Sport

​Kapiteni i Real Madridit largohet nga klubi pas 23 vitesh

Published

on

Mbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit, Nacho po largohet pas një qëndrimi 23-vjeçar në “Santiago Bernabeu”, dhe këtë gjë e konfirmoi vetë gjiganti i La Ligas.

Nacho ka fituar gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve me Madridin që kur iu bashkua akademisë së të rinjve në vitin 2001, si dhe katër tituj në La Liga dhe dy Kupa të Mbretit.

“Real Madridi njofton se kapiteni ynë Nacho ka vendosur të përfundojë karrierën e tij si lojtar i Real Madridit”, thuhet në një deklaratë të klubit spanjoll.

“Real Madridi dëshiron të shpreh mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Nacho, një nga legjendat e mëdha të klubit tonë. Nacho e mbyll karrierën e tij në Real Madrid si kapiteni që ngriti të 15-ën (trofeun e Ligës së Kampionëve) në Wembley, si një nga pesë lojtarët që kanë fituar gjashtë Kupa Evropiane në historinë e futbollit dhe me numrin më të madh të titujve në histori të klubit tonë”, shkroi më tej në komunikatën e Realit.

Nacho është lidhur me një transferim te skuadra e Ligës Pro Saudite, Al-Qadsiah.

“Që kur erdhi në akademinë tonë të rinjve si fëmijë, Nacho ka qenë gjithmonë një shembull përmirësimi për të gjithë dhe ai ka marrë dashurinë, njohjen dhe admirimin e të gjithë madridistëve”, tha presidenti i Realit, Florentino Perez.

“Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”./UBTnews/

Sport

KV Ferizaj kërkon përmbysjen evropiane ndaj Volejbal Brno

Published

on

By

KV Ferizaj zhvillon sonte ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës çeke Volejbal Brno, në kuadër të 1/32 së finales së CEV Challenge Cup.

Pas humbjes 3:0 në ndeshjen e parë, të zhvilluar më 10 nëntor në Çeki, skuadra ferizajase synon të bëjë përmbysjen para tifozëve të saj dhe të vazhdojë rrugëtimin në garat evropiane.

Misioni nuk do të jetë i lehtë, pasi Ferizajt i duhet fillimisht një fitore 3:0 për ta barazuar rezultatin e përgjithshëm dhe për ta dërguar çështjen e kualifikimit në “Golden Set”.

Në rast të çdo rezultati tjetër, skuadra kosovare do të eliminohej nga gara.

Përballja zhvillohet nga ora 19:00, në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj, ku vendasit do të kërkojnë përkrahjen e tifozëve për ta realizuar një përmbysje të madhe evropiane.

D.L

Continue Reading

Sport

Milot Rashica në listën e largimeve të Beshiktashit për afatin kalimtar të janarit

Published

on

By

Beshiktashi pritet të bëjë ndryshime në skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në mesin e lojtarëve që mund të largohen është edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Sipas mediumit turk “Yeni Mesaj”, Rashica është emri i parë në listën e tre lojtarëve të huaj me të cilët klubi nga Stambolli planifikon të ndahet gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Beshiktashi synon të përforcohet në tri pozicione, përkatësisht në qendër të mbrojtjes, në krahun e djathtë dhe në mesfushë. Për të krijuar hapësirë për transferimin e tre futbollistëve të rinj të huaj, klubi duhet të lirojë po aq vende në skuadrën aktuale.

Rashica, i cili ka kontratë me klubin turk deri në fund të këtij edicioni, nuk ka arritur të sigurojë hapësirën e dëshiruar këtë sezon, duke u aktivizuar kryesisht si rezervist.

Mbetet të shihet nëse Beshiktashi do të vendosë përfundimisht për largimin e reprezentuesit kosovar gjatë janarit.

D.L

Continue Reading

Sport

Trepça dhe Bashkimi vazhdojnë aventurën evropiane në FIBA Europe Cup

Published

on

By

Dy skuadrat kosovare, Trepça dhe Bashkimi, zbresin sonte në parket për të zhvilluar ndeshjet e radhës në FIBA Europe Cup, ku do të kërkojnë rezultate pozitive përballë kundërshtarëve të tyre.

Trepça do të përballet me skuadrën kroate Split, me fillim nga ora 18:30, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Ndërkohë, Bashkimi do të luajë kundër Manchester Basketball, në orën 19:00, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Të dyja skuadrat do të kenë përkrahjen e tifozëve vendas, në përpjekje për të përfaqësuar sa më mirë basketbollin kosovar në arenën evropiane.

D.L

Continue Reading

Sport

Kreshnik Hajrizi kërkon falje publike: “Një nga momentet më të dhimbshme të karrierës sime”

Published

on

By

Mbrojtësi i Kosovës, Kreshnik Hajrizi, ka reaguar përmes një mesazhi emocionues pas kartonit të kuq të marrë në përballjen ndaj Irlandës, ku la “Dardanët” me një lojtar më pak në një moment vendimtar të ndeshjes.

Pas humbjes 3-0 në Dublin, Hajrizi ka marrë përgjegjësinë për veprimin e tij, duke shprehur zhgënjimin e thellë dhe duke kërkuar falje publike ndaj tifozëve, bashkëlojtarëve dhe gjithë popullit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar këtë si një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, duke pranuar peshën e gabimit dhe pasojat që pati për ekipin.

“Një moment jashtëzakonisht i vështirë për t’u përjetuar, pa dyshim një nga momentet më të dhimbshme të karrierës sime. Sot ndiej një zhgënjim të madh dhe një dëshpërim të thellë. Kam bërë një gabim që pati pasoja të rënda dhe që lëndoi një vend të tërë, një komb të tërë. Jam plotësisht i vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbaj dhe dua të kërkoj falje me gjithë zemër”, ka shkruar Hajrizi.

Ai gjithashtu u ka kërkuar falje tifozëve që ishin të pranishëm në stadium, të gjithë atyre që mbështetën Kosovën, si dhe bashkëlojtarëve të tij.

“Faleminderit të gjithëve që vazhdojnë të na mbështesin, edhe në momentet më të vështira. Forca Kosovë! Dashuri dhe respekt i pafund për këtë fanellë dhe për gjithë kombin tonë”, përfundoi mesazhin mbrojtësi kosovar.

Kujtojmë se Hajrizi u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Irlandës, pas një prekjeje me dorë të topit në vijën e portës. Ky episod u pasua me penallti për vendasit, të cilët më pas shënuan edhe dy gola të tjerë për të vulosur fitoren 3-0.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara