Lajmet

Kadrijaj: Rishikimi i buxhetit është bërë sipas preferencave politike të LVV-së

Published

on

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka thënë se rishikimi i buxhetit është bërë sipas preferencave politike të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo madje kërkoi edhe më shumë mbështetje financiare për sektorin e kulturës dhe sportit.

Ndërsa, lidhur me deklarimin e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu se ujësjellës “Hidrodrini” në Deçan nuk ka leje ujore, Kadrijaj tha se ka siguruar një vendim që e thotë të kundërtën.

“Reagimi i qeverisë ka qenë i vonshëm dhe nga kritika që kanë bërë deputetët qoftë të partive të ndryshme ministri, Liburn Aliu doli me deklarata të pabaza që Deçani për këtë ujësjellës nuk ka pasur leje ujore, kjo nuk qëndron zotëri ministër unë e kam një vendim ku komunës së Deçanit iu ka lejuar dhe ka marr aprovim për këtë ujësjellës[…]Në buxhetin e aprovuar keni bërë një buxhet politik dhe e keni shpërndarë sepse tash jemi në zgjedhje lokale dhe e keni shpërndarë sipas preferencave politike të LVV-së. Nëse e bëjmë një krahasim të buxhetit të një viti të parë dhe tash dhe nëse i shohim amendamentet zotëri Hekuran tash që është ministër të gjitha amendamentet që ka qenë kryetar i Komisionit janë aprovuara dhe kjo është e padrejtë, në mandatin e kaluar shihni sa amendamentet e partisë opozitare janë aprovuar shumica ndërsa tani të gjitha amendamentet e bëra nga opozita nuk janë aprovuar asnjë kjo nuk është e drejtë buxheti është i Republikës së Kosovës dhe duhet të shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme”, tha ajo.

Bota

600 zyrtarë izraelitë i kërkojnë Trumpit t’i japë fund luftës në Gaza

Published

on

Një grup prej rreth 600 zyrtarësh izraelitë të sigurisë, që kanë dalë në pension, përfshirë ish-krerë të agjencive të shërbimit sekret, i kanë shkruar presidentit të SHBA-së Donald Trump për të ushtruar presion mbi Izraelin që të përfundojë menjëherë luftën në Gaza, shkruan BBC.

“Është bindja jonë profesionale se Hamasi nuk përbën më një kërcënim strategjik për Izraelin”, theksuan zyrtarët.

“Besueshmëria juaj me shumicën dërrmuese të izraelitëve rrit aftësinë tuaj për të drejtuar kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe qeverinë e tij në drejtimin e duhur: për t’i dhënë fund luftës, për të kthyer pengjet dhe për t’i dhënë fund vuajtjeve”, shkruanin ata.

Apeli i tyre vjen në një kohë kur thuhet se Netanyahu po shtyn përpara zgjerimin e operacioneve ushtarake në Gaza, ndërsa bisedimet indirekte për armëpushim me Hamasin kanë ngecur.

Mundësia e një përshkallëzimi të ri në Gaza mund të zemërojë më tej aleatët e Izraelit, të cilët kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm, ndërsa raportet për palestinezë që vdesin nga uria ose kequshqyerja po tronditin botën.

Grupi kryesor që mbështet familjet e pengjeve dënoi idenë e një ofensive të re ushtarake, duke deklaruar se “Netanyahu po e çon Izraelin dhe pengjet drejt shkatërrimit”.

Ky qëndrim u shpreh në mënyrë të qartë në letrën drejtuar Trump nga ish-shefi i Mossadit, Tamir Pardo, ish-shefi i Shin Bet, Ami Ayalon, ish-kryeministri Ehud Barak dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Moshe Yaalon.

“Në fillim, kjo luftë ishte një luftë e drejtë, një luftë mbrojtëse, por kur arritëm të gjitha objektivat ushtarake, kjo luftë pushoi së qeni një luftë e drejtë”, thekson Ayalon.

“Ndalo luftën në Gaza! Në emër të CIS, grupit më të madh të Izraelit të ish-gjeneralëve të IDF-së dhe ekuivalentëve nga Mossadi, Shin Bet, ju nxisim të përfundoni luftën në Gaza. Ju e bëtë në Liban. Është koha ta bëjmë edhe në Gaza”, i shkruan ata presidentit të SHBA-së.

Izraeli përballet me një izolim ndërkombëtar në rritje, ndërsa shkatërrimi i përhapur në Gaza dhe vuajtjet e palestinezëve shkaktojnë zemërim.

Sondazhet në të gjithë botën sugjerojnë se opinioni publik është gjithnjë e më negativ ndaj Izraelit, duke ushtruar presion mbi udhëheqësit perëndimorë për të vepruar.

Continue Reading

Aktualitet

Këshilli Prokurorial mban takim të jashtëzakonshëm, shfuqizon dy vendime

Published

on

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm, për të shqyrtuar çështje urgjente në dritën e një vendimi të Gjykatës Supreme.

Pas shqyrtimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme, që ka të bëjë me shfuqizimin e rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin e Komisionit për Koordinim dhe Luftimin e Krimit Ekonomik (KKLKE), Këshilli ka shfuqizuar këto dy vendime:

1.Vendimin për miratimin e rregullores Nr.04/2025, e cila kishte të bënte me ndryshimet dhe plotësimet në funksionimin e KKLKE-së

2. Vendimin për miratimin e kërkesës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Kujtim Munishi, për pajisje me veturë zyrtare.

Continue Reading

Aktualitet

​Kamberi dorëzon kallëzim penal ndaj Ana Brnabiq

Published

on

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, së bashku me Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, kanë dorëzuar një kallëzim penal kundër kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, për veprën penale të “nxitjes së urrejtjes etnike, fetare dhe racore”,.

Ky veprim vjen pas një deklarate të Brnabiq gjatë një konference për shtyp më 30 korrik 2025, ku ajo tha: “Dhe dëgjuam thirrjen Allahu Ekber dhe gjëra të tjera të neveritshme”, duke iu referuar protestave në Novi Pazar. Sipas Kamberit, kjo deklaratë nuk është lapsus, por stigmatizim i qartë ndaj fesë islame dhe komuniteteve myslimane, përfshirë shqiptarët.

“Gjuha e urrejtjes nuk është vetëm çështje morali apo politike, ajo është çështje ligjshmërie dhe drejtësie,” theksoi Kamberi në reagimin e tij publik.

Ai shtoi se në një shtet që pretendon të ecë drejt integrimeve evropiane, nuk mund të tolerohen deklarata që nxisin frikë, ndasi dhe urrejtje.

Deputetët kërkojnë që prokuroria të hetojë Brnabiq sipas nenit 317 të Kodit Penal të Serbisë, që ndalon nxitjen e urrejtjes mbi baza kombëtare, racore dhe fetare.

“Ky veprim nuk është hakmarrje politike dhe as sensacionalizëm. Është një thirrje për drejtësi dhe për vendosjen e një precedenti që askush, pavarësisht pozitës, nuk është mbi ligjin,” deklaroi Kamberi.

Ai përfundoi se drejtësia nuk është privilegj i shumicës, por mburoja e të drejtave të secilit qytetar.

Continue Reading

Aktualitet

​Mbyllet një klinikë në veri, mangësi dhe rrezik për pacientët

Published

on

Drejtoria e Inspektoratit Komunal në Mitrovicën Veriore, në bashkëpunim me Inspektoratin Sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë, ka ndërmarrë masa ndaj një klinike private me licencë, duke e mbyllur përkohësisht atë pas një inspektimi të detajuar në terren.

Gjatë kontrollit, janë identifikuar dhe larguar rreth 30 produkte mjekësore me afat të skaduar, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e pacientëve.

Po ashtu, janë konstatuar parregullsi në sistemin e ventilimit, si dhe mospërputhje në dokumentacion, përfshirë mungesën e noterizimit të disa dokumenteve të rëndësishme, gjë që përbën shkelje të standardeve profesionale dhe ligjore.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nesër do të dalin në terren edhe Inspektorati Farmaceutik dhe ai Shëndetësor, për të kryer asgjësimin e artikujve të dyshimtë dhe për të thelluar hetimet rreth funksionimit të klinikës.

Ndërkohë, vijon procedura e rregullt administrative për marrjen e masave ndëshkuese, që përfshijnë edhe pezullimin e mundshëm të licencës, deri në përmirësimin e të gjitha mangësive të evidentuara.

Autoritetet lokale kanë theksuar se veprime të tilla janë të domosdoshme për garantimin e standardeve të sigurisë dhe cilësisë në shërbimet shëndetësore që u ofrohen qytetarëve.

Continue Reading

Të kërkuara