Lajmet

Kamberi: Provokimet e Vuçiqit çojnë Ballkanin Perëndimor drejt konflikteve të reja

Published

on

Publikimi i fotografisë së hartës ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë po shihet si provokim i radhës nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Kështu thotë deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi derisa thekson se i gjithë qëllimi i Vuçiqit është që të tensionojë situatën dhe të nxisë reagime të pamatura nga ana e Kosovës.

Kamberi në intervistë për KosovaPress thotë se Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian duhet të dërgojnë sinjale të qarta që Vuçiq të ndërpresë provokimet dhe se të tilla provokime çojnë Ballkanin Perëndimor drejt konflikteve të reja.

“Mendoj se është një provokim i radhës i regjimit të Aleksandër Vuçiqit dhe personalisht të tij kësaj radhe që ka për qëllim të tensionojë situatën dhe të nxisë ndoshta reagime të pa matura nga ana e Kosovës, sidomos në momentet kur po pritet të formohet Qeveria e re. Aleksandër Vuçiq me politikën e tij të dyfishtë të deklarimeve se është për kompromis për dialog me shqiptarët dhe të veprave të tij provokative të nxisë reagime të pamatura për të destabilizuar situatën këto momente dhe mendoj për të fajësuar shqiptarët për dështim eventual të dialogut”, deklaroi ai.

Kamberi tha edhe se Washingtoni dhe BE-ja duhet t’i dërgojnë sinjale të qarta Vuçiqit që të ndërpresë politikën e provokimeve dhe të fillojë përgatitjet për dialog serioz.

Deputeti shqipar në parlamentin e Serbisë tutje tha edhe se Vuçiq e ka të qartë se rrugëtimi i Serbisë drejt Bashkimit Evropian varet nga raporti i saj me Kosovën.

“Aleksandër Vuçiq e ka shumë të qartë se raporti i fundit i progresit nga Bashkimi Evropian 2020 flet për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut me Kosovën dhe zgjidhjes në kuadër të një marrëveshje të normalizimit të raporteve, ndërkohë që brenda marsit do të aprovohet raporti i Parlamentit Evropian i cili në mënyrë më të ashpër dhe eksplicite i drejtohet Serbisë me nevojën dhe domosdoshmërinë, por edhe më qëndrimin se rrugëtimi i saj drejt BE-së do të varet kryekëput nga raportet e saj me Kosovën”, deklaroi Kamberi.

Duke kujtuar “Trazirat e marsit”, Vuçiqiq ka kërcënuar Kosovën se “do të ketë përgjigje adekuate” po që se përsëritet një gjë e tillë.

Lajmet

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Australisë, Richard Rodgers

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në një takim përshëndetës ambasadorin jorezident të Australisë për Kosovën, Richard Rodgers, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Gjatë këtij takimi, Konjufca shprehu mirënjohjen e tij për punën e ambasadorit, duke e falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Australisë.

Të dy bashkëbiseduesit riafirmuan gatishmërinë e vendeve respektive për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe për të forcuar më tej lidhjet diplomatike dhe miqësore në të ardhmen.

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se Sami Lushtaku sulmoi fizikisht zëvendësministrin Hysni Mehani në Skenderaj

Published

on

By

Zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, dhe aktivisti Bahri Zabeli kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Mitrovicës pas lëndimeve në kokë që morën gjatë një përleshjeje në një kafene në Skenderaj. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, Mehani u sulmua nga kryetari i komunës, Sami Lushtaku, dhe truprojat e tij derisa po pinte kafe.

Në reagimin e tyre, Vetëvendosje tha se Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Ky sulm tregon se këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje.”

Ndërsa, Sami Lushtaku i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk i sulmoi ai, por se qytetarët reaguan të irrituar nga provokimet.

“Etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më, prandaj edhe reaguan!”, shkroi Lushtaku në Facebook.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila kërkoi nga organet e rendit që të veprohet menjëherë.

“Mandati publik nuk është mburojë për forcë fizike ndaj kundërshtarit politik. Ftoj organet e rendit të veprojnë menjëherë dhe pa asnjë hezitim”, shkruan Haxhiu.

Policia tashmë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon evakuimi në Trepçë: Dalin edhe 18 minatorët e fundit që mbetën të ngujuar në Stan Tërg

Published

on

By

Ka përfunduar me sukses operacioni i evakuimit në minierën e Trepçës në Stan Tërg, ku të gjithë minatorët që kishin mbetur të bllokuar tashmë kanë dalë mbi sipërfaqe. Lajmi është konfirmuar pas nxjerrjes së 18 punëtorëve të fundit, të cilët po qëndronin në zgafellë si pasojë e një defekti të rëndë elektrik.

Më herët, menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” kishte sqaruar përmes një njoftimi zyrtar se nga rreth 50 punëtorë sa ishin bllokuar fillimisht, 29 prej tyre kishin arritur të dalin menjëherë, ndërsa 18 të tjerë pritën ndërhyrjen alternative për shkak të bllokimit të liftit, raporton Ekonomia online.

Sipas ndërmarrjes, ky incident erdhi si pasojë e një avarie në linjën 35 kilovolt në Stan Tërg, ku shkëputja e një përcjellësi në hyrje të trafostacionit dëmtoi izolatorët dhe shkaktoi djegie në trafon kryesore që furnizon flotacionin me energji elektrike. Ekipet teknike kanë qenë në teren për të sanuar dëmtimet e stabilimenteve, ndërsa gjendja e minatorëve të evakuuar raportohet të jetë stabile. /Ekonomia online/

 

Continue Reading

Lajmet

REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

Published

on

By

Departamenti amerikan i Shtetit e ka njoftuar Kongresin amerikan për një leje të propozuar për eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt Kosovës, në vlerë prej 14 milionë dollarësh apo më shumë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë disa burime brenda Kongresit.

Njoftimi është dërguar nga Byroja për Çështje Legjislative e Departamentit amerikan të Shtetit, në përputhje me nenin 36(c) të Ligjit për Kontrollin e Eksportit të Armëve.

Sipas dokumentit, njoftimi mban numrin e transmetimit DDTC 26–017, dhe i është përcjellë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit.

Neni 36(c) kërkon që administrata amerikane ta njoftojë Kongresin për disa shitje apo leje të propozuara të artikujve dhe shërbimeve të mbrojtjes për shtete të huaja.

Në dokumentin e Kongresit nuk jepen hollësi publike për llojin e pajisjeve apo shërbimeve që përfshihen në këtë licencë. /REL/

Continue Reading

Të kërkuara