Lajmet

Kanosja e prokurorit në zyrën e tij në Prishtinë, Prokuroria jep detaje

Publikuar

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kanosur një prokuror në zyrën e tij në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Lidhur me këtë rast ka dhënë detaje zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj. Ajo ka thënë se prokurori i shtetit ndaj personit të dyshuar ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, për shkak të veprës penale “Kanosja” (ndaj personit zyrtar), më konkretisht ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, si dhe për të njëjtin, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Ulaj.

Lajmet

Bahtijari i tha dëshmitarit se do t’ia vrisnin djalin nëse dëshmon në Speciale, thuhet në aktakuzë

Publikuar

nga

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë publikuar të dy versionet e para të aktakuzës së përbashkët në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Haxhi Shala.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se versioni i redaktuar publik i asaj aktakuze është aktualisht i disponueshëm dhe mund të shihet këtu.

“ZPS-ja dorëzoi aktakuzë të përbashkët konfidenciale më 12 janar 2024. Versioni i redaktuar publik i saj u parashtrua më 3 korrik 2024 dhe mund të lexohet në Dokumentacionin Gjyqësor Publik. Më pas, më 8 shkurt 2024, Gjykatësi I Procedurës Paraprake udhëzoi ZPS-në ta parashtronte sërish aktakuzën, gjë që u bë më 27 shkurt 2024”.

“Versioni i redaktuar publik i asaj aktakuze është aktualisht i disponueshëm dhe mund të shihet këtu. Pas kësaj, ZPS-ja kërkoi ta ndryshonte atë aktakuzë dhe kjo kërkesë është ende për shqyrtim prej Gjykatësit të Procedurës Paraprake”, thuhet në njoftim.

Në aktakuzën e publikuar, sipas Zyrës së Prokurorit të Speciales, thuhet se më 5 prill 2023, Bahtijari i ishte afruar dëshmitarit 1 dhe i kishte thënë të tërhiqte dëshminë.

“Procedurat e KSC-së dhe (ii) i konfirmuan Dëshmitarit 1 se dështimi për ta bërë këtë mund të rezultonte me vrasjen e Dëshmirarit 1 ose djalit të Dëshmitarit 1”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Bie prodhimi, shtrenjtohet çaji në Indi

Publikuar

nga

Çmimet e çajit në Indi janë rritur ndjeshëm dhe ka të ngjarë të mbeten të larta për shkak të valëve të të nxehtit dhe përmbytjeve në kulmin e sezonit të korrjes në rajonet kryesore prodhuese, kanë paralajmëruar kultivuesit dhe tregtarët.

Rritja e çmimeve mund të ndihmojë sektorin e sëmurë, i cili ka luftuar me rritjen e kostove të prodhimit gjatë dhjetë viteve të fundit.

“Kushtet ekstreme të motit po dëmtojnë prodhimin e çajit i cili ka rënë për shkak të nxehtësisë së tepërt në maj dhe përmbytjeve të vazhdueshme në Assam”, tha mbjellësi Prabhat Bezboruah, ish-kryetar i Bordit të Çajit të Indisë. Prodhimi u prek gjithashtu nga vendimi i qeverisë për të ndaluar 20 pesticide, shtoi Bezboruah.

Prodhimi i çajit në Indi ra me më shumë se 30 për qind në maj nga i njëjti muaj i vitit të kaluar, duke rënë në 90.92 milionë kilogramë, niveli më i ulët për këtë muaj në më shumë se një dekadë, për shkak të nxehtësisë së tepërt dhe reshjeve të pakta.

Shteti federal i Assam, në veri-lindje të Indisë, u shkatërrua nga përmbytjet. Assam prodhon më shumë se gjysmën e çajit të Indisë.

Në javën e fundit të qershorit, çmimi mesatar i një kilogrami çaji u rrit në 217,53 rupi (2,61 dollarë), që përfaqëson një rritje prej gati 20 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Bordit të çajit.

Në Indi, më shumë se gjysma e çajit të kultivuar korret midis korrikut dhe tetorit. Këtë vit, çmimet mesatare të çajit mund të jenë 16 deri në 20 për qind më të larta se vitin e kaluar. India eksporton kryesisht çaj të zi në Egjipt dhe Britaninë e Madhe, dhe gjethe të thata çaji në Irak, Iran dhe Rusi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Rusia hedh poshtë akuzat e Ukrainës për sulmin mbi spitalin e fëmijëve në Kiev

Publikuar

nga

Ministria ruse e Mbrojtjes hodhi poshtë sot akuzat e Ukrainës për një sulm në spitalin e fëmijëve në Kiev, duke i quajtur ato si “të pavërteta”.

“Fotografitë e shumta të publikuara dhe pamjet video nga Kievi konfirmojnë pa mëdyshje faktin e shkatërrimit për shkak të rënies së një rakete të mbrojtjes ajrore ukrainase të lëshuar nga një sistem raketor anti-ajror në qytet”, tha ministria.

Ministria theksoi se Kievi shpesh bën deklarata të tilla përpara takimeve me përfaqësuesit e NATO-s. Samiti i NATO-s është planifikuar për 9-11 korrik në Uashington.

Sipas ministrisë, “goditja grupore e mëngjesit të sotëm me armë me precizitet të lartë me rreze të gjatë” synoi “objektet e industrisë ushtarake ukrainase dhe bazat ajrore të forcave të armatosura të Ukrainës”.

“Objektivat e sulmit janë arritur. Objektet e caktuara janë goditur”, tha ministria.

Më herët gjatë ditës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për goditjen e një spitali të fëmijëve në Kiev. Konfirmimi i pavarur i pretendimeve të të dyja palëve është i pamundur për shkak të luftës së vazhdueshme.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gërvalla: Vuçiq është dora e zgjatur e Putinit – po e bllokon dialogun

Publikuar

nga

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla deklaroi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është dora e zgjatur e Rusisë dhe Vladimir Putinit në Ballkan, përmes së cilës po vihet në provë vendosmëria e Perëndimit.

Ajo theksoi se i gjithë rajoni mezi pret ndryshimin në Serbi dhe se në atë rast forcat demokratike në Serbi do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur, por edhe Bosnja dhe Hercegovina, e cila aktualisht është e bllokuar nga Republika Srpska me liderin nacionalist Milorad Dodik, i cili është në të njëjtën linjë me Moskën si Vuçiqi, transmetojnë mediat serbe.

Gërvalla e cila ditë më parë mori pjesë Konferencën Ndërkombëtare në Dubrovnik, për gazetën  kroate Veçernji, e pyetur nëse pret vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd tha se është Serbia, gjegjësisht presidenti i saj Aleksandar Vuçiq ai që po e bllokon dialogun.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara