Published
3 years agoon
By
Betim GashiReperi Kanye West organizoi një ngjarje speciale dhe performoi live në LoanDepot Park në Miami të Floridës me rastin e lansimit të albumit “Donda 2”.
Reperi i njohur ligjërisht me emrin Ye, njoftoi për performancën në fillim të këtij muaji me një fotografi në të cilën shfaqej një shtëpi e përfshirë nga flakët. Ajo ngjasonte me shtëpinë e fëmijërisë së Westit.
Kanye performoi disa nga këngët e tij sikurse “Flowers”, dhe bashkëpunimet e fundit si “Eazy” me The Game dhe “Diet Coke”, pjesë e së cilës është edhe Pusha T. Krahas Kanyes për t’i interpretuar këngët e padëgjuara më parë nga publiku u shfaqën edhe treshja e famshme e hip-hopit, “Migos” dhe reperi amerikan, Jack Harlow./UBTNews/
Lifestyle
Këshilla të vlefshme se si t’i menaxhoni paratë këtë muaj
Published
1 day agoon
November 1, 2024Nëntori sapo hyri dhe shumica nga ne mund t’i kemi parrë pagat sot apo do t’i marrim ditëve në vazhdim.
Thonë se ashtu siç i merr, edhe i shpenzon por nëse edhe ti ëndërron për një jetë plot me pasuri sepse në fund të fundit kush nuk e do një jetesë ku paratë nuk janë shqetësim?
Fillimi i muajit është momenti perfekt për të manifestuar jetë të qetë në aspektin financiar, andaj fillo duke menduar se çka do të arrish – qëndrueshmëri financiare, një shtëpi ëndrrash, një jetë të qetë apo lirinë për të eksploruar botën.
Trego mirënjohje për çfarë ke, mirënjohja është element i fuqishëm në procesin e manifestimit. Para se të nisesh për të arritur dëshira të reja, ndalo dhe vlerëso atë që ke. Kjo ndjenjë pozitive që po kultivon është si një magnet që tërheq më shumë të mira drejt teje.
Vizualizo jetën që dëshiron, mbyll sytë dhe imagjinoje veten duke jetuar jetën e ëndrrave të tua. Përjeto lumturinë dhe kënaqësinë që sjellin këto përjetime. Vizualizimi i qëllimeve mund të jetë i fuqishëm për t’i përafruar mendimet dhe ndjenjat e tua me atë që dëshiron të arrish.
Vendos qëllime të qarta, pas reflektimit, është koha për të vendosur qëllime të qarta. Shkruaji ato që dëshiron të manifestosh këtë muaj në terma pozitivë.
Krijo një plan veprimi, manifestimi nuk është vetëm të dëshirosh e të presësh, ai kërkon veprim. Harto një plan që përfshin hapat që ndërmerr për të arritur ëndrrat. Pavarësisht nga qëllimet e tua, mund të duhet të kursesh para, të investosh në diçka të re, të krijosh një rrjet kontaktesh, apo të fillosh një punë tjetër.
Përdor pohime pozitive, përsëritja e tyre forcon besimin e përkushtimin tënd. Afirmimet ndihmojnë për të mbajtur një qëndrim pozitiv dhe për t’u përqendruar në qëllimet e tua. Këtu janë disa afirmime që mund t’i përdorësh:
“Unë jam i/e denjë për pasuri dhe begati.”
“Paratë më vijnë me lehtësi.”
“Unë tërheq veç të mira në jetën time.”
“Jam i/e hapur për të pranuar gjithë të mirat që universi ka për të ofruar.”
Përsëriti këto afirmime, sidomos në fillim të muajit. Përmes reflektimit, vendosjes së qëllimeve e veprimeve konkrete, mund të ndërmarrësh hapat e parë drejt një jete plot pasuri dhe liri financiare. /UBTNews/
Kulturë
Kuvendi i Dibrës: Kur shqiptarët ëndërruan për vetëqeverisje!
Published
1 day agoon
November 1, 2024By
UBT NEWSMë 1 nëntor të vitit 1878, një ngjarje historike e rëndësishme shënoi fillimin e një kapitulli të ri në historinë shqiptare, Kuvendi i Dibrës. Nën udhëheqjen e krerëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, përfshirë Iljaz pashë Dibrën dhe Abdyl bej Frashërin, Kuvendi shënoi një përpjekje të fortë për të kërkuar autonominë e shqiptarëve brenda kornizës së Perandorisë Osmane.
Rezoluta e përpiluar nga Abdyl beu, e cila do t’i dorëzohej sulltanit në Stamboll, përmbante pesë pika thelbësore që ilustronin aspiratat e popullit shqiptar për vetëqeverisje dhe zhvillim.
Krijimi i Vilajetit të Shqipërisë, një nga kërkesat kryesore ishte formimi i një vilajeti që do të përfshinte katër vilajetet e atëhershme: Shkodra, Kosova, Manastiri dhe Janina. Kjo do të ndihmonte në centralizimin e pushtetit dhe administratës shqiptare.
Emërimi i nëpunësve shqiptarë, kuvendi kërkonte që administrata e vilajetit të drejtohej nga vetë shqiptarët, duke i dhënë fund praktikave të diskriminimit dhe kolonizimit nga elementë të huaj.
Arsimi në gjuhën shqipe, një nga pikat më të rëndësishme ishte krijimi i shkollave që do të mësonin në gjuhën shqipe, duke ndihmuar kështu në ruajtjen e identitetit kulturor dhe kombëtar.
Kuvendi i vilajetit, Kuvendi i Dibrës propozoi formimin e një kuvendi që do të zgjidhte çështjet e brendshme, duke përfshirë caktimin e buxhetit dhe emërimin e qeverisë dhe gjykatave të vilajetit.
Buxheti për arsim dhe infrastrukturë, kërkesa për një buxhet të posaçëm që do të mbështeste arsimin dhe zhvillimin e infrastrukturës ishte po ashtu një element kyç, që dëshmonte përkushtimin për një shoqëri të zhvilluar.
Pas përfundimit të Kuvendit, në shkurt të vitit 1879, një delegacion shqiptar iu drejtua Portës së Lartë me këto kërkesa, por ato u shpërfillën dhe u kundërpërgjigjën me forcë, duke theksuar sfidat dhe pengesat me të cilat përballej populli shqiptar në përpjekjet e tij për autonomi dhe vetëqeverisje.
Kuvendi i Dibrës nuk ishte thjesht një ngjarje politike; ai përfaqësonte një moment të rëndësishëm të ndërgjegjësimit kombëtar dhe aspiratave për një të ardhme më të ndritur për shqiptarët, duke e vendosur themelin për lëvizjet që do të pasonin në vitet e ardhshme./UBTNews/
Kulturë
Java e filmit spanjoll në kinematë e kryeqytetit
Published
1 day agoon
November 1, 2024By
UBT NEWSJava e Kulturës Spanjolle, e cila mund të quhet gjithashtu Java e Filmit Spanjoll, po sjell një vëmendje të veçantë për kinematografinë spanjolle në kryeqytetin shqiptar. Gjatë këtyre ditëve, kinematë e Tiranës do të shfaqin një seleksionim filmash nga disa prej regjisorëve më të njohur spanjollë, të cilët kanë lënë gjurmë të thella në artin e shtatë.
Java e filmit do të nisë më 2 nëntor me shfaqjen e filmit “Even the Rain”, i cili do të projektohet në Qendrën e Artit “Agimi”. Ky film krijon një dialog intrigues rreth imperializmit spanjoll, duke e vendosur atë në një kontekst historik të ngjarjeve që ndodhin rreth 500 vjet më parë.
“Even the Rain” ofron një qasje meta-kinematike, duke treguar historinë e një ekipi kineastësh meksikanë në Bolivi, të cilët xhirojnë një dramë historike mbi zbulimet e Kristofor Kolombit. Regjisori, Iciar Bollaín, përdor stile të ndryshme kinematografike për të vendosur paralele shqetësuese mes imperializmit evropian të kaluar dhe shfrytëzimeve moderne korporative. Ai hedh dritë mbi dinamikën dhe presionet me të cilat përballen ekipet gjatë zhvillimit të një filmi që ka si fokus angazhimin shoqëror.
Bollaín paralajmëron se këto produkte mund të rifillojnë një dinamikë kolonialiste, duke riprodhuar pabarazi mes vendeve “të dukshme” në tregun global të filmit dhe atyre “të padukshme”, duke shfrytëzuar aktorët vendas. Filmi shquhet për ndërthurjen e disa tendencave kinematografike që përplasen, duke krijuar një qark të shkurtër të mesazheve.
Pas “Even the Rain”, publiku do të ketë mundësinë të shijojë filmin “Thesis on a Homicide”, që do të shfaqet më 3 nëntor në kinemanë “Maks Velo”. Më pas, më 4 nëntor do të shfaqet “15 Years + 1 Day”, dhe më 5 nëntor, filmi “Lucky Star” do të projektohet gjithashtu në “Maks Velo” në Laprakë.
Kinematografia spanjolle, e njohur për tregimet e saj të pasura kulturore, ka prodhuar filma me ndikim të konsiderueshëm në kinematografinë botërore. Me rrënjë në tema historike dhe shoqërore, filmi spanjoll shpesh ndërthur realizmin me narrativat imagjinative. Regjisorë si Pedro Almodóvar kanë kontribuar në rritjen e vlerësimit global të kinemasë spanjolle, duke shfaqur një peizazh të gjallë kinematografik.
Hyrja në këto shfaqje do të jetë e lirë, duke ofruar mundësi për të gjithë adhuruesit e kinematografisë spanjolle të përjetojnë këto krijime artistike. Ky është një mundësi e shkëlqyer për të shijuar artin dhe kulturën spanjolle në zemrën e Tiranës./UBTNews/
Lifestyle
Pse preferohet që rrobat t’i bëni gati një natë më herët?
Published
1 day agoon
November 1, 2024Të gjithë e njohim atë ndjenjën e trazuar kur zgjohesh në mëngjes me ngut. Çdo gjë duket si një sfidë, sidomos kur kupton se nuk e ke planifikuar kohën siç duhej.
Fillon ditën me mendimin se po vesh rrobat e duhura, por ndjenja e pishmanit të kap më vonë, sapo del nga shtëpia. Ajo ndjesi e frikës dhe dyshimit se gjithçka nuk ka shkuar siç e kishe imagjinuar, është një pjesë e zakonshme e rutinës së përditshme.
Nëse një natë më përpara do të ishit ulur vetëm 15 minuta për të gjetur veshjen tuaj, sot nuk do të pendoheshit rrugës për në punë për pantallonat e rrudhosura apo kombinimin e çuditshëm të veshjes.
Kjo gjë është me të vërtetë e sikletshme por, ne sot ju sjellim disa ‘truqe’ që mos të bëheni me nerva sapo t’i hapni sytë.
Përpara se të filloni: krijoni luksin e të paturit një pasqyrë ku mund të shiheni i gjithi, vendoseni në një zonë të ndriçuar mirë.
1. Kontrolloni motin dhe zgjidhni veshjen në varësi të tij;
2. Mos lini asgjë jashtë- vendosni këpucët, çorapet, rripin, orën dhe syzet e diellit;
3. Hekurosni rrobat nëse është e nevojshme;
4. Përdorni varëset e rrobave në një vend enkas për veshjen e ditës;
5. Bëni disa hapa mbrapa dhe mendoni se si do të dukeni me atë veshje;
Koha ju del pasi puna është 10 orë larg e jo 10 minuta kështu keni hequr një stres të madh, nëse i’a dilni sot ka qenë dita e fundit që shkoni vonë në punë duke djersitur me ankth se si dukeni me rrobat që zgjodhet në mënyrë rastësore. /UBT News/
UBT zyrtarizon projektin Erasmus + Jean Monnet – Një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian të Kosovës
Komiteti i Medias së UEFA-s mblidhet në Tiranë, Presidenti Duka: Ndihemi të nderuar
Gjermania do t’i mbyllë 3 konsullata iraniane, pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian
Në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit 2024, ndryshimet klimatike duket se kanë humbur vëmendjen që patën katër vite më parë
Rritja e turizmit bullgar, mbahet konferenca për lidhjen ndërkombëtare
“Miqtë e Amerikës” kërkojnë nga Osmani e Sveçla dekorimin e Edward Anderson
Kur nxehen, lirojnë helme! Me këta artikuj bëni kujdes
Të bllokuar në makina: Pse përmbytjet e Valencias rezultuan kaq vdekjeprurëse
Feronikeli 74 ankohet për dëmtim nga gjyqtarët në 6 ndeshje të Superligës
Të kërkuara
-
Lajmet3 months ago
Mbyllet olimpiada e Parisit 2024- Kurora e sportit i përket Amerikës
-
Lajmet2 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman