Lajmet

Kapetanoviq viziton Prishtinën, takohet me Kurtin

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Sekretarin e ri të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq, për të diskutuar mbi bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të rajonit.

Procesi i Berlinit, Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM), si dhe Agjenda e Gjelbër, ishin ndër temat kryesore të diskutimit. Kryeministri e uroi Sekretarin e Përgjithshëm për detyrën e tij të re dhe ritheksoi mbështetjen e Kosovës për RCC-në në promovimin e bashkëpunimit në rajon.

Duke potencuar rëndësinë e barazisë në organizatat rajonale, kryeministri nënvizoi nevojën për një përfaqësim të drejtë në pozitat drejtuese dhe në stafin e RCC-së dhe inkurajoi organizimin e më shumë aktiviteteve të RCC-së në Prishtinë.

Kryeministri shprehu përkushtimin e Kosovës ndaj Planit të Veprimit CRM2 dhe theksoi rëndësinë e progresit në zbatimin e marrëveshjeve të mobilitetit të arritura në kuadër të Procesit të Berlinit, në mënyrë që ato të sjellin përfitime konkrete për qytetarët.

Agjenda e Gjelbër duhet të sigurojë një tranzicion të drejtë dhe, në këtë drejtim, duhet të garantohet qasje e barabartë në mekanizmat e financimit.

Që nga 1 janari i këtij viti, Kosova ka filluar zbatimin e njëanshëm të marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime me Bosnje dhe Hercegovinën, e cila ka rritur lëvizshmërinë e qytetarëve të Bosnjës drejt Kosovës. Ky vendim kontribuon në rritjen e mobilitetit të qytetarëve dhe bashkëpunimin rajonal. Kryeministri theksoi rëndësinë që Bosnje dhe Hercegovina të ratifikojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, si një obligim i marrë nga Procesi i Berlinit dhe në funksion të rritjes së lëvizshmërisë mes qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës, por edhe në funksion të thellimit të bashkëpunimit e integrimit ekonomik të rajonit.

Lajmet

PDK: Data e zgjedhjeve duhet të garantojë transparencë, jo vështirësi dhe dyshime në proces

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se caktimi i datës së zgjedhjeve duhet të bëhet duke garantuar integritetin, transparencën dhe besueshmërinë e plotë të procesit zgjedhor.

PDK konsideron se propozimi që zgjedhjet të mbahen në të dielën e fundit të vitit, siç u kërkua në takimin me presidenten e vendit nga partitë që nuk arritën t’i krijojnë institucionet e reja, paraqet sfida serioze që rrezikojnë organizimin efikas të zgjedhjeve dhe pjesëmarrjen e qytetarëve.

Së pari, mbajtja e zgjedhjeve vetëm pak ditë para ndërrimit të motmoteve krijon vështirësi të mëdha për organizimin e tyre nga KQZ-ja, veçanërisht në fazën e numërimit dhe verifikimit të rezultateve. Këto procese i bie të zhvillohen në ditë festive e zyrtarisht ditë pushimi, duke rrezikuar kështu efikasitetin e punës dhe cenuar besimin e qytetarëve.

Së dyti, fundviti karakterizohet nga angazhimi i reduktuar i misioneve ndërkombëtare dhe mungesa e vëzhguesve që tradicionalisht garantojnë transparencë dhe legjitimitet në procesin zgjedhor. Kjo krijon një hendek serioz në monitorimin e zgjedhjeve.

Së treti, zgjedhjet në fundvit rrezikojnë të rezultojnë me pjesëmarrje të ulët, pasi që shumë qytetarë janë të angazhuar me udhëtime dhe aktivitete familjare në prag të festave.

PDK kërkon që vendosja e datës së zgjedhjeve të udhëhiqet nga parimet e neutralitetit institucional, transparencës dhe garantimit të një procesi të drejtë e gjithëpërfshirës. Vetëm përmes një qasjeje të tillë sigurohet mbajtja e zgjedhjeve pa pengesa dhe me besim të plotë nga qytetarët dhe të gjitha subjektet politike./EO

Continue Reading

Lajmet

​Osmani pas shortit të play-off-it: E bindur në suksesin e Kosovës edhe kundër Sllovakisë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar menjëherë pas hedhjes së shortit për ‘play-off’-in e Kupës së Botës 2026, ku Kosova ka mësuar kundërshtarin e saj në gjysmëfinale – përfaqësuesen e Sllovakisë.

Në një deklarim për media, Osmani u shpreh optimiste dhe plot besim në ekipin dardan, duke e quajtur këtë fazë një arritje historike për futbollin e vendit.

Më lejoni fillimisht t’i uroj fitoren nga zemra ekipit tonë që, sipas shortit që tani përfundoi, do të luajë së shpejti kundër Sllovakisë. Jemi të gjithë me Kombëtaren e Republikës së Kosovës dhe do t’i mbështesim në çdo sfidë përpara. Deri tani kanë shënuar një arritje historike dhe jam e bindur që kështu do të vazhdojnë edhe tutje”, deklaroi presidentja Osmani.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e saj gjysmëfinale të ‘play-off’-it në muajin mars 2026, ndërsa në rast të kualifikimit, do të përballet me fituesin e ndeshjes Turqi–Rumani. Presidentja theksoi se ky rrugëtim i ri është një motiv i madh për të gjithë qytetarët dhe sportdashësit e vendit./KP

Continue Reading

Lajmet

​Kosova përballet me Sllovakinë në playoff-in e Botërorit 2026

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar sot kundërshtarin e saj në Play-Off-in e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke shënuar një tjetër moment historik në futbollin kosovar.

Pas një cikli mbresëlënës kualifikues, ku Dardanët u renditën të dytët në Grup me 11 pikë – vetëm tre më pak se Zvicra – Kosova siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në fazën e Play-Off-it.

Shorti ka vendosur që në ndeshjen gjysmëfinale Kosova të përballet me Sllovakinë, një duel që do të zhvillohet si mysafir.

Takimi gjysmëfinal do të zhvillohet më 26 mars, ndërsa finalja vendimtare për biletën e Botërorit është caktuar për 31 mars 2026./KP

Continue Reading

Lajmet

28 dhjetori – dita kur do të mbahen zgjedhjet

Published

on

By

Më 28 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, ka njoftuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo tha se kjo datë është më e favorshme edhe për organizimin e zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Për shkak se sot kam shpërndarë Kuvendit, automatikisht data 11 janar është përjashtuar si mundësi pasia është jashtë afateve kushtetuese që do të më lejonin ta shfrytëzoja. Sa i përket datës 4 janar jam njofutar që nëse zgjedhjet mbahen në janar sipas ligjit pasi s’kemi buxhet të miratuar atëherë KQZ-së do t’i lejohet një të dymbëdhjetën, pra vetëm 1 milionë euro”, tha ajo./KP

Continue Reading

Të kërkuara