Lajmet

Kaçaniku: Për konsumatorët institucionet gjithmonë janë në pushim, çmimet më të larta se në BE

Ai tha se ankesat janë çdo ditë në rritje.

Published

on

Qeveria dhe ministritë po vazhdojnë të mos bëjnë asgjë për qytetarët konsumatorë, madje po shkelin mbi dinjitetin e tyre, tha Selatin Kaçaniku nga organizata “Konsumatori” për Ekonomia Online.

Madje ai thotë se institucionet vazhdimisht janë në pushim dhe partitë politike po i përdorin qytetarët, për fitimet e tyre. Kaçaniku potencoi se çmimet në Kosovë janë shumë më të larta se në Bashkimin Evropian dhe se ankesat çdo ditë janë në rritje.

“Siç e patë Parlamenti shkoj në pushim vjetor dhe për neve qytetarët konsumator dhe familjet konsumatorë Parlamenti, Qeveria dhe ministritë janë gjithmonë në pushim vjetor, sepse 17 vite prej kur ekziston organizata Konsumatori, nuk mbaj mend asgjë konkrete që kanë bë në favor e kauzës së konsumatorit”, tha ai.

“Partitë politike jashtëligjshëm financohen nga buxheti të cilin e gjenerojmë ne, nga buxheti ynë, që ne e gjenerojmë, humbin çdo ditë nga 600 milionë sepse punësohet makineria e votimit dhe natyrisht se shumë parti politike dhe shumë partiak financohen në bazë të donacioneve dhe subvencioneve që i marrin nga bizneset e ndryshme, janë vetë bashkëpronar ose bashkëaksionar të disave prej tyre, disa i kanë formuar edhe vetë dhe në këtë mënyrë e zhvatin qytetarin konsumator dhe shkelin mbi dinjitetin e tij”.

“Qytetari konsumator qoftë i vetëm qoftë i organizuar në asociatorët e tyre asnjëherë nuk është përkrahur nga Qeveria as MINTI për të krijuar kapacitete dhe për të bërë matje të tilla dhe ne këtë mospërfillje e quajmë sabotim të kauzës së konsumatorëve, sabotim të punës së Organizatës së Konsumatorëve, ajo që shihet dhe vërehet në terren është që ankesat janë në rritje, qoftë për nga çmimet qoftë për nga cilësitë, qoftë për nga komponentët”.

 “Ankesat më të mëdha e dëshmojnë atë që ne si organizatë e kemi thënë disa herë që çmimet në republikën e Kosovës për fat të keq, janë tmerrësisht më të larta se në Bashkimin Evropian, shikuar nga aspekti i çmimit real që ka të bëjë me peshën, vëllimin, komponentët, cilësinë, sigurimin e shumë gjëra të tjera që ndikojnë në çmim de natyrisht se në këto çmime ne kemi edhe impute të tjera që nuk janë në bashkimin evropian, që janë si përshembull financimi i partive politike nga buxheti të cilin ne e gjenerojmë, financimi i klientelës partiake të financuar nga ’99-ta deri më sot në administratën publike”, shtoi ai.

Lajmet

Nis seanca plenare e Kuvendit

Published

on

Kuvendi i Kosovës ka filluar senacen plenare, raporton Ekonomia Online. Në rendin e ditës janë gjithsej shtatë pika, përfshirë përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimin e një komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe shqyrtimin e dytë të një projektligji për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.-Deklarimet jashtë rendit të ditës.-Pyetjet parlamentare.-Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.-Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.-Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Komisioni miraton projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Published

on

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar me shumicë votash Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve.

Kryetari i Komisionit, Fahrush Rexhepi, ka bërë të ditur se komisioni ka pranuar raportin nga Komisioni Funksional për Buxhet, i cili përmban 12 amendamente.

“Ne kemi marrë raportin nga Komisioni Funksional për Buxhet, ky raport ka 12 amendamente”, ka deklaruar Rexhepi, raporton EO.

Ndërkaq, shqyrtimi i fushëveprimit të Komisionit dhe i Planit të Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026 është shtyrë për mbledhjen e radhës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbytjet në Stamboll: 14-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike, mbi 2.500 raportime për motin e keq

Published

on

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Stamboll të Turqisë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë vërshimeve.

Sipas mediave turke, i mituri me inicialet M. I. shkeli në një pellg uji në parkun Çukurbostan, në lagjen Balat të distriktit Fatih. Ai u dërgua pa ndjenja në spital, por ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin me rreth 16 milionë banorë. Janë raportuar më shumë se 1.200 raste përmbytjesh, 15 rrëshqitje dheu dhe dhjetëra raste të personave të bllokuar nga uji i rrëmbyeshëm.

Shërbimet emergjente kanë pranuar gjithsej 2.518 raportime të lidhura me kushtet e këqija atmosferike.

Sipas të dhënave, reshjet kanë prekur 808 objekte banimi, 280 ambiente biznesi dhe 76 automjete. Shtëpi, dyqane, rrugë dhe nënkalime janë përmbytur, ndërsa shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në ujë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të enjte nga ora 13:00, do të vazhdojë seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, shtetase argjentinase, në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Në seancën e mbajtur të hënën, Nika është deklaruar sërish i pafajshëm për akuzën, duke thënë para trupit gjykues: “I pafajshëm 100 për qind”.

Më 19 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar Nikën me 18 vjet burgim. Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara