Lajmet

Kamberi: Vetëm ShBA mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën

Published

on

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë temë diskutimi për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) e detyron presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç të njohë Kosovën.

Kamberi ka theksuar edhe se Serbia ende nuk është përballur me një presion të drejtpërdrejte ndërkombëtar për të bërë hapin përfundimtar në drejtim të Kosovës.

“Bashkim Evropian nuk mund të çojë një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë për arsye se ka disa vite që po ndërmjetëson këto bisedime dhe nuk kemi ndonjë rezultat konkret. Kemi disa marrëveshje të nënshkruara të cilat deri tani nuk janë respektuar. Serbia akoma nuk është përballur me një presion të drejtpërdrejtë ndërkombëtar për të bërë hapin përfundimtar në drejtim të Kosovës. Mendoj që SHBA mund ta detyrojë Serbinë që të shkojë në këtë drejtim,”, kështu tha Kamberi në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania.

Kamberi po i sheh si pjesë të fushatës deklaratat e presidentit serb se nuk do ta njohë Kosovën e për çka nënvizon se në këto deklarata fshihen qëllime tjera.

“Ai me këto deklarata po luan rolin e të fortit duke qenë në prag zgjedhjesh dhe po përgatitet për fushatë. Besoj se synimi i tyre nuk është më Kosova, por tregtia nëpërmjet Kosovës për territoret e Bosnjës”, shprehet deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë.

Zyrtarët e Luginës së Preshevës nuk janë ftuar akoma nga kryeministri Kurti për të shprehur qëndrimin e tyre për dialogun deklaron Kamberi.

“Zyrtarët e Luginës së Preshevës zyrtarisht nuk janë ftuar nga qeveria e Kosovës, që të shprehim qëndrimin tone, por besoj që do jetë së shpejti. Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e bisedimeve sepse diskriminimi po zbras Luginën nga shqiptarët”, thotë Kamberi.

Kërkesën e Serbisë për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe në veri të Kosovës, deputeti Kamberi e sheh si synim të Serbisë për të krijuar diçka autonome brenda Kosovës.

“Kërkesa e Serbisë për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës është prej fillimit të bisedimeve një kërkesë që kërkon të ndërtoj një situatë të ngjashme me atë, që kanë serbët në Bosnjë-Hercegovinë. Ata duan diçka autonome brenda Kosovës, e cila do ketë kompetenca të paralizojë vetë shtetin e Kosovës”, është shprehur Kamberi.

Mosreagimin e administratës së presidentit amerikan Joe Biden për dialogun Serbi- Kosovë, Kamberi e sheh si të vonuar.

“Më duket i vonuar reagimi i administratës Biden, ndërsa angazhimi i presidentit Trump ishte cilësuar i nxituar. Ne kemi pritur që të kishin një reagim më të shpejtë. Tani duhet të presim një përgatitje më të mirë për të sjellë marrëveshjen përfundimtare”, përfundon fjalën ai.

Vendi

Dyshohet për helmim nga ushqimi në Han të Elezit, rreth 65 persona kërkojnë trajtim mjekësor

Published

on

Rreth 65 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Han të Elezit, pas konsumimit të ushqimeve në dy piceri të ndryshme.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Hanit të Elezit, Kimete Kuka, ka bërë të ditur se janë marrë mostra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor, ndërsa rezultatet ende janë duke u pritur.

Sipas saj, rastet e para me simptoma të dyshuara të helmimit janë paraqitur të hënën rreth orës 16:00, ndërsa numri më i madh i pacientëve është regjistruar nga ora 23:00 deri në orët e hershme të mëngjesit të së martës.

“Trajtim aktualisht po marrin 65 persona. Dyshohet se 65 është numri i personave të dyshuar për helmim, pasi në total janë mbi 90 persona me simptoma të ngjashme, por një pjesë e tyre dyshohet se janë me virozë”, ka deklaruar Kuka.

Tre persona janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se nga data 13 deri më 15 korrik janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit.

Institucionet përkatëse, përfshirë IKShPK-në, janë njoftuar dhe po merren me hetimin e rastit./A.K/

Continue Reading

Rajoni

Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Pëlleshajn për vrasjen e Martin Canit

Published

on

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Pëlleshajn për vrasjen e të miturit Martin Cani.

Pëlleshaj është shpallur fajtor për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit, si dhe për “vrasjen në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj Luis Meçes, i cili mbeti i plagosur.

Gjykata e Tiranës kishte caktuar fillimisht 12 vite burg për vrasjen e Martin Canit dhe 10 vite burg për tentativën e vrasjes së Luis Meçes. Pas bashkimit të dënimeve, masa përfundimtare ndaj Pëlleshajt ishte 16 vite heqje lirie, vendim që tashmë është konfirmuar edhe nga Apeli.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një konflikti mes të miturve që kishte nisur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

Përplasja përfundoi me vdekjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçes./euronews.al//A.K/

Continue Reading

Vendi

UBT i pari me numrin më të madh të programeve të akredituara në sektorin privat

Published

on

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar listën zyrtare të programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027, duke konfirmuar programet që kanë kaluar me sukses procesin e akreditimit institucional dhe programor sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë.

Sipas listës së publikuar nga AKA, UBT prin në sektorin privat me numrin më të madh të programeve të akredituara, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e institucionit ndaj cilësisë akademike, zhvillimit të vazhdueshëm dhe ofrimit të programeve bashkëkohore që u përgjigjen kërkesave të tregut të punës.

Ky rezultat e forcon pozitën e UBT-së si institucioni privat lider i arsimit të lartë në Kosovë, me një gamë të gjerë programesh studimi në fusha të ndryshme, të cilat plotësojnë standardet e kërkuara të cilësisë dhe u ofrojnë studentëve mundësi për arsimim konkurrues dhe zhvillim profesional.

Publikimi i listës zyrtare nga AKA u shërben maturantëve, studentëve dhe publikut si referencë e besueshme për zgjedhjen e programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027.

Lista e plotë e programeve të akredituara për vitin akademik 2026/2027 mund të gjendet në këtë link: LINKU

Continue Reading

Lajmet

Zejnulla Gashi pranon detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, premton forcim të sundimit të ligjit

Published

on

Zejnulla Gashi ka pranuar zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit nga ushtruesi i detyrës, Agron Qalaj, duke u zotuar se do të punojë për forcimin e sundimit të ligjit.

Pas marrjes së detyrës, Gashi tha se do të jetë kryeprokuror i të gjithë qytetarëve dhe se puna do të fokusohet në bashkëpunim dhe profesionalizëm.

“Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë. Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, u shpreh Gashi.

Ai u dekretua një ditë më parë nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pas propozimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit ka funksionuar me ushtrues detyre që nga viti 2023, pasi presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, nuk e kishte dekretuar Blerim Isufajn në këtë pozitë, duke përmendur shkelje të pretenduara në procesin e përzgjedhjes./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara