

Shëndeti
Kafe apo çaj, cili më i mirë?
Published
4 months agoon
Si çaji edhe kafja zënë një vend të rëndësishëm në dietën ushqimore të gjithsecilit. Por, cila është më e shëndetshme?
Ja disa fakte për të dyja:
Çaji – I pasur me antioksidantë. Njërëzit që e pinë kanë rrezik më të vogël për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, çaji është i njohur për ndikimin pozitiv në shëndetin e trurit. Një studim, ka gjetur se njerëzit që pinin më shumë se dy gota çaji të gjelbër në ditë kishin mundësi më të ulët për të humbur kujtesën në moshë të re, në krahasim me njerëzit që pinin më pak se tre gota çaji në javë.
Pirja është i lidhur me antiplakjen, qelizat e personave që pinë çaj rregullisht, kanë moshë mëtë re biologjike, krahasuar me ata që nuk pinë.
Kafeja – Ata që pinë 35 filxhanë kafe në ditë, kanë më pak gjasa të vdesin para kohe krahasuar me ata që pinë pak. Kafja është burim i pasur me antioksidantë, konsumi i rregullt i saj ka qenë i lidhur me mbrojtjen kundër diabetit tip 2, parkinsonit dhe disa lloje të kancerit.
Substancat natyrore që ndodhen në kafe pa filtër (që do të thotë e zierë a ekspres) ndikojnë në rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak. Dëmet që sjell kafja janë të lidhura me kafeinën, e cila është më e lartë se në çaj.
Nëse keni tension të lartë, duhet të kufizoni konsumimin e kafeinës pasi mund të keni probleme me presionin e gjakut, dy ose më shumë filxhanë kafe në ditë rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. /UBT News/
Shëndeti
Çka i ndodh trupit nëse pini ujë më shumë sesa duhet
Published
47 minutes agoon
June 18, 2025
Uji është thelbësor për çdo qelizë të trupit të njeriut, por sasia e tepërt shkakton hidratim të tepërt, gjendje që mund të bëhet serioze
Sa ujë duhet të pirë në ditë?
Nuk ka formulë të saktë për të gjithë. Sipas ekspertëve, nëse pini ujë kur keni etje dhe urina është me ngjyrë të verdhë të çelët, jeni në nivel të mirë hidratimi.
Një udhëzim i përgjithshëm është tetë gota ujë në ditë, por kjo sasi ndryshon sipas aktivitetit fizik, klimës, shëndetit, shtatzënisë ose gjidhënies.
Çfarë ndodh kur pini shumë ujë?
Kur pini sasi të mëdha uji shpejt, kaloni në një gjendje që quhet mbihidratim i lehtë në intoksikim ujor, ose helmim nga uji. Kjo ndodh kur uji hyn me tepricë në qeliza, duke i bërë të fryhen. Kur qelizat e trurit fryhen, përjetoni përgjumje, dhimbje koke, presion të lartë të gjakut ose rrahje të ngadalta të zemrës.
Natriumi, elektrolit i rëndësishëm që ruan ekuilibrin e lëngjeve në trup, bie kur pini shumë ujë, duke shkaktuar një gjendje të rrezikshme të quajtur hiponatremi. Në raste të rënda, kjo mund të çojë në konvulsione, komë ose vdekje.
A ka pasur raste vdekjesh nga pirja e tepërt e ujit?
Rastet më të zakonshme ndodhin në situata ekstreme si gara për pirjen e ujit ose pas një nate që kalohet duke festuar e kërcyer ndërkohë që njeriu djersin e konsumon drogën e quajtur ekstazi.
Kush rrezikohet më shumë?
Gjatë ushtrimeve ekstreme: si maratonat, ku njerëzit pinë shumë ujë nga frika e dehidrimit, në sëmundje; si ato të zemrës, sëmundjet e veshkave, cirroza e mëlçisë, diabeti me sheqer shumë të lartë dhe probleme hormonale si SIADH dhe sëmundja Addison.
Shenjat që tregojnë se po konsumoni ujë së tepërmi:
Urinë e tejdukshme
Shkoni shpesh në tualet (më shumë se 8-10 herë në ditë)
Të përziera, të vjella, diarre
Dhimbje koke pulsuese që nuk kalon
Konfuzion dhe mjegull në tru
Fryrje ose zbardhje e duarve, këmbëve dhe buzëve
Dobësi dhe ngërçe muskulore
Lodhje ekstreme
Po te foshnjat?
Nuk kanë nevojë për ujë shtesë gjatë muajve të parë të jetës, përveç qumështit të gjirit ose formulës. Pirja e tepërt e ujit shkakton irritim, temperaturë të ulët trupore, fryrje të fytyrës, konvulsione dhe urie të tejdukshme. Nëse dyshoni për intoksikim ujor te një foshnjë, duhet të kontaktoni menjëherë mjekun.
Sa ujë duhet pirë?
Gratë nga 19 deri në 30 vjeç, duhet të pinë rreth 2.7 litra ujë në ditë;
Burrat nga 19 deri në 30 vjeç duhet të pinë rreth 3.7 litra ujë në ditë;
Nëse jeni aktiv ose jetoni në klimë të nxehtë, mund të keni nevojë për më shumë ujë;
Sipas WebMD , në këto kushte gratë mund të pinë 3 shishe uji nga 1 litër në ditë dhe burrat mund të pinë 4 shishe uji nga 1 litër në ditë.
Rreth 2 litra ujë nuk është e mjaftueshme për shumicën e njerëzve, sidomos nëse kanë shenja të dehidrimit si etja, urina e errët, marramendja, lodhja, goja e thatë dhe sytë e lodhur.
Shëndeti
Cila jep më shumë përfitime: Veza e zier apo e skuqur?
Published
21 hours agoon
June 17, 2025
Vezët e ziera janë një nga opsionet më të shëndetshme për të nisur ditën. Ato janë të ulëta në kalori e të pasura me proteina, duke ofruar një kombinim të shkëlqyer ushqyes për organizmin.
Çfarë përmban një vezë e zier?
Një vezë e madhe e zier fort ka rreth 72 kalori, 5 gramë yndyrë (nga të cilat rreth 1.5 gramë janë yndyrna të ngopura) dhe 6 deri në 7 gramë proteina. E verdha është veçanërisht e pasur me vitamina dhe minerale si vitamina A, vitaminat B, riboflavina, folati, hekuri dhe zinku, sipas Jeremy O’Neal, dietolog dhe specialist i çertifikuar për menaxhimin e peshës.
Vezët janë një nga burimet më të mira të kolinës, mineral thelbësor gjatë shtatzënisë, i cili ndihmon në prodhimin e acetilkolinës. Sipas Dr. Amar Dave, kolina është e lidhur me përmirësimin e funksioneve njohëse, sidomos te të moshuarit.
Rëndësia e proteinës në vezë
Një vezë e zier siguron sasi të konsiderueshme proteinash, nuk është e mjaftueshme për të mbuluar nevojat. Sasia e nevojshme e proteinave ndryshon sipas peshës trupore dhe nivelit të aktivitetit fizik. Rekomandohet të konsumohet 0.8 gramë proteina për çdo kilogram të peshës trupore në ditë, më shumë për ata që ushtrojnë rregullisht apo janë shtatzënë.
Sa vezë të ziera mund të konsumoni në ditë?
Shumica e njerëzve mund të hanë dy deri tre vezë të ziera në ditë, në kuadër të një diete të ekuilibruar. Dr. Dave sugjeron të alternohen burimet e proteinës – duke përfshirë mishin e ligët, shpendët dhe vezët, por edhe alternativa bimore si tërshëra, bishtajore, thjerrëza, fara dhe tofu.
Po kolesteroli?
Shqetësimi për kolesterolin lidhet me të verdhën e vezës, që përmban 200 mg kolesterol. Nuk ka prova që lidhin konsumimin e kolesterolit nga ushqimi me rritjen e kolesterolit në gjak. Një rishikim i vitit 2022 i botuar në revistën Nutrients thekson se lidhja mes kolesterolit ushqimor dhe atij në gjak nuk është e qartë dhe mbetet temë diskutimi.
Ekspertët sugjerojnë të përqendroheni më shumë te kontrolli i marrjes së yndyrnave të ngopura dhe stili i përgjithshëm i të ushqyerit sesa te konsumimi i vetë vezëve. Nëse ushqeheni shëndetshëm, me shumë perime, fibra, pak ushqime të përpunuara dhe burime të pasura proteinash, vezët e ziera mund të jenë pjesë e rregullt e dietës suaj.
Për çdo paqartësi apo shqetësim shëndetësor, është mirë të konsultoheni me mjekun.

Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e ditëve më të nxehta të verës, shumë prej nesh i drejtohen kondicionerëve për të krijuar një ambient më të freskët dhe të rehatshëm brenda shtëpisë apo zyrës.
Porm shpesh lind pyetja: cila është temperatura ideale të ndiheni mirë, të kurseni energji dhe të mos rrezikoni shëndetin?
Sipas ekspertëve të klimës dhe shëndetit, temperatura optimale për kondicionerin gjatë ditëve të nxehta është 24-26°C gjatë ditës dhe rreth 25-27°C gjatë natës.
Kjo temperaturë ndihmon trupin të përshtatet me ambientin, shmang goditjen termike e mbron nga ndryshimet e befta të temperaturës që mund të ndikojnë në sistemin respirator apo të shkaktojnë dhimbje koke dhe lodhje.
Një tjetër arsye për të mbajtur një temperaturë të moderuar është kursimi i energjisë elektrike. Sa më i ulët të jetë temperatura e vendosur në kondicioner, aq më shumë punon pajisja dhe aq më i lartë bëhet fatura mujore.
Një ndryshim prej vetëm një grade mund të sjellë deri në 5-7% më shumë konsum energjie.
Gjithashtu, është e rëndësishme të mos qëndroni direkt përballë rrymës së ftohtë të ajrit dhe të kontrolloni rregullisht filtrat e kondicionerit për të shmangur shpërndarjen e mikrobeve apo alergeneve në ajër.
Për një verë më të shëndetshme, mos e teproni me ftohjen. Freskia e tepërt bëhet po aq e dëmshme sa nxehtësia, gjithçka ka të bëjë me balancën, mos harroni të pini ujë, të vishni rroba të lehta dhe të qëndroni në ambiente të ajrosura mirë.
Shëndeti
Kajsitë që pastrojnë gjakun, forcojnë zemrën dhe ndihmojnë mëlçinë
Published
22 hours agoon
June 17, 2025
Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave, kajsia renditet edhe si një pemë kuruese.
Në mjekësinë popullore përdoren frutat e kajsisë, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese.
Frutat e kajsisë përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu.
Fruti e freskët ka vlerë të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, Vitaminë B1, B2, PP, C etj.
Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri 60 për qind. Thelpinjtë janë të pasur me albumina deri 28 për qind dhe me vajra deri 55 për qind.
Frutat e kajsisë janë të shijshme, aromatike e pëlqehen nga të gjithë, uajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut.
Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit, kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë, bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës.
Për këtë qëllim ato piqen dhe hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.

Ademi e konfirmon: Foda nuk largohet!

Çka i ndodh trupit nëse pini ujë më shumë sesa duhet

Daku e pret prezantimin tek Zeniti, rroga e tij do të jetë e hatashme për një lojtar shqiptar

Beyoncé vendos standarde të reja në skenën botërore

Will Smith rrëfen periudhën e vështirë pas shuplakës në “Oscar”

Merz: Optimist se SHBA do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë

Pa deklaratë për media, Bislimi përfundon intervistimin në rastin Peci

Kievi shpall 18 qershorin ditë zie për të vrarët në sulmin rus

Khamenei kërcënon: Asnjë mëshirë ndaj sundimtarëve të Izraelit
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT2 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 weeks ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore