Lajmet

Kaq vende pune pritet të krijohen nga marrëveshja mes FKG-së dhe Bankës Gjermane për Zhvillim

Published

on

Është nënshkruar marrëveshja mes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), e cila synon mbështetjen e ndërmarrjeve në vend. Ndërsa, Kosova do të përfitojë dukshëm nga kjo iniciative, duke marrë 22.1 milionë euro, ose 45 për qind nga 50 milionë euro gjithsej.

Po ashtu me këtë projekt që ka prioritet krijimin e së paku katër mijë vendeve të reja të punës, do të forcohet edhe ndërmarrësia dhe qëndrueshmëria e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se kjo marrëveshje theks të veçantë ka mbështetjen e ndërmarrjeve në Kosovë. Derisa ka shtuar se parashihet që së paku 4 mijë vende të reja të punës të krijohen nga kjo marrëveshje.

“Theks të veçantë ka mbështetjen e ndërmarrjeve në Kosovë… Marrëveshja që do të nënshkruhet sot do të prioterizon krijimin e vendeve të reja të punës, dhe parashihet që së paku 4 mijë vende të reja të punës të krijohen nga kjo marrëveshje…Do të mundësoje reduktimin e kostove dhe rritjen e qasjes me shumë bizneseve në këto kredi dhe të rritet edhe më tej ekonomia, punësimi dhe mirëqenia”, tha Murati.

Drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha derisa ka theksuar rëndësinë e këtij projekti, ka thënë se Kosova do të përfitojë dukshëm nga kjo iniciative, duke marrë 22.1 milionë euro.

“Projekti synon të forcojë ndërmarrësinë dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në gjithë Ballkanin Perëndimor me një shumë totale prej 50 milionë euro, që dedikohen për gjithë rajonin. Kosova do të përfitojë dukshëm nga kjo iniciative, duke marrë 22.1 milion euro, ose 45 për qind nga 50 milionë euro gjithsej, nga Fondet e Rigarancisë që ndahen për rajonin”, tha Berisha.

Zëvendësguvernatori i BQK-së, Milot Cakaj vlerëson se nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të qasjes në financa për sektorin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme si dhe për ekonominë në tërësi.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të qasjes në financa për sektorin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme si dhe për ekonominë në tërësi. Këto ndërmarrje janë pjesë qenësore e ekonomisë sonë. Mbështetja e tyre ka ndikim të madh si në zhvillimin ekonomik edhe në qëndrueshmërinë e sektorit financiar. Jemi të bindur se projekte dhe marrëveshje si kjo do të rrisin mundësinë për financimin dhe do të kontribuojnë në krijimin e një sistemi financiar të qëndrueshëm”,ka thënë Cakaj.

Kryesuesi i njësisë për bashkëpunim EU në Kosovë, Johannes Stenbaek Madsen ka nënvizuar se përmes këtyre nismave synojmë të ndihmojmë ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ato të përgatiten për integrim në BE.

“Nëpërmjet këtyre nismave synojmë të ndihmojmë ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ato të përgatiten për integrim në BE. Kjo do të reduktojë boshllëkun social dhe ekonomik ndërmjet vendeve që synojnë të jenë pjesë e BE-së dhe vet BE-së”, tha ai.

Në anën tjetër drejtori i KfË për Evropën Juglindore, Klaus Muller është shprehur i lumtur që janë pjesë e këtij rrëfimi që nga fillimi.

“Me këtë hap po bëhet FKGK-ja bëhet pjesë e familjes evropiane…Jemi të lumtur që jemi pjesë e këtij rrëfimi që nga fillimi”,tha ai.

Gjatë ditës Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes një ceremonie ka nënshkruar marrëveshjen në vlerë mbi 12 milionë euro me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfË) dhe Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK), për çka synohet përmirësimi i menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara