Sport

Kaos tek Franca pas eliminimit, nuk zihen lojtarët por prindërit e tyre

Protagonistja e zënkës ishte pikërisht mamaja dhe njëkohësisht menaxherja e lojtarit të Juventusit, Adrien Rabiot.

Published

on

Eliminimi i Francës nga ana e Zvicrës ditën e djeshme ishte ndoshta surpriza më e madhe e kësaj faze të Europianit. Por ndërkohë që yje si Rabiot, Mbappe dhe Pogba ndodheshin të shokuar në fushën e blertë, familjet e tyre po fillonin të ziheshin në tribunë, përballë të gjithëve.

Sipas dëshmive e të pranishmëve, protagonistja e zënkës ishte pikërisht mamaja dhe njëkohësisht menaxherja e lojtarit të Juventusit, Adrien Rabiot. Ajo fillimisht u “vërsul” ndaj familjes Pogba pasi sipas saj ishte i dukshëm faji i lojtarit të Manchester United në aksionin e barazimit 3-3 të Zvicrës.    

Pas pritjes së portierit Sommer që eliminoi kampionët e botës, zonja Rabiot shënjestroi babanë dhe mamanë e Kylian Mbappe, duke akuzuar të birin për arrogancë në fushë përballë gazetarëve që nuk i besonin syve.

Me Deshamps tashmë i ikur, trajneri i ri do të duhet të ngrejë moralin tek futbollistët, por veçanërisht të qetësojë të afërmit e tyre.

Continue Reading

Sport

“Dukesh mirë Granit”, nënkampioni gjerman poston fotografinë e Xhakës

Published

on

Bayer Leverkuseni ka dhënë të tjera shenja që Granit Xhaka nuk do të largohet.

Nënkampioni gjerman të mërkurën ka publikuar fotografi të Xhakës duke pozuar me fanellën e re vendase të skuadrës.

Po ashtu ka publikuar një fotografi të tij me mbishkrimin ”dukesh mirë, Granit”.

Xhaka kishte dhënë shenja se e dëshiron largimin nga Leverkuseni, ndërsa Milani u angazhua për transferimin e tij.

Por ka gjithnjë e më shumë raportime se kapiteni i Zvicrës do të mbetet te Leverkuseni.

Continue Reading

Sport

Presidenti i La Ligas i shpall luftë FIFA-s për Botërorin e Klubeve

Published

on

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka shprehur sërish kundërshtimin e hapur ndaj Kupës së Botës për Klube, duke deklaruar se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të ndaluar zhvillimin e turneut në të ardhmen.

“Do të bëj gjithçka që është në fuqinë time për t’u siguruar që Kupa e Botës për Klube nuk do të zhvillohet më kurrë”, u shpreh Tebas gjatë një konference për shtyp të mbajtur të martën (1 korrik).

Kjo nuk është hera e parë që kreu i La Ligës shprehet kundër këtij formati të ri. Që kur FIFA shpalli projektin për një turne me 32 ekipe që do të mbahet çdo katër vjet, Tebas ka qenë një ndër kritikët më të zëshëm.

Sipas FIFA-s, edicioni i parë i Kupës së re të Botës për Klube do të organizohet më 2029, mbi 3 miliardë dollarë janë alokuar për realizim. Çdo klub pjesëmarrës pritet të përfitojë minimalisht 15 milionë dollarë, shifër kjo që ka tërhequr mbështetjen e shumë klubeve elitare në botë.

Në edicionin e parë, La Liga përfaqësohet nga dy skuadrat kryesore të Spanjës: Real Madrid dhe Atletico Madrid. Të dyja skuadrat kanë pranuar të heqin dorë nga pushimet verore për të qenë pjesë e turneut.

Pavarësisht entuziazmit të FIFA-s dhe mbështetjes nga klubet, Tebas nuk ka ndërmend të tërhiqet. Ai synon që përmes mjeteve ligjore e presionit të bllokojë këtë iniciativë, të cilën e sheh si kërcënim për kalendarin dhe ekuilibrin e garave kombëtare.

Tani mbetet për t’u parë nëse përplasja mes La Ligës e FIFA-s do thellohet, apo nëse palët gjejnë një kompromis për të ardhmen e futbollit ndërkombëtar.

Continue Reading

Sport

Abraham nga aeroplani, do të jem në sulm me dyshen shqiptare

Published

on

Besiktasi po përforcohet në repartin e sulmit për sezonin e ri.

Dhe ata kanë siguruar shërbimet e sulmuesit të njohur, Tammy Abraham nga Roma.

Në një video të publikuar nga vetë klubi turk, Abraham nga aeroplani jep mesazhin për tifozët e gjigantit turk.

Te Besiktasi ai do të luaj përkrah dyshes shqiptare, Milot Rashicës dhe Ernest Muçit.

Abraham sezonin që lamë pas ishte i huazuar te Milani, ku bëri 44 paraqitje dhe shënoi 10 gola dhe 7 asistime.

Continue Reading

Sport

Ansu Fati zyrtarizohet te Monaco

Published

on

Monaco ka bërë lëvizjen e tretë në këtë afat kalimtar.

Pas Paul Pogbas dhe Eric Dierit, “bardhekuqtë” kanë siguruar shërbimet e Ansu Fatit.

Spanjolli, do t’i bashkohet në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 11 milionë euro.

Fati zgjodhi numrin 31 në fanellë, numër që e kishte pasur fillimisht në debutimin e tij me Barcelonën si edhe te Brightoni.

Continue Reading

Të kërkuara