Lajmet

Kamberi e quan shqetësuese humbjen e Mustafit në Bujanoc, e vlerëson bindëse fitoren në Preshevë

Published

on

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka thënë se në zgjedhjet e së dielës kanë shënuar fitore bindëse në Preshevë, ku Ardita Sinani ka qenë kandidate për kryetare. Mirëpo sipas kreut të PVD-së, rezultati shqetësues është në komunën e Bujanocit, ku kandidat ka qenë Ragmi Mustafi.

“Fitore bindëse e PVD-se në Preshevë, ndërsa, në Bujanoc kemi rezultat shqetësues. Falë angazhimit të kandidates për kryetare, Ardita Sinani, strukturës së Degës së PVD-së dhe çdo aktivisti e simpatizanti, Dega e  PVD-së, në zgjedhjet e mbajtura më 2 qershor në Preshevë, ka arritur të dalë lista e parë dhe fituese e gares zgjedhore, me 4079 vota, apo 11 mandate,  duke fituar gati në çdo vendvotim të komunës së Preshevës”, tha Kamberi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, rezultati i arritur tregon epërsinë e bindshme të PVD-së mbi rivalët garues, e sidomos thyen dhe përmbys kështu dominimin e APN-së në këtë komunë.

“Këmbëngulësia e treguar në rezistencë aktive nga opozita më në fund dha rezultatin e pritur. Në kandidaten tonë, Ardita Sinani mbetet përgjegjësia e procesit të ndërtimit të një shumice të re qeverisëse në Komunën e Preshevës, e cila do të jetë e orientuar në realizimin e obligimeve të marra në zgjedhje, në bashkëpunim e bashkërendim, e jo konfrontim, me Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë. Urime Ardita Sinanit dhe 11 këshilltarëve të ardhshëm të PVD-së”, theksoi ai.

Mirëpo sipas Kamberit, në Bujanoc, mjerisht, lista dhe kandidati i PVD-së nuk arritën rezultatin e pritur.

“Lista dhe kandidati jonë Ragmi Mustafa, përkundër angazhimit maksimal të të gjithë strukturës tonë, ka siguruar vetëm 2083 vota. Mbi këtë rezultat tejet shqetësues, ditët në vijim,  Dega e PVD-së në Bujanoc, do të duhet të analizojë e reflektojë për të marrë vendime the qëndrime serioze për të ardhmen e subjektit. Zgjedhjet janë gjithmonë vetëm një betejë, ato nuk shënojnë fundin e historisë.  Pavarësisht rezultatit shqetësues, ne do të vazhdojmë të besojmë, e punojmë për misionin tonë për më shumë të drejta për shqiptarët, për më shumë bashkëpunim me Kosovën e Shqipërinë. Edhe në këtë rast të brengosjes sonë për rezultatin e arritur në Buajnoc, duhet falënderuar çdo anëtarë, aktivist e simpatizant të PVD-së, që edhe në këtë betejë të radhës, dhanë kontributin e tyre pa hezitim. Beteja vazhdon”, theksoi Kamberi.

Pavarësisht këtij rezultati, Kamberi tha se betejat për pozitën më të mirë të shqiptarëve nuk do të ndalen, sepse betejat i fitojnë ata që nuk dorëzohen.

Vendi

Dyshohet për helmim nga ushqimi në Han të Elezit, rreth 65 persona kërkojnë trajtim mjekësor

Published

on

Rreth 65 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Han të Elezit, pas konsumimit të ushqimeve në dy piceri të ndryshme.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Hanit të Elezit, Kimete Kuka, ka bërë të ditur se janë marrë mostra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor, ndërsa rezultatet ende janë duke u pritur.

Sipas saj, rastet e para me simptoma të dyshuara të helmimit janë paraqitur të hënën rreth orës 16:00, ndërsa numri më i madh i pacientëve është regjistruar nga ora 23:00 deri në orët e hershme të mëngjesit të së martës.

“Trajtim aktualisht po marrin 65 persona. Dyshohet se 65 është numri i personave të dyshuar për helmim, pasi në total janë mbi 90 persona me simptoma të ngjashme, por një pjesë e tyre dyshohet se janë me virozë”, ka deklaruar Kuka.

Tre persona janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se nga data 13 deri më 15 korrik janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit.

Institucionet përkatëse, përfshirë IKShPK-në, janë njoftuar dhe po merren me hetimin e rastit./A.K/

Continue Reading

Rajoni

Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Pëlleshajn për vrasjen e Martin Canit

Published

on

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Pëlleshajn për vrasjen e të miturit Martin Cani.

Pëlleshaj është shpallur fajtor për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit, si dhe për “vrasjen në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj Luis Meçes, i cili mbeti i plagosur.

Gjykata e Tiranës kishte caktuar fillimisht 12 vite burg për vrasjen e Martin Canit dhe 10 vite burg për tentativën e vrasjes së Luis Meçes. Pas bashkimit të dënimeve, masa përfundimtare ndaj Pëlleshajt ishte 16 vite heqje lirie, vendim që tashmë është konfirmuar edhe nga Apeli.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një konflikti mes të miturve që kishte nisur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

Përplasja përfundoi me vdekjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçes./euronews.al//A.K/

Continue Reading

Vendi

UBT i pari me numrin më të madh të programeve të akredituara në sektorin privat

Published

on

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar listën zyrtare të programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027, duke konfirmuar programet që kanë kaluar me sukses procesin e akreditimit institucional dhe programor sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë.

Sipas listës së publikuar nga AKA, UBT prin në sektorin privat me numrin më të madh të programeve të akredituara, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e institucionit ndaj cilësisë akademike, zhvillimit të vazhdueshëm dhe ofrimit të programeve bashkëkohore që u përgjigjen kërkesave të tregut të punës.

Ky rezultat e forcon pozitën e UBT-së si institucioni privat lider i arsimit të lartë në Kosovë, me një gamë të gjerë programesh studimi në fusha të ndryshme, të cilat plotësojnë standardet e kërkuara të cilësisë dhe u ofrojnë studentëve mundësi për arsimim konkurrues dhe zhvillim profesional.

Publikimi i listës zyrtare nga AKA u shërben maturantëve, studentëve dhe publikut si referencë e besueshme për zgjedhjen e programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027.

Lista e plotë e programeve të akredituara për vitin akademik 2026/2027 mund të gjendet në këtë link: LINKU

Continue Reading

Lajmet

Zejnulla Gashi pranon detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, premton forcim të sundimit të ligjit

Published

on

Zejnulla Gashi ka pranuar zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit nga ushtruesi i detyrës, Agron Qalaj, duke u zotuar se do të punojë për forcimin e sundimit të ligjit.

Pas marrjes së detyrës, Gashi tha se do të jetë kryeprokuror i të gjithë qytetarëve dhe se puna do të fokusohet në bashkëpunim dhe profesionalizëm.

“Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë. Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, u shpreh Gashi.

Ai u dekretua një ditë më parë nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pas propozimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit ka funksionuar me ushtrues detyre që nga viti 2023, pasi presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, nuk e kishte dekretuar Blerim Isufajn në këtë pozitë, duke përmendur shkelje të pretenduara në procesin e përzgjedhjes./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara