Lajmet

​Kamberi: Raporti i Serbisë është thirrje për drejtësi dhe barazi për shqiptarët e Luginës

Published

on

Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka reaguar ndaj raportit të fundit të Komisionit Evropian për Serbinë për vitin 2024, duke theksuar rëndësinë e këtij dokumenti për situatën e pakicave në vend, me një fokus të veçantë mbi sfidat që përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kamberi vlerësoi se raporti ofron një pasqyrë të qartë dhe të detajuar mbi gjendjen aktuale të shqiptarëve në këtë rajon, duke evidentuar problematikat e shumta me të cilat ata përballen. Ai theksoi se ky raport konfirmon shqetësimet dhe denoncimet e vazhdueshme që kanë bërë për të drejtat e shqiptarëve, duke u bërë kështu një instrument të rëndësishëm për të sensibilizuar opinionin publik dhe për të bërë presion mbi autoritetet serbe.

Sipas Kamberit, raporti identifikon nevojën për të përmirësuar situatën sociale dhe ekonomike të pakicave, si dhe për të garantuar të drejtat themelore të tyre. Ai nënvizoi se shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të përballen me diskriminim dhe sfida në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe punësimit, duke kërkuar një angazhim më të madh nga institucionet serbe për të adresuar këto probleme.

Postimi i plotë i Shaip Kamberi:

Raporti i Serbisë 2024 është Thirrje për Drejtësi dhe Barazi për Shqiptarët e Luginës së Preshevës 🇦🇱

Raporti i fundit i Komisionit Evropian për Serbinë në vitin 2024 sjell një pasqyrë të rëndësishme të situatës së pakicave, me fokus të veçantë mbi sfidat dhe problemet që përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ky raport konfirmon atë që kemi ngritur vazhdimisht:

Mungesën e zbatimit të vërtetë të të drejtave tona, pavarësisht ekzistencës së kornizës ligjore.

Pasivizimi i adresave dhe kontrollet policore – Shqiptarët në Luginë përballen me kontrolle të rregullta mbi statusin e rezidencës që çojnë në “pasivizimin” e adresave, një veprim që rrezikon të na izolojë nga të drejtat bazë dhe qasja në shërbime shtetërore. Ky proces mbetet i paqartë dhe i paqartësuar për publikun, duke ngritur pyetje për transparencën e tij.

Përfaqësimin e pamjaftueshëm të shqiptarëve në institucionet publike dhe polici – Raporti thekson nevojën urgjente për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike dhe policinë. Ky përfaqësim është thelbësor për të siguruar që zëri i komunitetit tonë të dëgjohet dhe që të kemi qasje të barabartë në vendimmarrje.

Arsim dhe kulturë në gjuhën amtare – Tekstet shkollore në gjuhën shqipe mbeten të pamjaftueshme, ndërsa mësimi i gjuhës serbe për shqiptarët mbetet i papërshtatshëm dhe sfidues për studentët. Gjithashtu, qasja në ushtrimin e fesë dhe kulturës në gjuhën amtare është një e drejtë që ende nuk është përmbushur në nivel të mjaftueshëm.

Media dhe publikimi në gjuhët edhe në gjuhën shqipe – mungesa e shërbimeve publike të mjaftueshme në gjuhët e minoriteteve është një problem madhor. Kjo kufizon aksesin e komuniteteve në informacionin e domosdoshëm dhe lë nevojat e tyre të pazëshëme në sferën publike.

Gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi në media dhe nga deputetë – Fatkeqësisht, ka raste të gjuhës së urrejtjes kundër minoriteteve, duke përfshirë komunitetin shqiptar, në media dhe madje edhe nga disa deputetë. Ky fenomen rrezikon të përkeqësojë më tej marrëdhëniet dhe të inkurajojë ndjenjat ksenofobike.

Ky raport nuk mund të kuptohet ndryshe përveç si thirrje që Serbia të përmbushë detyrimet ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të drejtave e pakicave, të veprojë në mënyrë transparente dhe të respektojë të drejtat e shqiptarëve si qytetarë të barabartë.

Ne nuk do të heshtim! Të drejtat tona duhet të mbrohen, dhe zëri ynë do të dëgjohet.

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara