Lajmet

Kanadë: Kamionistët shkaktojnë kaos, kundërshtojnë vaksinat e detyrueshme

Mijëra demonstrues iu bashkuan të ashtuquajtures Kolona e Lirisë në Otava.

Published

on

Protestuesit kundër vaksinave të detyrueshme për kamionistët që kalojnë kufirin SHBA-Kanada kanë bllokuar kryeqytetin e Kanadasë për të dytën ditë.

Mijëra demonstrues iu bashkuan të ashtuquajtures Kolona e Lirisë në Otava.

Policia ka nisur hetimet pas disa incidenteve, duke përfshirë shfaqjen e flamujve me logon e svastika-s dhe pamjet e një gruaje duke kërcyer mbi varrin e ushtarit të panjohur.

Ministrja e Mbrojtjes, Anita Anand, tha se incidentet ishin “përtej të dënueshme”.

Policia e Otavës tha në një postim në Twitter se “disa” hetime ishin duke u zhvilluar në “përdhosjen” e një numri monumentesh në kryeqytet, si dhe “sjellje kërcënuese/ilegale/frikësuese ndaj policisë/punonjësve të qytetit dhe individëve të tjerë dhe dëmtimi i një automjeti të qytetit”.

Në një pjesë tjetër të qytetit, kamionistët bllokuan rrugët përreth ndërtesës së parlamentit të Kanadasë dhe kryetari i bashkisë së Otavës Jim Watson tha se disa protestues kishin ngacmuar stafin në një kuzhinë.

Kryeministri Justin Trudeau dhe familja e tij gjithashtu u larguan nga shtëpitë e tyre për shkaqe sigurie të shtunën.

Rreth 90% e 120,000 shoferëve të kamionëve ndërkufitarë të Kanadasë tani janë të vaksinuar, në përputhje me popullsinë e rritur të vendit.

Udhëheqësi konservator Erin O’Toole ka takuar disa nga protestuesit dhe ka folur në favor të së drejtës për demonstrata paqësore, por ka kritikuar “individët që përdhosin” memorialet në Otavë./UBTNews/

Lajmet

Rektori Hajrizi shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ambasadorit Frank Wisner

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka shprehur ngushëllime të sinqerta për ndarjen nga jeta të Ambasadorit Frank Wisner, një mik i madh i Kosovës dhe një diplomat i shquar që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e Bisedimeve të Vjenës dhe në shumë procese të tjera të rëndësishme për Kosovën.

Në mesazhin e tij, Rektori Hajrizi e vlerësoi Ambasadorin Wisner si një kolos të madh të diplomacisë, i cili me përkushtimin e tij, luajti një rol kyç në mbështetjen e Kosovës në momentet më të rëndësishme të historisë së saj. Ai kujtoi se Wisner mbeti gjithmonë një zë i fuqishëm dhe një mbështetës i palëkundur i kauzës së Kosovës, duke dhënë zgjidhje edhe në situatat më të vështira./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Dështon përsëri mbajtja e seancës për votimin e buxhetit në Gjilan

Published

on

By

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar sërish të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila ishte ftuar nga kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, me pikën e vetme të rendit të ditës miratimin e buxhetit për vitin 2025.

“Në këtë seancë munguan këshilltarët e dy partive opozitare, LDK dhe PDK, dhe me këtë rast, kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu tha se me 13 këshilltarë prezentë, nuk ka kuorum për të filluar këtë seancë”, thuhet në një njoftim për media të kësaj komune.

Ndërkohë, kreu i komunës, Alban Hyseni, ka paralajmëruar konferencë për media.

Continue Reading

Lajmet

​Ndalohet në Jarinjë një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës në pikën kufitare të Jarinjës, ka ndaluar një person i cili dyshohet se ka kryer Krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Policia ka thënë se sipas hetimeve të kryera nga Hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Luftës, i dyshuari me iniciale D.R. është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), në komunën e Gjakovës në periudhën kohore 07-10 maj 1999, duke vepruar në grup dhe të organizuar si zyrtar të mobilizuar me njësi të përbëra nga MUP-i serb.

“I dyshuari është shoqëruar në Policinë e Kosovës, ku është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës. Prokurori i rastit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës është informuar për të gjitha veprimet hetimore dhe ka lëshuar aktvendimin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës është shprehur e përkushtuar të vazhdojë me hetimet dhe bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet përkatëse për të siguruar drejtësi lidhur me krimet e luftës në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

KQZ rikonfirmon: Të mërkurën fillon numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikonfirmuar se të mërkurën, më 26 shkurt, do të fillojë numërimi i votave nga votimi në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës në të cilat u votua më 8 shkurt.

Ky njoftim është bërë në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur të martën. Një ditë më herët, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, më shumë se 15 mijë, do të fillojë të mërkurën.

Më 8 shkurt votimi jashtë Kosovës është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 43 vendvotime dhe nga 20,324 votues të regjistruan kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352. Në mbledhjen e KQZ u njoftua edhe për përfundimin e procesit të vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosoës, respektiviht votimi përmes postës.

Sipas të dhënave të KQZ-së, nga rreth 69 mijë pako me fletëvotime të dërguara në kutitë postare të KQZ-së, janë aprovuar 62,990 zarfe, ndërkaq janë refuzuar 4,865 të tjera. Gjatë vlerësimit, është vërtetuar se 131 zarfe janë dërguar gabimisht në kutitë postare të KQZ-së, kurse 729 zarfe nuk janë vlerësuar, pasi aplikuesit aplikuesit kishin zgjedhur të votonin fizikisht në përfaqësitë diplomatike. Për vlerësimin e këtyre zarfeve, është e nevojshme skanimi i listës së votuesve të përfaqësive diplomatike, për të mundësuar krahasimin dhe shmangien e votimit të dyfishtë.

Arsyet e refuzimit të 4,865 zarfeve:

– 2,870 zarfe nuk janë proceduar, pasi votuesit ishin të anuluar gjatë fazës së aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës (29 gusht 2024 – 26 dhjetor 2024);

– 310 zarfe janë refuzuar, pasi fletëvotimi nuk ka qenë i personalizuar (një person – një fletëvotim); – 24 zarfe janë refuzuar, pasi nuk kanë pasur pullë/vulë postare;

– 138 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit i kanë dërguar nga një shtet tjetër nga ai që kishin deklaruar gjatë regjistrimit;

– 178 zarfe janë refuzuar, pasi brenda tyre ka qenë vetëm dëftesa e regjistrimit, pa fletëvotim;

– 432 zarfe janë refuzuar, pasi brenda tyre ka munguar dëftesa e regjistrimit dhe kanë përmbajtur vetëm fletëvotimin;

– 45 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit kanë dërguar fletëvotimin me dokument identifikues të Kosovës dhe nuk kanë përfshirë dëftesën e regjistrimit;

– 868 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit kanë dërguar zarfin me fletëvotim më shumë se një herë.

Continue Reading

Të kërkuara