Lajmet

Kandidati i AAK-së për deputet: Haradinaj s’do të marrë vendime të gabuara për koalicionet paszgjedhore

Published

on

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Driton Jakupi në një intervistë për Ekonomia Online theksoi se fokusi kryesor i kësaj partie do të të jetë ekonomia, arsimi, shëndetësia dhe siguria.

Madje programin e kësja partie ai po e quan më të detajuarin dhe më të duhurin, plan ky që sipas tij, siguron zhvillim.

“Programi i AAK-së është shumë i qartë duke filluar nga plani ekonomik, i sigurisë dhe çështje të tjera me rëndësi për vendin. Mirëpo unë mendoj që plani ekonomik nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shumë i qartë dhe mendoj që qytetarët duhet ta shpalosin dhe të jenë të informuar me planprogramin e qeverisjes apo pjesëmarrjes në qeverisje të AAK-së. Fokusi im si deputet i ardhshëm i Kosovës do të jetë në përgjithësi në të mirën e qytetarëve. Do ta ngris zërin për çështjet që janë më elementare si në shëndetësi, arsim ashtu edhe në siguri, si dhe në çdo çështje që është me rëndësi për qytetarët e Kosovës, unë do të jem përfaqësues i tyre në mënyrën më të drejtë të mundshme. Por fokus kryesor do të jetë edhe rinia sepse shumë gjenerata na kanë ikur nga vendi për arsye të mosqasjes në institucione as komunale as shtetërore dhe mendoj që këtij vendi dhe kësaj rinie i duhet t’ia kthejmë shpresën”, shtoi ai.

Jakupi deklaroi se qytetarët kanë shumë arsye për ta votuar atë për deputet.

“Unë mendoj se qytetarët për shumë çështje duhet të më votojnë mua për arsye se unë jam vetë një i ri dhe relativisht dhe mendoj se duhet ta përfaqësojë zërin e qytetarëve të cilët ndjehen të zhgënjyer me të gjitha qeverisjet e kaluara për arsye se unë jam vetë i diplomuar dhe nuk kam pasur mundësi dhe hapësirë në asnjë subjekt tjetër politik përveçse në aleancë dhe tani më është dhënë mundësia që të garojë për deputet të Kuvendit të Kosovës dhe mendoj se do të jem përfaqësimi i zërit të qytetarëve në Kuvendin tonë”, shtoi Jakupi.

Ai foli edhe sa i përket koalicioneve paszgjedhore, duke theksuar që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj asnjëherë nuk do të marrë vendime të gabuara në formimin e Qeverisë.

“Janë kryetari dhe kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të cilët vendosin se kë do ta votojnë mirëpo unë mendoj që asnjëherë zotëri Haradinaj nuk do të marrë vendime të gabuara se me kë do të bëjë koalicion për formimin e Qeverisë. Prandaj besoj fuqimisht që zotëri Haradinaj do ta marrë vendimin e duhur për ta bërë koalicionin me cilin subjekt politik duhet të ndodh koalicioni”, tha Jakupi.

Megjithatë, Jakupi shtoi se duhet të përkrahet Ramush Haradinaj si president, sepse është i vetmi që sipas tij do t’i rrijë përballë më së miri një armiku të përbetuar dhe qindravjeçar siç është presidenti serb Aleksandar Vuçiqi.

“Mesazhi i zotëri Haradinaj është me Ramushin president. Qëllimi i kyçjes time në politik është që duhet ta përkrahim për shkak se Ramushi si president do t’i rrijë përballë më së miri një armiku të përbetuar dhe qindravjeçar siç është Vuçiqi. Me zotëri Haradinaj gjeneral ne do të jemi shumë të sigurt në proceset tona integruese në NATO dhe BE. Prandaj mesazhi i qartë i Haradinajt se në katër vjetët e ardhshme nuk do të ketë anëtarësim në NATO dhe BE, duhet të shpallet Kosova referendum. Zotëri Haradinaj ka thënë se do të marrë iniciativën për shpalljen e referendumit për bashkimin kombëtar më Shqipërinë dhe kjo është ndër arsyet kryesore pse i jam bashkuar Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës”, deklaroi ai për EO.

Lajmet

“Liria ka Emër” fton qytetarët në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Published

on

Platforma qytetare “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet të shtunën, më 12 shtator, në orën 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Përfaqësuesit e platformës, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë bërë të ditur se në marsh janë ftuar liderët e katër partive parlamentare shqiptare. Sipas tyre, pozitivisht janë përgjigjur vetëm kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe ai i AAK-së, Ardian Gjini.

Në aktivitet pritet të ketë edhe fjalime nga përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe këngë patriotike.

Organizatorët kanë njoftuar gjithashtu se është siguruar transport me autobusë nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë së bashku me familjet.

Marshi zhvillohet pak ditë para shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, më 16 shtator në Hagë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rama akuzon LVV-në për sabotim të pastrimit: “Me votën tuaj e latë Prishtinën në bërllog”

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka sabotuar pastrimin e kryeqytetit, pas dështimit të themelimit të kompanisë komunale “Pastrimi”.

Rama ka kritikuar asamblistët që votuan kundër themelimit të kompanisë, duke thënë se me votën e tyre “e latë qytetin në bërllog”.

Ai ka reaguar edhe ndaj sjelljes së asamblistëve gjatë seancës, duke e cilësuar vendimin si të pakuptimtë dhe duke thënë se një veprim i tillë është “të punosh kundër vetëvetes”.

Në fund, Rama ka ironizuar vendimin e asamblistëve duke shkruar: “Seriozisht, jeni për studim!”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ka dështuar sërish përmbyllja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Published

on

Procesi sërish ka mbetur te zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Votimi për nënkryetar u vendos të bëhet veç e veç. Në votim, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit, ndërkohë, kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetare, pasi deputetët e LVV-së abstenuan.

Pas këtij procesi, deputetët e PDK-së lëshuan sallën.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ndërpreu punimet, ndërsa për seancën e radhës tha se do të votojë më vonë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja pritet t’i japë Ukrainës 6.1 miliardë euro shtesë për mbrojtjen

Published

on

Bashkimi Evropian pritet t’i ofrojë Ukrainës 6.1 miliardë euro ndihmë shtesë për blerjen e pajisjeve ushtarake, përfshirë sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Financimi është pjesë e paketës së huasë prej 90 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën, e cila përfshin 28.3 miliardë euro për ndihmë ushtarake dhe 16.7 miliardë euro për mbështetje buxhetore.

Për të mundësuar blerjen e sistemeve “Patriot”, të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, BE-ja do të heqë kërkesën që pajisjet të jenë të prodhuara brenda Evropës. Përjashtimi do të vlejë edhe për disa dronë që përdorin komponentë kinezë.

Shuma prej 6.1 miliardë eurosh përbën këstin e fundit të fondit prej 28.3 miliardë eurosh të dedikuar për mbrojtjen. Deri më tani, Ukrainës i janë transferuar 8.35 miliardë euro për këtë qëllim.

Komisioneri Evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius, tha se avantazhi ushtarak i Ukrainës varet nga sigurimi i shpejtë i pajisjeve kritike në sasitë dhe afatet e nevojshme.

Sipas tij, përshpejtimi i dërgesave përmes përdorimit të rezervave ekzistuese, rishikimit të prioriteteve të porosive dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese është thelbësor.

Ndihma e re vjen në kohën kur Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës, ndërsa aleatët po përpiqen të rrisin furnizimet me sisteme të mbrojtjes ajrore përpara dimrit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara