

Kulturë
Kanye West ‘ende në ndjekje’ të Kim Kardashian mes romancës me Julia Fox
West fluturoi për në Miami sepse mendoi se ajo do të ishte atje me të dashurin e saj të ri, Pete.
Published
4 years agoon
By
UBT newsKanye West ka vazhduar të ndjekë ish-gruan e tij, Kim Kardashian – duke u paraqitur qëllimisht në vende ku ajo planifikon të shfaqet – ndonëse ai ka vazhduar të takohet me aktoren Julia Fox.
West fluturoi për në Miami natën e Vitit të Ri sepse mendoi se ajo do të ishte atje me të dashurin e saj të ri Pete Davidson, i cili kishte një shfaqje atje me Miley Cyrus, megjithatë Kim qëndroi në shtëpi me fëmijët.
Më pas, sipas burimeve, ajo kishte planifikuar fillimisht të shkonte me Davidson në Republikën Domenikane në fillim të vitit. Por Kanye, e mori vesh dhe po fliste që të shfaqej edhe atje, kështu që Kim fshehurazi ndryshoi destinacionin për në Bahamas.
Burimi shtoi se Kim“nuk ishte shumë e lumtur kur Kanye bleu një shtëpi përballë saj në Hidden Hills”.
Burime të tjera këmbëngulën se ndërsa reperi është zotuar të “bashkojë familjen e tij”, blerja e shtëpisë ishte për të lejuar West që të kalonte më shumë kohë me Kim dhe fëmijët e tij.
Ndërkohë, Ye ka qenë i zënë duke promovuar lidhjen e tij të re me aktoren e lezetshme të Nju Jorkut, Julia Fox. n. Aktorja ka folur për romancën e tyre për Interview Magazine, ndonëse dyshja kishin gjithsej vetëm dy takime.
“Është një lojë e dëshpëruar për vëmendje”, tha një burim sa i përket romancës së West dhe Fox, duke shtuar, “Ai lufton publikisht për kthimin e familjes së tij, dhe më pas ai është i lidhur me të gjitha këto vajza të ndryshme. Është shumë e çuditshme”./UBTNews/
Kulturë
Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar në Gala Mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”
Published
11 hours agoon
July 16, 2025By
UBT News
Në edicionin e tij të pestë, Festivali Ndërkombëtar i Operas Rame Lahaj do të bashkëpunojë për herë të parë me Orkestrën Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar, me mbështetjen e Zyrës së Kryeministrit të Qeverisë Shqiptare me datë 2 gusht.
I konsideruar si një nga institucionet më prestigjioze në vend, Orkestra Simfonike e RTSH-së do të performojë në Gala Mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends” nën dirigjimin e Maestro Roberto Rizzi Brignoli.
Orkestra Simfonike e RTSH-së u themelua më 16 maj të vitit 1962 dhe mban titullin e lartë “Nderi i Kombit”, e akorduar nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 2017. Krijimi i këtij formacioni muzikor shënoi një epokë të re dhe pati një ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin kulturor dhe artistik në Shqipëri. Fillimisht, e quajtur si Orkestra Simfonike e Radios dhe Kinematografisë, u formua kryesisht nga muzikantë të rinj që studiuan në vend, si dhe profesionistë të specializuar në shtete të ndryshme të Evropës./Kosovapress
Lifestyle
Ushqimet e shumëpërpunuara shkaktojnë probleme shëndetësore
Published
15 hours agoon
July 16, 2025By
UBT News
Në sezonën e verës konsumohen ushqime të ndryshme, mirëpo sipas disa studimeve ushqimet e shumëpërpunuara thuhet po shkaktojnë probleme serioze shëndetësore tek njerëzit në vende të ndryshme.
Drithërat me ngjyra të ndezura, picat e gatshme që mund të ngrohen në mikrovalë dhe qeset e mëdha me patatina dominojnë gjithnjë e më shumë raftet e supermarketeve. Por një studim i ri, i publikuar në Nutrition & Metabolism, nxjerr në pah lidhjen alarmante mes këtyre ushqimeve të përpunuara dhe shenjave të hershme të sëmundjeve kronike.
“Mund të ketë të bëjë me përbërësit shtesë, ambalazhin, madje edhe marketingun”, ka thënë Anthea Christoforou nga Universiteti McMaster, që udhëhoqi këtë studim, raporton Earth. Ushqimet e shumë përpunuara (të cilat njihen me shkurtesën UPFs) janë produkte industriale të dizajnuara për komoditet, jetëgjatësi dhe shije tërheqëse. Këto përfshijnë “snacks” të paketuar, drithëra të përpunuara me sheqer të shtuar, pije të gazuara, supa dhe makarona të shpejta, si dhe ushqime të ngrira e të gatshme.
Për t’i prodhuar, përpunohen intensivisht përbërësit natyralë dhe hiqen lëndët ushqyese, ndërsa shtohen yndyra, sheqerna, ngjyrues, aromatizues artificialë dhe konservues. Rezultati është një produkt që mezi ngjan me ushqimin origjinal, me shumë kalori e fare pak vlera ushqyese.Këto ushqime janë ndërtuar për t’i bërë njerëzit të varur prej tyre”, thuhet në raportin e studimit./Ekonomia Online
Aktualitet
Trashëgimia evropiane në zemrën e Kosovës – UBT nderon Karl Gegën me ekspozitën më të madhe ndërkombëtare
Published
1 day agoon
July 15, 2025By
Driton Iseni
Në një ceremoni solemne, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, u zhvillua hapja e ekspozitës ndërkombëtare kushtuar gjeniut të inxhinierisë hekurudhore, Karl Gega, si dhe ceremonia qendrore e Global UBT Fest 2025.
Kjo ekspozitë ndërdisiplinare, e sjellë për herë të parë në Kosovë, përfaqëson një bashkëpunim unik midis UBT-së dhe partnerëve ndërkombëtarë nga Italia dhe rajoni.
Ngjarja mblodhi një mori personalitetesh të rëndësishme nga fusha e politikës, arsimit, diplomacisë, biznesit dhe arkitekturës. Të pranishëm ishin: Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Deputetë të Kuvendit të Kosovës, Përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, Arkitektë nga Italia, profesorë dhe studentë të shumtë.
Në hapje të ceremonisë, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë strategjike të kësaj ekspozite për vendin tonë:
“Me këtë ekspozitë, jo vetëm që e nderojmë figurën e Karl Gegës, një prej inxhinierëve më të shquar të historisë evropiane, por njëkohësisht i japim një mesazh të qartë brezave të rinj: se vizioni, dijet dhe përkushtimi nuk njohin kufij. Qyteti i Mençur i UBT-së është hapësira ku historia takohet me inovacionin, dhe ku trashëgimia kulturore ndërlidhet me teknologjinë dhe të ardhmen”.
Prof. Lucia Nadin vlerësoi UBT-në si një partner të denjë evropian dhe përgëzoi të gjithë për punën e arritur deri më tani.
“Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të bëjë të njohur figurën e Karl Gega-s, gjenialitetin e tij, sfidën e tij ndaj të pamundurës, këmbënguljen e tij për të mbrojtur idetë dhe projektet e veta – veçanërisht për të rinjtë: që ata të mësojnë, përmes njohjes së veprës së kësaj personaliteti të madh, se gjithçka mund të arrihet nëse, përveç ëndrrave dhe vizioneve, janë të vetëdijshëm për thellësinë e dijeve që duhet të zotërojnë – dhe që shpesh kërkojnë përpjekje për t’u fituar”, tha Nadin.
Sipërmarrësi shqiptar në Itali, Genc Podgorica, një nga kontribuuesit kyç për realizimin e kësaj ekspozite, u shpreh:
“Ky bashkëpunim është dëshmi se sa shumë mund të arrijmë kur lidhim rrënjët tona kulturore me përvojën dhe dijen ndërkombëtare. Karl Gega ishte vizionar – dhe të rinjtë e Kosovës meritojnë të inspirohen nga të tillë shembuj. UBT është duke krijuar një platformë të jashtëzakonshme që i bën të mundshme këto ura bashkëpunimi”.
Në përmbyllje të ngjarjes, UBT ndau certifikata mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e ekspozitës ndërkombëtare për Karl Gega. Rektori Hajrizi theksoi se këto certifikata nuk janë thjesht dokumente simbolike, por shprehje e një vlerësimi të thellë për punën dhe përkushtimin ndaj dijes dhe kulturës.
Ceremonia shënoi një moment të veçantë me këngët e kënduara nga studentët e Fakultetit Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhmenti.

Projekti “Historia Ime, Dinjiteti Im”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i udhëhequr nga Handikos Gjilan në partneritet me OJQ Inkluzioni, Handikos Ranillug dhe CFID, është në kërkim të një vlerësuesi të jashtëm apo ekipi vlerësues për të kryer një vlerësim përfundimtar të pavarur.
Ky projekt i rëndësishëm fuqizon gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara, si dhe nënat e vetme të fëmijëve me aftësi të kufizuara në 12 komuna të Kosovës duke përmirësuar qasjen në shërbime sociale, forcuar avokimin dhe luftuar diskriminimin dhe dhunën me bazë gjinore.
Çfarë përfshin?
· Vlerësimi i rëndësisë, efektivitetit, efikasitetit, ndikimit, qëndrueshmërisë dhe koherencës së projektit
· Vlerësimi i aktiviteteve si klinikat shtëpiake mobile, grupet e ndihmës vetjake, avokimi dhe ngritja e vetëdijes në komunitet
· Dhënia e rekomandimeve të zbatueshme për të udhëhequr nismat e ardhshme
Afati kohor:
· Periudha e kontratës: 36 muaj (Dhjetor 2022 – Dhjetor 2025)
· Raporti i vlerësimit duhet të dorëzohet brenda 50 ditëve pune nga fillimi i kontratës
· Afati i aplikimit: 28 korrik 2025
Kush mund të aplikojë?
· Profesionistë me përvojë në përfshirje sociale, aftësi të kufizuara, barazi gjinore apo fusha të ngjashme
· Kërkohen aftësi të forta analitike dhe të hartimit të raporteve
· Njohja e sistemit të mbrojtjes sociale në Kosovë konsiderohet përparësi
Kandidatët apo kompanitë e interesuara mund të aplikojnë duke dorëzuar propozimin teknik, CV-të, ofertën financiare dhe referenca në:
✉ [email protected] & [email protected]
Subjekti: Vlerësimi Përfundimtar i Projektit/Historia Ime, Dinjiteti Im – [Emri juaj/Kompania]
Bëhuni pjesë e një ndryshimi të qëndrueshëm për gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara në Kosovë!/KosovaPress

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme

Fillon Akademia Verore e Karrierës në UBT – Platformë unike për zhvillimin profesional të studentëve

Komisarja për Zgjerim e BE-së: Negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë përparojnë me një ritëm të paparë

Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar në Gala Mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”

Policia jep detaje për vdekjen e personit të rënë nga lartësia nga hoteli “Grand”

Përfundon bastisja në arkivën shtetërore dhe institucionin kadastral, arrestohen disa persona

Real Madridi ka njoftuar largimin e veteranit të klubit, Lucas Vazquez.

Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore