Lajmet

Kadriu: Krejt operatorët për tregtimin e energjisë janë të licencuar, përveç në veri që ka ilegalë

Kështu tha në Komisionin Hetimor Parlamentar ish-ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KOSTT.

Published

on

Në Kosovë të gjitha kompanitë për tregtimin e energjisë elektrike janë të licencuara, përveç në veri të vendit ku ende ka operatorë që veprojnë ilegalisht.

Kështu tha gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, ish-ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të kompanisë publike KOSTT, Kadri Kadriu.

Ai fillimisht theksoi se kompanitë për tregtimin e energjisë elektrike që operojnë brenda Kosovës, veprojnë sipas rregullativës institucionale e shtetërore.

“Duhem me sqaruar këtu, se në tregun e brendshëm të Kosovës nuk ka palë që operon pa licencë. Kjo ka ndodhë edhe më parë dhe tash. Ju po flisni për tregtim ndërkufitar, por ne kemi vepruar sipas interpretimit juridik që ka qenë në atë kohë, dhe pas ndërmarrjes së interpretimit juridik, ne kemi ndërprerë këtë aktivitet. Është më rëndësi të theksohet se parimi ose fryma e ligjit të Kosovës është i bazuar në direktivat e BE-së. Këto direktiva e njohin licencën e palëve në cilin do vend të komitetit të energjisë”, theksoi Kadriu.

Por, deputeti nga AAK-ja Pal Lekaj tha se ka informacione që ka kompani në Kosovë që operojnë ilegalisht. Për këtë ai kërkoi përgjigje nga Kadriu.

“Kemi informacione që ka operatorë në Kosovë që operojnë ilegalisht, janë dy-tre, brenda Kosovës”, thotë Lekaj.

Pas kësaj, Kadriu pranoi se brenda territorit të Kosovës, vetëm në veri ka operatorë ilegalë.

“Brenda në Kosovë, nuk besoj që ka, krejt operatorët janë të licencuar. Në tregun e brendshëm të Kosovës nuk ka operator, përveç, e dimë operatorët ilegalë ku janë, në veri, ata janë tjetër muhabet. Aty…”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i komisionit, Driton Selmanaj ka pyetur Kadriun se a ka të drejtë KESCO të ndalojë importin e energjisë për shkak të çmimit të lartë.

“Në statusin e furnizuesit universal, të cilin e ka KEDS dhe KESCO, a kanë të drejtë ata që të veprojnë në mënyrë jo të mirë në kuptimin, që ta njoftojnë KOSTT-in, dhe të thonë, kështu: ‘Ne prej nesër nuk importojmë energji më, çmimi është shtrenjtë jashtë, krejt furnizimin kemi me bërë në bazë të kapaciteteve vendore gjeneruese. Pra, a kanë të drejtë ta bëjnë këtë në bazë të kontratës dhe licencës që ata kanë?’, ka pyetur Selmanaj.

Për këtë ish-kryeshefi i KOSTT-, Kadriu tha se pikërisht për shkak të çmimit të lartë që nuk ka importuar KESCO rrymë, janë shkaktuar devijimet.

Kadriu tha se kjo është përgjegjësi e ZRRE-së sa i përket mos importit të rrymës për shkak të çmimit të lartë nga KESCO.

“Më shumë kjo i përket Zyrës së Rregullatorit, mendoj se çka do të flas unë, mundem me dhënë informacione që s’janë adekuate. Është e vërtetë se kjo na shkakton telashe operative. Por, në aspektin e të drejtave dhe detyrimeve, ndoshta është më mirë me pyet ZRRE-në, sepse ata kanë obligim t’i monitorojnë shkeljet e palëve ndaj licencave. Gjatë muajit dhjetor ata (KESCO) kanë informuar që për shkak të aspekteve financiare nuk kanë me mundur të importojnë krejt energjinë. Dhe, devijimi ka ndodhur për shkak se nuk e kanë importuar krejt energjinë”, theksoi Kadriu.

Rritja e konsumit ka qenë mbi 10 përqind në dimrin e kaluar, derisa tha se kanë bërë maksimumin e mundshëm që këtë krizë energjetike ta menaxhojnë sa më mirë dhe teknikisht të mos shkaktohen probleme në sistem.

Lajmet

MINTI publikon çmimet e reja të derivateve, nafta bie për 2 cent

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 17 qershor 2026.

Sipas vendimit të MINTI-t, çmimi i naftës sot është 1.47 euro për litër, që paraqet një ulje prej 2 centësh në krahasim me ditën e martë.

Çmimi i benzinës mbetet 1.39 euro për litër, pa ndryshime, ndërsa gazi vazhdon të kushtojë 0.67 euro për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi çdo ditë në ora 10:00 dhe vlejnë për 24 orë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Genc Demjaha, ligjëroi në Simpoziumin e III-të të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Austri

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Genc Demjaha, ishte një nga ligjëruesit e Simpoziumit të III-të të organizuar nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri (SHMSHA), në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Krahinës së Steiermarkut (Ärztekammer Steiermark), ngjarje e mbajtur në Graz të Austrisë.

Në kuadër të programit shkencor të simpoziumit, profesori Demjaha mbajti ligjëratën me temën “Parimet e Sigurisë së Pacientit në Sistemin Shëndetësor”, ku trajtoi aspektet themelore të sigurisë së pacientit dhe rëndësinë e zbatimit të standardeve bashkëkohore në kujdesin shëndetësor.

Gjatë prezantimit, ai vuri theks të veçantë në menaxhimin e rreziqeve klinike, promovimin e kulturës së sigurisë në institucionet shëndetësore, si dhe në përgjegjësinë profesionale për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të sigurta për pacientët. Ligjërata nxiti diskutime të rëndësishme ndërmjet pjesëmarrësve dhe kontribuoi në shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e sigurisë së pacientit.

Simpoziumi mblodhi mjekë, stomatologë, studiues dhe profesionistë të shëndetësisë nga Austria, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera evropiane, duke shërbyer si platformë për prezantimin e arritjeve shkencore, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në sektorin e shëndetësisë.

Organizimi i këtij simpoziumi, për herë të parë në bashkëpunim të ngushtë me Ärztekammer Steiermark, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt thellimit të lidhjeve profesionale dhe institucionale ndërmjet komunitetit mjekësor shqiptar dhe institucioneve shëndetësore austriake.

Pjesëmarrja dhe kontributi i profesorit Genc Demjaha në këtë ngjarje prestigjioze dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm të stafit akademik të UBT-së në promovimin e dijes, shkëmbimin e ekspertizës dhe avancimin e praktikave profesionale në nivel ndërkombëtar.

Continue Reading

Lajmet

Aksident me pasoja fatale në rrugën Carralevë-Komoran, vdes një i mitur

Published

on

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën Carralevë-Komoran, ku një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.

Sipas mediave dhe konfirmimit të Policisë së Kosovës, në aksident ka qenë i përfshirë një automjet.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se ngasësi i automjetit nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Sipas saj, viktima është një mashkull i mitur.

Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës, gjatë katër muajve të parë të vitit 2026 janë regjistruar 22 aksidente fatale, ku kanë humbur jetën 23 persona.

Po ashtu, sipas raportit vjetor të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar rreth 100 aksidente me fatalitet, me gjithsej 111 viktima, duke shënuar rritje krahasuar me vitin 2024.

Rasti i fundit po hetohet nga njësitet kompetente të trafikut rajonal.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bebe Rexha shënon sukses global me albumin “Dirty Blonde”

Published

on

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po korr sukses të madh me albumin e saj më të ri “Dirty Blonde”, i cili ka debutuar si një nga më të dëgjuarit në Spotify në nivel global.

Sipas të dhënave të publikuara nga Spotify, albumi është renditur në vendin e tretë në listën e albumeve debutuese më të dëgjuara në botë për periudhën 12–14 qershor, duke konfirmuar rikthimin e fuqishëm të artistes në skenën ndërkombëtare.

Albumi ka pasur performancë të mirë edhe në SHBA, ku është renditur në top 10, duke treguar interes të madh të publikut për projektin e saj të ri muzikor.

“Dirty Blonde” është albumi i katërt në karrierën e Bebe Rexhës dhe i pari si artiste e pavarur, pas ndarjes nga labeli i mëparshëm në vitin 2025.

Albumi përmban 13 këngë, mes tyre edhe bashkëpunime me emra të njohur si Faithless në këngën “New Religion” dhe David Guetta në “Sad Girls”, të cilat po marrin vëmendje të madhe në platformat muzikore.

Me këtë sukses, Bebe Rexha vazhdon të forcojë pozicionin e saj si një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës pop ndërkombëtare.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara