikshëm.

Published

on

A ke një personalitet tëheqës? Merre vesh tani nëpërmjet këtyre 12 shenjave dhe karateristikave:

Je një dëgjues fantastik

Ti mund të mendosh se njerëzit karizmatikë janë të tillë sepse dinë të prëdorin mirë fjalën, por më shumë ka të bëjë fakti se çfarë bëjnë ata kur nuk janë në qendër të vëmendjes. Kur shikon fillimisht një njeri karizmatik, është mjaft e dukshme se si ata e bëjnë të ndihet personin që kanë përballë, që është edhe një nga sekretet e të qënit karizmatik.

Nëse vepron duke shfaqur interes në të tjerët, ata do të kenë një përshtypje më të mirë për ju ndaj dhe njerëzit karizmatikë janë dëgjues të paparë. Mbajtja e kontaktit me sy, përkulja drejt tyre,injorimi i telefonit e bën folësin të ndihet si personi i vetëm në atë ambjent.

Bën pyetje që pasojnë njëra-tjetrën

Dëgjuesit aktivë nuk presin vetëm që të kalojnë koha deri sa të pyesin përsëri, ata me të vërtetë duan tja dinë se çfarë ka për të thënë personi që kanë përballë. Të dëgjosh nuk është vetëm “A e dëgjova tingullin që më erdhi në vesh? Por a mund ta deshifroj.” Të biseduarit duhet të përfshijë më shumë interesin tënd ndaj informacioneve të tjetrit dhe të kërkosh për sqarime të mëtejshme.

Bërja e pyetjeve të siguron që ti po e kupton në mënyrën e duhur tjetrin si dhe të ndihmon që të kuptosh më mirë personin që ke përballë dhe të ndërtosh forcën tënde tërheqëse.

Ti mund të bësh që zëri yt të dëgjohet

Njerëzit karizmatikë janë dëgjues të mirë por ata gjithashtu të ndërpresin kur duan të dëgjohen nga të tjerët. Por kleçka është se duhet ta bësh ndërprerjen me kujdes dhe interesante. Ndërprit vetëm kur të kesh një ide të fuqishme për ta ndarë me të tjerët dhe mbaje në linja pozitive , kështu që të tjerët nuk do të mërziten nga ndërprerja e bërë.

Gjithashtu siguroju që të flasësh me zë të lartë të mjaftueshëm për të krijuar impaktin. Njerëzve të rezervuar ju duket sikur po ngrenë zërin dhe po bërtasin për të arritur në nivelin e zërit të komunikimit që është normal për të tjerët.

Je i gatshëm të shfaqësh emocionet

Personat me personalitet magnetik nuk rrinë me fytyrë të ngrirë kur shprehen për veten e tyre. Cilido qoftë emocioni, mënyra më e drejtë është që të përputhen fjalët që po përcjell me shprehitë e fytyrës. Njerëzve u pëlqen ti dinë ngjyrat tuaja të vërteta, kështu që të shprehurit se si ndihesh do të bëjë që të ndërlidhesh më mirë me tjetrin.

Ke reagime të përmbajtura

Nga ana tjetër, të njohësh të filtrosh emocionet e tua sipas tipit të situatës tregon karizmë. Ka të bëjë me të qenit të vërtetë që supozohet të jesh transparent me atë që përcjell jashtë. Nuk ka rëndësi se sa i nevrikosur jeni, për momentin mund ta përmbash zemërimin tuaj pa krijuar një skenë aq të madhe.

Dukesh i gëzuar edhe kur nuk je duke buzëqeshur

Nëse ke një pamje në fytyrë që tregon miqësi dhe mirëpritje, do të dukesh më i ëmbël dhe më i arritshëm për të tjerët. Por nëse dukeni me një pamje si të ngërdheshur edhe nëse je i lumtur, njerëzit do ta keqkuptojnë emocionin tënd.

Dil përpara pasqyrës. Nëse fytyra juaj në gjendje pushimi duket e palumtur, bëj një përpjekje që të ndryshosh shprehitë e fytyrës tënde pasi do të kesh rezultat fantastik më pas në bashkëbisedime. Do ta kuptosh se si fytyra juaj do të krijojë një qëndrim të gëzuar më pas edhe pa buzëqeshur.

Tregon dhembshuri edhe pa folur

Personat karizmatikë nuk e shprehin dhembshurinë e tyre vetëm me fjalë por ata gjithashtu e hapin zemrën e tyre edhe kur po ju dëgjojnë. Specifikisht, ato emocione vijnë sipas ndjenjave që personi përballë po shpreh. Fytyra jote mund të shprehë mërzi dhe dhembshuri dhe nuk ke nevojë të thuash asgjë, pasi personi përballë do ta ndjejë atë.

Përdor gjeste të duarve

Gjuha e pjesës së sipërme të trupit, si mbajtja e kokës drejt, ngritja e qosheve të gojës, dhe përdorimi i duarve të bën të dukesh një person më i gëzuar dhe më i lehtë. I bën njerëzit që të dëgjojnë të ndihen më euforikë. Jo vetëm që do të dukesh më interesant për të tjerët por do të fillosh të ndihesh edhe vetë.

Mban kontaktin me sy pa u dukur i frikshëm

Kontakti me sy tregon që po e dëgjon tjetrin, gjë që tregon edhe se ti do tia dish për atë që tjetri do të thotë. Por edhe të parit me dy të ngulur drejt tjetrit mund ta bëjë bashkëbiseduesin të ndihet i frikësuar dhe në një situatë të pakëndshme. Është intense por ka një kufi të të parit. Tek njerëzit karizmatikë kjo shfaqet si një fuqi e kontaktit me sy por pa të bezdisur.

Je i aftë të lexosh emocionet

Përfshirja e reagimeve emocionale për t’iu përshtatur situatës është një aftësi e njerëzve karizmatikë. Por ata nuk do të dinin të përshtateshin mirë nëse ata nuk do të dinin të lexonin shprehitë e personit që po flet. Ata nuk shohin vetëm shprehitë e fytyrës, të cilat janë të parët që vihen re por edhe dinë të kuptojnë emocionet që të tjerët duan të shfaqin apo të fshehin.

Nuk humbet rast të përshëndesësh

Ti kushtosh kohë tjetrit që ta përshëndesësh apo ta pyesësh si është tregon që je i gëzuar që po e sheh atë person dhe nuk po ja thua thjesht për formalitet. Harxhoje atë kohë të të përshëndeturit dhe lidhu realisht me tjetrin dhe mëso të reja mbi të.

Nuk je përjashtues

Prezantimi me njerëz të gjeneratave të ndryshme, kualifikim dhe kulturave të ndryshme të ndihmon që të dukesh karizmatik pavarësisht se me kë je. Sa më shumë që të dalësh dhe ndërveprosh me njerëzit, aq më shumë do të kuptosh diversitetin e njerëzve. Do të kuptosh se jo të gjith reagojnë në mënyrë të njëjtë.

Continue Reading

Kulturë

Pierce Brosnan: Callum Turner i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë James Bondi i ardhshëm

Published

on

By

Aktori i njohur Pierce Brosnan beson se koleg i tij Callum Turner posedon të gjitha cilësitë e duhura për t’u veshur me kostumin e agjentit legjendar 007. Ish-interpretimi i famshëm i James Bondit ka vlerësuar se 36-vjeçari ka praninë, fizikun dhe karizmën e nevojshme për të marrë përsipër këtë rol ikonik.

Brosnan, i cili portretizoi agjentin britanik në katër filma ndërmjet viteve 1995 dhe 2002, tregoi për revistën Vanity Fair se e admiron Turnerin, me të cilin kishte bashkëpunuar më parë në filmin “The Only Living Boy In New York” të vitit 2017.

“Callum Turner është dikush me të cilin kam punuar dhe është një aktor shumë i fortë,” u shpreh Brosnan, duke shtuar se mezi pret të mësojë emrin e pasardhësit të Daniel Craig dhe të festojë zgjedhjen e tij.

Ndonëse Turner është përfolur gjatë si një nga favoritët kryesorë për këtë post, vetë ai ka mohuar të ketë ndonjë informacion zyrtar rreth kastingut. “Di po aq sa dini edhe ju. Miqtë e mi më pyesin vazhdimisht, ndërsa unë nuk di asgjë,” kishte deklaruar ai më parë.

Brosnan po ashtu shfaqi entuziazmin e tij për projektin e ardhshëm të franshizës, i cili do të drejtohet nga regjisori vizionar Denis Villeneuve. “Besoj se do të mbetemi të mahnitur. Mënyra se si ai ndërton historinë dhe përdor kamerën është e jashtëzakonshme, prandaj filmi do të jetë vërtet madhështor,” përfundoi ai. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Shkrimtarë dhe gazetarë shqiptaro-amerikanë vizitojnë Shtëpinë e Bardhë në Washington

Published

on

Një grup shkrimtarësh, gazetarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë vizituar Shtëpinë e Bardhë në Washington, në kuadër të një turi kulturor dhe historik për t’u njohur nga afër me një prej institucioneve më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vizita u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e drejtuar nga presidenti Adi Memeti.

Për këtë përvojë ka shkruar shkrimtarja dhe gazetarja Keze Kozeta Zylo, në një artikull të publikuar më 1 nëntor në gazetën Illyria, ku ka ndarë përshtypjet nga vizita dhe rëndësinë historike të ambienteve të rezidencës presidenciale.

Gjatë turit, pjesëmarrësit vizituan disa prej ambienteve më të njohura të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë Dhomën e Gjelbër, Dhomën e Kuqe dhe Dhomën e Kaltër. Ata panë gjithashtu Sallën e Ngrënies Shtetërore, e cila përdoret për darka zyrtare dhe pritjen e personaliteteve të huaja.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin Mhill Vela, ish-president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, profesori Bexhet Asani, sekretar i shoqatës, si dhe gazetarët Ibadete dhe Shkumbin Tetaj.

Pjesë e grupit ishin edhe gazetarët e Zërit të Amerikës, Laura Kondi dhe Shaqir Salihu, gazetarja Eva Dori, shkrimtaret Merita Bajraktari dhe Luz Thaqi, si dhe Vilma Tafaj.

Në aktivitet mori pjesë edhe Qemal Zylo, themelues dhe drejtor i televizionit Alba Life dhe i shkollave shqipe në New York, së bashku me përfaqësues të tjerë të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Organizatorët e kanë konceptuar këtë aktivitet si vizitë kulturore dhe historike. Nuk është raportuar për ndonjë takim me presidentin amerikan Donald Trump apo me përfaqësues të administratës së tij.

Vizita përbën një mundësi për pjesëmarrësit që të njihen më nga afër me historinë presidenciale amerikane, ndërsa aktivitetet e tilla dëshmojnë angazhimin e organizatave shqiptaro-amerikane në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar në diasporë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Italia nisin punën për marrëveshje për bashkëprodhimin e filmave

Published

on

Kosova dhe Italia kanë ndërmarrë një hap të ri drejt thellimit të bashkëpunimit në fushën e kinematografisë, me synimin për të krijuar mundësi të reja për realizimin e projekteve të përbashkëta filmike.

Gjatë qëndrimit në Romë, me rastin e pjesëmarrjes në Festivalin EuroBalkan Film, drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, së bashku me ambasadoren e Kosovës në Itali, Nita Shala, janë takuar me drejtorin e përgjithshëm për Kinemanë dhe Audiovizualin në Ministrinë e Kulturës së Italisë, Giorgio Carlo Brugnoni.

Sipas njoftimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, ku u diskutua për thellimin e marrëdhënieve kulturore dhe kinematografike ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u dakordua që të nisin përgatitjet për hartimin e një marrëveshjeje bilaterale për bashkëprodhimin e filmave mes Kosovës dhe Italisë.

Kjo marrëveshje synon të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim ndërmjet industrive filmike, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimin profesional e artistik.

Qendra Kinematografike e Kosovës e ka vlerësuar takimin si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve të reja ndërkombëtare dhe zgjerimit të prezencës së filmit kosovar në arenën evropiane.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dalina Haxhiu fiton çmimin e parë në “Akordet për Fëmijë”

Published

on

Dalina Haxhiu është fituesja e çmimit të parë në edicionin e parë të “Akordeve për Fëmijë”. Ajo u shpërblye me Okarinën e Artë për Fëmijë, për këngën “Ëndrra ime s’fle”, duke u renditur në krye të garës muzikore.

Çmimin e parë, Dalinës ia ndau kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Okarinën e Argjendtë për Fëmijë, çmimin e dytë, e fitoi Rita Krasniqi me këngën “Soprano”, ndërsa Okarina e Bronztë për Fëmijë iu nda Marin Kerit për këngën “Ëndrrat s’kanë kufij”.

Çmimi për tekstin më të mirë shkoi për Aksa Sulejmanin, për këngën “Lëshoni pëllumbat”, me tekst të autorit Valon Gashi.

Në këtë edicion garuan 15 artistë të rinj, të cilët interpretuan drejtpërdrejt, të shoqëruar nga orkestra, duke sjellë në skenë këngë me mesazhe për ëndrrat, dashurinë, paqen dhe vetëbesimin.

“Akordet për Fëmijë” u organizuan për herë të parë në kuadër të Festivalit të Këngës në RTK “Akordet e Kosovës”, duke krijuar një hapësirë të veçantë për talentet e reja dhe për prezantimin e krijimtarisë së tyre muzikore./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara