Lajmet

Kafeja, mikja apo rivalja e një diete?

Shumë njerëz pinë kafe me shpresën se do t’i ndihmojë për të humbur peshë.

Published

on

Njerëzit zgjohen çdo mëngjes me aromën dhe shijen e kafesë së nxehtë.

Kafeja është një mënyrë e shijshme për të nisur ditën, kështu që nuk është çudi se rreth 400 miliardë filxhanë kafeje konsumohen në mbarë botën çdo vit.

Shumë njerëz pinë kafe me shpresën se do t’i ndihmojë për të humbur peshë.

Edhe pse disa kërkime sugjerojnë se kjo mund të jetë e vërtetë, ekspertët dyshojnë nëse kafeja është mik apo armik i një diete.

AgroWeb.org në bazë të të dhënave që disponon ju njeh me disa nga avantazhet dhe disavantazhet e kafesë për rënien nga pesha.

Ndikimi i kafesë në metabolizëm

Një studim i hershëm të cilit AgroWeb.org i referohet, hulumtoi për efektet e kafeinës dhe kafesë në shkallën metabolike.

Ky studim sugjeron që kafeja mund të rrisë metabolizmin dhe të ndihmojë në humbjen e peshës.

Studimi tregoi se efekti i djegies së kalorive gjatë një vakti ishte dukshëm më i madh pas pirjes së kafesë.

Studiuesit arritën në përfundimin se kafeja rrit normat metabolike si edhe aftësinë e trupit për të zbërthyer grimcat e mëdha të ushqimit në më të vogla.

Redukton dhimbjen pas stërvitjes

Sipas shkencëtarëve në Universitetin e Gjeorgjisë, pirja e një filxhani kafeje para se të filloni të ushtroheni, zvogëlon dhimbjen e muskujve gjatë stërvitjes.

Me më pak dhimbje gjatë stërvitjes, ju mund të ushtroheni më gjatë dhe më shpesh, duke rritur kaloritë që trupi juaj djeg.

Pengon gjumin e qetë

Për shkak se kafeja është një stimulues, konsumi i tepërt mund t’ju mbajë zgjuar gjatë natës.

Hulumtimet nga shkencëtarët në Universitetin e Çikagos tregojnë një lidhje midis mungesës së gjumit dhe shtimit të peshës.

Studimet tregojnë se kafeja gjithashtu mund të rrisë rezistencën e trupit ndaj leptinës dhe insulinës.

Dhe të gjithë këta faktorë mund të pengojnë përpjekjet tuaja për të kontrolluar peshën.

Konsumi i kafesë mund të shtojë nervozizmin

Konsumi i kafesë mund t’i bëjë disa njerëz të ndihen të nervozuar dhe të shqetësuar.

Dhe disa studime spekulojnë se kafeja kontribuon në shtimin e peshës thjesht sepse ju mund të hani më shumë kur jeni nervoz./AgroWeb.org

Vendi

LDK-ja mbështet zyrtarisht Bekim Sejdiun për President, u bën thirrje deputetëve për votim

Published

on

By

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur zyrtarisht të mbështesë kandidaturën e profesorit Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë, në përputhje me procedurat statutare dhe autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë.

Përmes një deklarate për media, LDK-ja bëri të ditur se marrëveshja e miratuar politike synon përmbylljen e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit dhe parandalimin e një krize të re institucionale në vend.

Subjekti opozitar vlerësoi se përvoja e gjatë e Sejdiut në fushën e së drejtës kushtetuese dhe në diplomaci e bën atë një kandidat të dinjitetshëm që garanton ushtrim të pavarur e të paanshëm të detyrës. Kryesia e LDK-së i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin këtë propozim gjatë votimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Edhe pak vende të lira në disa programe studimi Bachelor në UBT

Published

on

By

Për të gjithë maturantët që kanë marrë pjesë në afatin e dytë të Testit të Maturës dhe synojnë një arsim cilësor me standarde ndërkombëtare, zgjedhja e tyre e drejtë është UBT. Ata kanë mundësi të zgjedhin mes disa programeve studimore ku kanë mbetur edhe pak vende të lira për vitin e ri akademik.

Si institucioni arsimor lider në rajon për inovacion dhe teknologji, UBT ofron infrastrukturën më moderne dhe laboratorët më të avancuar për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes. Përmes kurrikulave moderne të ndërtuara në bashkëpunim me universitetet më të njohura botërore, studentët përfitojnë dije praktike që u garantojnë punësim të shpejtë në tregun e punës.

Ky është shansi i fundit për të siguruar një vend në komunitetin më të madh të dijes dhe për të marrë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht. Regjistrimet po vazhdojnë në të gjitha kampuset e UBT-së, prandaj nxitoni të bëheni pjesë e suksesit dhe të ndërtoni karrierën tuaj të ëndrrave!

Continue Reading

Vendi

Skandali në BKS zgjerohet në 69 të pandehur: Ngrihen 35 prona dhe llogari bankare për dëmin mbi 1.2 milionë euro

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar zgjerimin e hetimeve lidhur me keqpërdorimet financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Me veprimet e fundit të ndërmarra më 1 shtator 2026, numri i të pandehurve ka arritur në 69 persona, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar ndaj BKS-së tashmë llogaritet mbi 1.2 milionë euro.

Hetimet janë zgjeruar ndaj 21 zyrtarëve të rinj të BKS-së, të cilët dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit në ndihmë”. Këta punonjës dyshohet se kanë mundësuar ose marrë pjesë në transferimin e mjeteve financiare pa mbulesë, në vlera nga 2,000 deri në 53,000 euro për person. Ky aktivitet i kundërligjshëm i ka shkaktuar BKS-së një dëm shtesë prej rreth 200,000 eurosh, duke iu shtuar shumës fillestare prej 1,043,000 eurosh të identifikuar në janar.

Të pandehurit janë intervistuar në Stacionin Policor në Prishtinë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në prani të drejtuesve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Paralelisht me procesin penal, me mbështetjen e Njësitit të Hetimeve të Integruara Financiare dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare, janë ndërmarrë masa për ngrirjen e pasurisë së fituar nga kjo veprimtari:

35 prona të sekuestruara: Janë ngrirë parcela kadastrale, banesa dhe garazhe që lidhen me tre të pandehurit kryesorë.

21 llogari bankare të bllokuara: Është urdhëruar ngrirja e menjëhershme e llogarive bankare të personave të dyshuar.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës konfirmuan se hetimet po vazhdojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme të keqpërdorimit dhe vënien e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Islam Selmani i artë, medalja e 7-të për Kosovën

Published

on

By

Islam Selmani ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra.

Karateisti kosovar triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke shkruar një faqe të rëndësishme për karatenë e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate në “Taranto 2026” dhe medalja e shtatë e delegacionit kosovar.

Një paraqitje fantastike e Islam Selmanit, i cili tashmë është kampion i Lojërave Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara