Sport

Kante blen një skuadër në Evropë

Ai ka blerë klubin belg Royal Excelsior Virton.

Published

on

N’Golo Kante ka blerë klubin belg Royal Excelsior Virton, që garat i zhvillon në Ligën e Tretë të Belgjikës.

Mesfushori francez do të marrë postin nga Flavio Becca si kryetar i klubit, i cili është me bazë pranë kufirit me Luksemburgun, më 1 korrik.

“Flavio është padyshim jashtëzakonisht i lumtur që mund t’ia dorëzojë çelësat e klubit N’Golo Kantes”, thuhet në një deklaratë të klubit.

“Ai është një lojtar i klasit të madh, jo vetëm për cilësitë e tij të futbollit, por gjithashtu dhe mbi të gjitha për cilësitë njerëzore të njohura”, shkruhej më tej në komunikatën e Royal Excelsior Virton.

Skuadra belge është në proces rikthimi të licencës profesionale dhe do të luajë në Divizionin 1 të Belgjikës në sezonin 2023/24.

Kjo ndarje është dy hapa poshtë nivelit më të lartë të vendit, Ligës Pro të Belgjikës. Nuk janë dhënë detaje nëse Kante ka paguar një tarifë për të blerë Excelsior Virton.

Klubi thotë se ata janë pa borxhe dhe një bord drejtues do të zgjidhet në ditët në vijim.

Kante e filloi karrierën e tij në divizionet amatore të Francës në Boulogne, përpara se të dallohej nga Caen në vitin 2013.

Ai ndihmoi Leicester Cityn të fitonte Premier Ligën në sezonin 2015/16 përpara se të transferohej te Chelsea. Në “Stamford Bridge”, Kante fitoi Ligën e Kampionëve, Premier Ligën, Ligën e Evropës dhe FA Cup.

Ai gjithashtu luajti një rol kyç në triumfin e Francës në Kupën e Botës 2018.

Sport

Zyrtare: Ferizaj përforcohet në qendër të mbrojtjes, prezantojnë Ardit Iljazin

Published

on

Ferizaj ka filluar me përforcime për sezonin e ri në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

‘Ujqit’ janë përforcuar në qendër të mbrojtjes, ku kanë nënshkruar me qendërmbrojtësin Ardit Iljazi.

24-vjeçari i bashkohet Ferizajt pasi më parë ka luajtur edhe për Gostivarin, Shkupin, Erzenin, Teutën dhe Voska Sport.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

Zyrtare: Ardit Iljazi bashkohet me FC Ferizajn

FC Ferizaj ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri në repartin defensiv Ardit Iljazin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardhekaltër për sezonin e ri.

Arditi luan në pozitat qendër mbrojtës dhe mbrojtës i djathtë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura si Erzeni, Shkupi dhe Voska, duke grumbulluar përvojë të vlefshme në futbollin rajonal.

Ardit Iljazi: “Është kënaqësi për mua t’i bashkohem FC Ferizajt. Jam i motivuar dhe i gatshëm të jap maksimumin për klubin dhe për tifozët.”

Mirë se erdhe Ardit, dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër!

Continue Reading

Sport

FSHF: Vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Published

on

By

Federata e Futbollit njoftoi sot se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

FSHF thekson se, të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.

Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen.

Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”. /atsh

Continue Reading

Sport

Ardian Ismajli mund t’i bashkohet Rashicës te Besiktasi?

Published

on

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli pas ndeshjeve ndërkombëtare.

28-vjeçari mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji dhe tashmë ka filluar kërkimin e një klubi të ri.

Mediat e huaja raportojnë se lojtari “kuqezi” mund të transferohet në Superligën e Turqisë.

Besiktasi ku luan Ernest Muçi dhe Milot Rashica për momentin po i prinë garës për mbrojtësin shqiptar.

Ismajli është në grumbullim te Shqipëria për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj Serbisë dhe Letonisë.

 

 

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Inzaghi firmosi me Al-Hilalin

Published

on

Tashmë është zyrtare. Trajneri i njohur italian, Simone Inzaghi ka firmosur me skuadrën arabe Al Hilal. Trajneri i deritashëm i Interit firmosi të mërkurën mbrëma për dy vjet e gjysmë.

Të hyrat vjetore për Inzaghin do të jenë 26 milionë euro neto.

Inzaghi ka firmosur në Paris, pasi i dha fund bashkëpunimit me Interin. Ai e udhëhoqi Interin deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Inzaghi është prej trajnerëve më të vlerësuar në futboll.

 

Continue Reading

Të kërkuara