Shëndet

Kafeina kundër migrenës, sa funksionon dhe çfarë duhet të dini?

Published

on

Kafeina, e cila gjendet natyrshëm në kafe, çaj dhe disa medikamente, njihet gjerësisht për efektin e saj stimulues.

Megjithatë, pak njerëz e dinë se ajo mund të ndihmojë edhe në lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

Studimet tregojnë se kafeina zvogëlon dhimbjen e kokës duke ngushtuar enët e gjakut në tru duke rritur efektin e analgjezikëve si paracetamoli dhe aspirina. Konsumimi i një sasie të moderuar, 100–150 mg, që i korrespondon një filxhani kafe mund të jetë i dobishëm veçanërisht në dhimbjet e tensionit ose në fazat e para të migrenës.

Kafeina duhet përdorur me kujdes. Marrja e tepërt shkakton dhimbje koke, sidomos si pasojë e varësisë ose e ndërprerjes së papritur.

Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë personat që vuajnë nga migrena të vëzhgojnë reagimin e trupit të tyre ndaj kafeinës dhe ta përdorin atë në mënyrë të kontrolluar. Efekti i saj është më i fortë kur kombinohet me qetësues, por gjithmonë nën këshillimin e mjekut ose farmacistit.

Për të parandaluar dhimbjet e kokës, krahas konsumit të kujdesshëm të kafeinës, është e rëndësishme të ruani gjumin, hidratimin dhe një dietë të shëndetshme. Nëse dhimbjet janë të shpeshta, kërkoni patjetër ndihmë mjekësore për trajtim të duhur. /A.Z/UBT News/

 

 

Shëndet

Debat në SHBA! Ekspertët heqin rekomandimin e hershëm për vaksinën e hepatitit B

Published

on

Një panel amerikan i këshilltarëve për vaksinat (ACIP) ka votuar për t’i dhënë fund rekomandimit që të gjithë të sapolindurit të marrin menjëherë vaksinën kundër hepatitit B, nëse nëna është negative për këtë virus.

Tani, vaksinimi do të vendoset rast pas rasti.

Vendimi vjen pasi sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., zëvendësoi anëtarët e panelit me persona më kritik ndaj vaksinave.

Ekspertët paralajmërojnë se ky ndryshim mund të rrisë hezitimin ndaj vaksinimit dhe rasteve të infeksionit.

Disa anëtarë kundërshtuan propozimin që fëmijët të mos e marrin vaksinën para moshës dy muajsh.

Sidoqoftë, paneli vijon të rekomandojë vaksinim të menjëhershëm për foshnjat e lindura nga nëna që janë pozitive për hepatitin B. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Zgjohesh me kafe? Shëndeti yt thotë “ndalo!”

Published

on

Shqiptarët konsumojnë shumë kafe dhe një person pi mesatarisht 3.1 kg në vit.

Megjithëse zakonisht pihet në mëngjes, shumë njerëz e pijnë me stomak bosh – gjë që ekspertët e konsiderojnë të dëmshme.

Kafeja e konsumuar pa ngrënë rrit prodhimin e acidit në stomak, çka mund të shkaktojë irritim të mukozës, fryrje, inflamacion të zorrëve dhe probleme me tretjen.

Ajo rrit gjithashtu nivelin e kortizolit, duke e vënë trupin në stres dhe duke e bërë më të vështirë kthimin në gjendje normale.

Sipas ekspertëve, koha më e mirë për të pirë kafe është rreth një orë pas zgjimit, pasi të jetë konsumuar pak ushqim.

Nëse dikush e pi domosdoshmërisht me stomak bosh, rekomandohet të shtojë pak qumësht ose ta shoqërojë me një biskotë për të ulur efektet negative. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kujdes! Ja shenjat që tregojnë se po e teproni me karbohidrate

Published

on

Karbohidratet janë një nga burimet kryesore të energjisë për trupin.

Edhe pse disa njerëz përpiqen t’i eliminojnë plotësisht nga dieta, ato mbeten thelbësore për funksionimin e duhur të organizmit.

Çelësi qëndron në zgjedhjen e burimeve të cilësisë dhe konsumimin në mënyrë të moderuar.

Burime të shëndetshme të karbohidrateve

Karbohidratet komplekse, si tërshëra, drithërat e plota, patatet dhe bishtajoret, ofrojnë energji të qëndrueshme, ndihmojnë në ndjesinë e ngopjes dhe mbështesin shëndetin e sistemit tretës. Ekuilibri është kyç – asnjë ushqim nuk duhet konsumuar në tepri.

Simptomat e konsumit të tepërt të karbohidrateve

Fryrje: Konsumi i tepruar, veçanërisht i karbohidrateve të rafinuara si buka e bardhë, makaronat dhe ëmbëlsirat, ngadalësojnë tretjen e shkaktojnë ndjesi fryrjeje.

Shtim në peshë: Ushqimet me karbohidrat shoqërohen me yndyrna shtesë, gjë që rrit marrjen e kalorive e çon në shtim në peshë, edhe kur zgjidhen burime relativisht të shëndetshme.

Shfaqja e akneve: Marrja e tepërt e sheqerit dhe karbohidrateve ndikon në lëkurë e rrit shfaqjen e akneve, veçanërisht në pjesën e poshtme të fytyrës. Reduktimi i këtyre ushqimeve mund të përmirësojë gjendjen e lëkurës.

Probleme me gjumin: Konsumi i lartë i karbohidrateve në mbrëmje mund ta bëjë më të vështirë të biesh në gjumë, pasi trupi fokusohet në përpunimin e sheqerit në vend që të përgatitet për pushim.

Lodhje e vazhdueshme: Sasi të mëdha karbohidratesh shkaktojnë rritje të papritur të sheqerit në gjak, pasuar nga rënie e shpejtë, gjë që mund të çojë në lodhje, dhimbje koke dhe ndjenjën e “mjegullës në tru”.

Kombinimi i karbohidrateve me proteina dhe yndyrna të shëndetshme ndihmon në ruajtjen e energjisë së qëndrueshme gjatë ditës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Shkenca paralajmëron: Gripi mund të sjellë komplikacione serioze

Published

on

Një grip rrit për gjashtë herë më shumë gjasat tek njerëzit të vuajnë nga një atak në zemër apo ndonjë goditje në tru brenda tre ditësh pas një infeksioni.

Kështu thotë një studim i ri në Londër, ndërsa thekson se virusi rrit ndjeshëm rrezikun e një sulmi në zemër për një javë dhe goditje për një muaj pas infektimit.

Vuajtja nga një infeksion respirator, i cili gjithashtu mund të përfshijë pneumoni, shkakton inflamacion, i cili mund të çojë në mpiksjen e gjakut dhe ngjarjet e mëvonshme kardiovaskulare.

Hulumtuesit besojnë se gjetjet e tyre theksojnë rëndësinë e vaksinimit kundër gripit dhe pneumonisë, veçanërisht në mesin e njerëzve të prekshëm, të tillë si të moshuarit apo ata me probleme zemre të mëparshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara