Teknologji

Kalojmë me të 1/3 e jetës sonë, si po përdoret interneti në mbarë botën?

Pandemia ka sjellë rritjen e ndjeshme të kohës që kalojmë në internet.

Published

on

Kompania “Datareportal” ka publikuar raportin e saj të këtij viti mbi përdorimin e internetit në mbarë botën. Shifrat janë shumë të larta, por jo të papritura. Pandemia ka sjellë rritjen e ndjeshme të kohës që kalojmë në internet.

Raporti zbulon se veçanërisht më të rinjtë (16-24 vjeç), janë gjithnjë e më shumë të ndërvarur nga interneti dhe rrjetet sociale. Nga afro 8 miliardë banorë të planetit tonë, mbi 5.3 miliardë përdorin telefona celularë, gati 5 miliardë janë të lidhur me internetin, dhe pothuajse 4.7 miliardë i përdorin rrjetet sociale.

Të lidhur, por edhe të shkëputur

Raporti, që analizoi zakonet e mbi 900.000 përdoruesve të moshës 16–64 vjeç, vë në dukje se numri i njerëzve që përdorin internetin është dyfishuar në 10 vitet e fundit, nga pak më shumë se 2 miliardë në 2012 në gati 5 miliardë këtë vit, ndërsa përdoruesit e rrjeteve të ndryshme sociale janë trefishuar (në vitin 2012 ishin vetëm 1.5 miliardë).

Por ekziston edhe ana tjetër e medaljes, e përfaqësuar nga qytetarë që janë ende të shkëputur nga rrjeti. Në Azinë Jugore, janë rreth 1 miliardë, në Afrikë pothuajse 840 milionë, dhe në Kinë mbi 400 milionë.

Të varur nga rrjetet sociale

Paradoksalisht, rajonet me numrin më të madh të njerëzve që nuk janë të lidhur në internet,janë gjithashtu ato ku ata që lidhen, e bëjnë këtë për orë të tëra. Nigeria renditet në thuajse në të njëjtin nivel me Filipinet në krye të renditjes botërore për përdorimin e rrjeteve sociale, me mbi 4 orë përdorim ditor.

Në vendin e tretë pozicionohet India, me mbi 2 orë e gjysmë në ditë dhe Shtetet e Bashkuara, me 2 orë e gjysmë. Nga ana tjetër, italianët shpenzojnë relativisht pak kohë në rrjetet sociale, rreth 1 orë e treçerek në ditë, më pak se mesatarja botërore prej 2 orë e gjysmë.

Përdoruesit më të paktë të rrjeteve sociale janë japonezët, një vend ku të moshuarit përfaqësojnë pothuajse një të tretën e popullsisë, dhe ku ndoshta për këtë arsye, koha e kaluar në Facebook dhe rrjetet e tjera sociale, është mesatarisht vetëm 50 minuta në ditë.

Facebook sërish në krye

Rrjeti social më i përdorur në botë për vitin e kaluar ishte Facebook, me gati 3 miliardë përdorues aktivë mujorë, i ndjekur nga Youtube (me 2.5 miliardë) dhe Whatsapp (2 miliardë). Më pak të përdorura janë Quora (300 milionë), Reddit (430 milionë) dhe Twitter (436 milionë).

Kalojmë në internet gati 1/3 e jetës sonë

Mesatarisht, secili prej nesh shpenzon thuajse 7 orë në ditë i lidhur me internetin. Edhe në këtë rast, italianët renditen nën mesataren globale, pak më shumë se 6 orë në ditë. Ata qëlundrojnë më shumë në internet janë afrikano-jugorët, me thuajse 11 orë në ditë.

Sipas studimit, njerëzit hyjnë në internet për të kërkuar informacione, për të qëndruar në kontakt me familjen dhe miqtë, dhe për të lexuar lajmet dhe ngjarjet e ditës. Ndërkohë gati 43për qind e të anketuarve, thonë e përdorin internetin sa për të kaluar kohën, pa pasur ndonjë qëllim specifik.

Interneti më i shpejtë dhe më i ngadaltë

Ata që jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, mund të mbështeten tek një internet me një shpejtësi shumë të lartë, mbi 136 Mb/s. Në Itali, shpejtësia mesatare e internetit është 35 Mb/s, pak mbi mesataren botërore prej 29 Mb/s. Ndërkohë lidhjet më të ngadalta në rrjet janë në Kenia dhe Gana, përkatësisht 13 dhe 8 Mb/s./ Focus – Bota.al

Automobilizëm elektrikë

Nissani planifikon t’i reduktojë aksionet në Renault

Published

on

Drejtori ekzekutiv i Nissan Motorit, Ivan Espinosa, ka thënë se prodhuesi i automjeteve planifikon të zvogëlojë aksionet e tij në partnerin francez Renault, raportoi gazeta e biznesit Nikkei.

Nissan dhe Renault patën njoftuar në mars se kanë rënë dakord të ulnin pjesëmarrjen minimale të kërkuar tek njëri-tjetri në 10% nga 15%.

Sipas marrëveshjes së tyre, çdo shitje aksionesh duhet të koordinohet me palën tjetër dhe përfshin të drejtën e refuzimit.

Shitja e një pjese prej 5% të aksioneve të Renaultit do të sillte rreth 640 milionë dollarë me çmimet aktuale të aksioneve, fonde që Nissani planifikon t’i përdorë për zhvillimin e automjeteve në kushtet sfiduese të biznesit.

Nissani aktualisht mban 15% të kompanisë franceze, sipas të dhënave të LSEG.

Continue Reading

Teknologji

Familja Trump prezanton telefonin T1 ngjyrë ari

Published

on

Familja Trump po lanson një rrjet celular, Trump Mobile, dhe një telefon të markës Trump, T1, i cili sipas tyre do të prodhohet në Amerikë.

Trump Mobile po lanson rrjetin “Plan 47” për 47.45 dollarë në muaj.

Do të funksionojë me telefonat ekzistues, por nëse preferoni, kompania do të shesë gjithashtu një telefon T1 prej 499 dollarësh me ngjyrë ari, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në një njoftim për shtyp, Trump Mobile e quan atë “një telefon inteligjent elegant, ari, i projektuar për performancë dhe i projektuar dhe ndërtuar me krenari në SHBA”. Është i disponueshëm për porosi paraprake me depozitë prej 100 dollarësh e do të jetë i disponueshëm nga gushti 2025 ose shtatori 2025.

Detajet mbi vetë telefonin janë të pakta. Faqja e produktit përfshin atë që duket të jetë një imazh i përpunuar në Photoshop i një telefoni të lyer me ngjyrë ari me një logo “T1” dhe flamur amerikan në pjesën e pasme.

“Trump Mobile do të revolucionarizojë telefonat celularë, thirrjet mobile”, tha Eric Trump.

Ndërmarrja e re u njoftua nga Organizata Trump, entiteti kryesor mbajtës për shumicën e bizneseve të Donald Trump, që kontrollohen nga fëmijët e tij.

Continue Reading

Teknologji

Rifreskimi i Tesla Model X sjell përmirësime të vogla, por rrit çmimin

Published

on

Modeli SUV i Teslas, Model X, i cili ka qenë në treg që prej vitit 2015, po përgatitet për një rifreskim të lehtë për vitin 2026.

Pavarësisht moshës së tij dhe përmirësimeve modeste, përditësimi përfshin modele të reja rrotash, një opsion ngjyre të ri Frost Blue, drita adaptive dhe ndriçim ambiental “dinamik” në kabinë.

Në aspektin e hapësirës, është përmirësuar bagazhi dhe është shtuar hapësira në rreshtin e tretë për pasagjerët.

Megjithatë, rifreskimi nuk ka adresuar problemet e njohura me dyert e pasme Falcon Wing, të cilat kanë pasur reputacion për funksionim të vështirë.

Në të njëjtën kohë, çmimet e Model X janë rritur ndjeshëm, duke e bërë atë më të shtrenjtë se çdo Tesla tjetër në linjë, veçanërisht në versionin Plaid me performancë të lartë të prezantuar më 2021.

Kjo ka shkaktuar zhgënjim tek konsumatorët, duke pasur parasysh se ndryshimet janë të vogla. Model X i nivelit fillestar tani fillon nga 79,295 euro,  një rritje e madhe nga 68,694 euro që kushtoi së fundmi.

Continue Reading

Teknologji

Publikohet një video për telefonin XFold 5 të Vivo, para prezantimit në fund të qershorit në Kinë

Published

on

Vivo ka konfirmuar se do të zbulojë telefonin e saj të ri të palosshëm, X Fold5, në Kinë më 25 qershor, me një prezantim global që pritet më 10 korrik.

Përpara premierës zyrtare, kompania ka nisur një fushatë promovuese në rrjetin social kinez Weibo, duke postuar imazhe zyrtare të pajisjes dhe videon e parë praktike, e cila tashmë po qarkullon në internet.

Telefoni pritet të vijë me ekran 8T LTPO, me rifreskim 120Hz dhe ndriçim deri në 4,500 nits.

Deri tani përflitet për një model të vetëm, ndryshe nga viti i kaluar kur kishte edhe variant Pro.

Pajisja do të ofrojë gjithashtu certifikim Zeiss Master Color dhe mbrojtje për sytë.

Continue Reading

Të kërkuara