Sport

Kapiteni i zikaltërve: Lautaro Martinez, perla e Serisë A!

Published

on

Interi ka arsye të madhe për të qenë krenar, pasi kapiteni i skuadrës, Lautaro Martinez, është shpallur lojtari më i vlefshëm në Serinë A. Lajmi u shpall nga CIES, instituti i njohur për statistikat e futbollit, i cili vlerëson gjithashtu 100 klubet me vlerën më të lartë në treg dhe futbollistët individualë.

Sipas vlerësimeve të CIES, Lautaro Martinez ka një vlerë që varion nga 95 deri në 120 milionë euro, duke e bërë atë lojtari më i shtrenjtë në ligën italiane. Ndërsa më i afërmi i tij, Rafael Leao i Milanit, renditet në vendin e dytë me një vlerë prej 88 milionë eurosh. Në vendin e tretë, Kviça Kvaratshkelia, ylli i Napolit, ka një vlerë që luhatet nga 67 në 84 milionë euro.

Vlerësimi i këtyre lojtarëve bazohet në performancat e fundit, kontratat që kanë me klubet e tyre dhe moshën. Lautaro, i cili është gjithashtu pjesë e kombëtares argjentinase, po kalon një moment pozitiv me Interin dhe është i pritur me optimizëm nga tifozët dhe stafi i klubit.

Kampin zikaltër e ka një dëshirë të madhe që kapiteni të vazhdojë të shënojë dhe të luajë mirë, duke forcuar kështu rolin e tij si një nga lojtarët kryesorë të skuadrës. Interi beson se vazhdimësia e tij në formë do të ndihmojë skuadrën në përpjekjet për të arritur suksesin në nivelin më të lartë.

Kjo nderim për Lautaro Martinez e vendos atë në qendër të vëmendjes, duke e theksuar rëndësinë e tij në futbollin italian dhe rolin e tij të rëndësishëm në suksesin e Interit. Tifozët e zikaltërve presin me padurim që ai të vazhdojë të shkëlqejë në fushë dhe të kontribuojë për skuadrën e tij./UBTNews/

Sport

KV Ulpiana triumfon ndaj KV Forcës

Published

on

By

KV Ulpiana ka shënuar fitore ndaj KV Forcës në kuadër të Superligës A në volejboll, duke e mbyllur përballjen me rezultat 3:0 në sete.

Volejbollistët e Ulpianës treguan paraqitje të mirë që nga fillimi i takimit, duke fituar setin e parë me rezultat 25:17.

Ulpiana vazhdoi me ritëm pozitiv edhe në pjesën tjetër të ndeshjes, ndërsa seti i tretë rezultoi më i luftuar, duke u mbyllur me rezultat të ngushtë 25:23.

Me këtë triumf, Ulpiana regjistron një fitore të rëndësishme në Superligën A.

D.L

Continue Reading

Sport

KV Ulpiana e nis fuqishëm ndeshjen ndaj KV Forcës, fiton setin e parë

Published

on

By

KV Ulpiana ka nisur me rezultat pozitiv përballjen ndaj KV Forcës, në kuadër të Superligës A në volejboll.

Volejbollistët e Ulpianës kanë treguar lojë të mirë në setin e parë, duke e mbyllur atë me rezultat 25:17.

Ndeshja është duke vazhduar, ndërsa Ulpiana synon të ruajë epërsinë dhe të sigurojë fitoren.

D.L

Continue Reading

Sport

Baton Zabërgja në formacionin më të mirë të javës në Ukrainë

Published

on

By

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Baton Zabërgja, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së tetë në Premier Leaguen e Ukrainës.

Përzgjedhja është bërë të mërkurën nga faqja zyrtare e kampionatit ukrainas, pas paraqitjeve të futbollistëve në ndeshjet e fundit.

25-vjeçari nga Vushtrria ishte ndër lojtarët më të dalluar në fitoren 2-1 të Kharkivit ndaj Odesas në udhëtim, duke kontribuar me një gol.

Sulmuesi kosovar po kalon një formë të shkëlqyer këtë edicion, duke u shndërruar në një nga lojtarët më produktivë të skuadrës së tij.

Në nëntë paraqitje në të gjitha garat, Zabërgja ka realizuar shtatë gola dhe ka kontribuar me katër asistime, duke konfirmuar formën e tij të mirë në futbollin ukrainas.

D.L

Continue Reading

Sport

Albian Hajdari pëson një tjetër lëndim, jashtë fushës për disa javë

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, ka pësuar një tjetër lëndim, duke u detyruar të qëndrojë jashtë fushës për disa javë.

Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman Hoffenheim, i cili ka bërë të ditur se futbollisti kosovar është lënduar gjatë stërvitjes së fundit, në pjesën e poshtme të shputës së këmbës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Hoffenheimi ka konfirmuar mungesën e Hajdarit në javët e ardhshme, duke i uruar shërim të shpejtë dhe rikthim të suksesshëm në fushë.

Ky është lëndimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër për mbrojtësin kosovar, i cili kishte pasur probleme fizike edhe gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen e Kosovës muajin e kaluar.

Ende nuk është bërë e ditur data e saktë e rikthimit të tij në fushë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara