Lajmet

Kafe e ftohtë apo e nxehtë, cila është më e shëndetshme dhe pse?

Published

on

Pirja e kafesë është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë për miliona njerëz, një zakon që nuk ofron vetëm energji, por edhe përfitime të shumta për shëndetin dhe mirëqenien mendore

Kafeja nxit ndjenjat e mirësisë, miqësisë e lumturisë, duke përmirësuar disponimin tuaj. Por përtej aspektit emocional, është një burim i pasur i vitaminave B dhe K, riboflavinës, si dhe përmban rreth një mijë përbërës bimore bioaktivë, shumë prej të cilëve kanë efekte antiinflamatore dhe mbrojtëse për organizmin.

Antioksidantët dhe dallimet mes kafesë së nxehtë dhe të ftohtë

Një studim i publikuar në Scientific Reports zbuloi se kafeja e nxehtë përmban më shumë antioksidantë krahasuar me atë të ftohtën, që e bën më efektive në luftën kundër radikaleve të lira dhe plakjes qelizore. Antioksidantët janë përbërës të rëndësishëm që kontribuojnë në mbrojtjen e zemrës, forcimin e sistemit imunitar dhe përmirësimin e funksioneve kognitive. Kafeja e ftohtë, ka aciditet më të ulët dhe një shije më të butë, duke e bërë të përshtatshme për ata që vuajnë nga ndjeshmëri në stomak ose refluks gastrik.

Pavarësisht temperaturës, vlera e pH-së së të dyja formave është e ngjashme, duke luhatur nga 4.85 në 5.13, por përthithja dhe reagimi i trupit ndryshojnë.

Cilën të zgjedhim? Varet nga trupi, preferenca dhe koha e ditës

▪ Për më shumë përfitime shëndetësore dhe antioksidantë: zgjidhni kafenë e nxehtë.

▪ Për ata me stomak të ndjeshëm ose që duan një alternativë më të butë gjatë ditës së nxehtë: kafe e ftohtë është më e lehtë për tretje.

▪ Në mëngjes, një kafe e nxehtë mund të nxisë qarkullimin dhe të zgjojë sistemin nervor.

▪ Në pasdite, kafeja e ftohtë mund të jetë më freskuese dhe më e lehtë për trupin.

Në fund të ditës, të dyja llojet ofrojnë përfitime të vlefshme, dhe zgjedhja më e mirë është ajo që i përshtatet trupit e mënyrës suaj të jetesës.

Çelësi është gjithmonë: konsumi i moderuar.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara