Sport

​Kane: Anglia ka përvojën e duhur për të pasur sukses në Euro 2024

Published

on

Gjysma e skuadrës së Anglisë së drejtuar nga trajneri Gareth Southgate për Euro 2024 nuk ka luajtur kurrë në një turne të madh, por kapiteni Harry Kane thotë se grupi ka mjaft përvojë në radhët e tyre për të qenë të suksesshëm në Gjermani.

Harry Maguire, i cili ka 63 ndeshje, dhe Jack Grealish 36 ndeshje ishin ndër ata që u hoqën nga lista pasi Southgate e zvogëloi skuadrën e tij në 26 lojtarë për Kampionatin Evropian 14 qershor-14 korrik.

Mendoj se kemi më shumë se mjaftueshëm përvojë”, tha Kane për mediat britanike. “Sidomos shumë lojtarë që kanë luajtur në dy ose tre turne. Gjithmonë do të ketë lojtarë të rinj, lojtarë që meritojnë të jenë këtu”, theksoi Kane.

Ai më pas foli edhe për lojtarët e larguar nga lista: “Është e trishtueshme t’i shohësh të largohen, por në fund të fundit kjo është ajo që mund të kesh duke luajtur për Anglinë. Trajneri duhet të marrë vendime të vështira. Të gjithë kanë fituar të drejtën për të qenë këtu. Kjo është ajo që kemi thënë. Të gjithë sjellin diçka të ndryshme në ekip dhe ne do të kemi nevojë për të gjithë 26 lojtarët nëse do të jemi të suksesshëm

Anglezi më tutje tha se është në gjendje të mirë fizike para këtij kampionati.

Unë jam i gjithi mirë. Plani ishte që unë të luaja 60 minuta kundër Islandës. Ka qenë një kamp shumë i mirë për mua personalisht në këtë kuptim. Të bëj një javë të mirë stërvitje, 30 minuta (kundër Bosnjë dhe Hercegovinës), disa ditë të tjera stërvitje, pastaj 60 minuta. Ndihem vërtet i përgatitur dhe në një vend të mirë.”

Anglia e nis fushatën e saj në Euro 2024 më 16 qershor kundër Serbisë në Grupin C./UBTNews/

Sport

Fatjona Kasapi i sjell Kosovës medaljen e dytë në “Taranto 2026”

Published

on

By

Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare ka siguruar podiumin në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke i sjellë Kosovës medaljen e parë në xhudo në këtë edicion.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në “Taranto 2026”, pas medaljes së artë të fituar nga boksierja Donjeta Sadiku.

Kosova tani pret edhe paraqitjet e tjera në xhudo, ku disa garues kosovarë janë në luftë për medalje.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova pëson tjetër humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës kanë pësuar edhe një humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të premten, në Fasano, Kosova u mposht bindshëm nga Tunizia me rezultatin 38:10.

Hendbollistet kosovare patën vështirësi të mëdha në sulm, duke realizuar vetëm tre gola gjatë 30 minutave të pjesës së parë.

As në pjesën e dytë situata nuk ndryshoi shumë, pasi Kosova, e drejtuar nga përzgjedhësi kroat Nenad Shoshtariq, nuk arriti të rivalizojë me Tunizinë.

Për Kosovën kjo ishte humbja e katërt rresht në Lojërat Mesdhetare.

Angjelina Krasniqi ishte golashënuesja më e mirë e Kosovës me katër gola. Nga dy gola shënuan Elsa Kongjeli dhe Samanda Konjuhaj, ndërsa nga një gol realizuan Vanesa Kastrati dhe Aurea Konjuvca.

Kosova në “Taranto 2026” po paraqitet me një ekip të përbërë kryesisht nga hendbolliste të reja.

Në ndeshjen e parë të Grupit A, Kosova pësoi humbje 35:20 nga Algjeria. Në duelin e dytë u mposht 40:20 nga Greqia, ndërsa në ndeshjen e tretë humbi 38:21 nga Italia.

Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, Kosova do ta zhvillojë të dielën nga ora 17:30, kur përballet me Maqedoninë e Veriut.

D.L

Continue Reading

Sport

Erza Muminoviq mbetet pa medalje në Taranto

Published

on

By

Erza Muminoviq është mposhtur në luftën për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare, në kategorinë deri në 48 kilogramë, pësoi humbje nga spanjollja Mireia Rodriguez Salvador.

Rodriguez Salvador e siguroi fitoren me “Ippon” pas vetëm 45 sekondash luftë.

Kështu, Muminoviq e përfundon garimin në Taranto pa medalje.

D.L

Continue Reading

Sport

Erza Muminoviq siguron luftën për bronz, pesë xhudistë të Kosovës në garë për medalje

Published

on

By

Plot pesë xhudistë të Kosovës do të kërkojnë medalje të bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

E pesta që ka siguruar një vend në luftën për medaljen e bronztë është Erza Muminoviq, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Muminoviq e mposhti algjerianen Rahma Ghaliman në repesazh, duke siguruar kështu mundësinë për të luftuar për podium.

Për medaljen e bronztë, Erza do të përballet me spanjollen Mireia Rodriguez.

Përveç saj, për medalje të bronztë do të luftojnë edhe Akil Gjakova, Dardan Cena, Flaka Loxha dhe Fatjona Kasapi.

Pesë mundësi për medalje do t’i japin Kosovës shpresë për një pasdite të suksesshme në tatamin e Tarantos.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara