Lajmet

Kabul: Zhvillime dramatike në aeroport

Shumë afganë kanë frikë kthimin e regjimit të tmerrit të islamistëve si në vitet 1996 dhe 2001

Published

on

Përreth aeroportit të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul, vazhdon të mbizotërojë kaosi. Mijëra vetë dynden në territorin e aeroportit për të siguruar një vend në avionët e evakuimit.

Gjenerali i Bundeswehr-it Jens Arlt, i cili drejton misionin gjerman të evakuimit, bën fjalë për skena dramatike. „Eshtë gjithçka shumë, shumë e trazuar”, e përshkroi Arlt gjendjen në një konferencë shtypi on-line nga Kabuli. “Ju shihni sytë e dëshpëruar të shtetasve nga kombe të ndryshme, që thjeshtë përpiqen, të depërtojnë në mjediset e brendshme të aeroportit.”

Gjenerali raporton për unazat e kontrollit të islamistëve taliban përreth aeroportit dhe hyrjeve të tij, që mbahen të kontrolluara nga SHBA-ja dhe vendet e tjera. Njerëzve u duhet fillimisht të arrijnë në territorin e jashtëm të aeroportit. Po ashtu në qytet janë vendosur postblloqe.

Afghanisten, Kabul | US-Soldaten am Flughafen

Ndihmësit lokal të organizatave gjermane të ndihmës njoftojnë, se rrugët janë të bllokuara e pjesërisht të pakalueshme. Përveç kësaj ushtarët e SHBA-së nuk i lejojnë ata të kalojnë, thonë dy punonjës lokal për agjencinë e lajmeve DPA. „Ushtarët amerikanë lejojnë të kalojnë vetëm njerëzit e tyre.” Një tjetër punonjës deklaron, se është përpjekur nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 02:00 të mëngjesit për të arritur në aeroport. Një ushtar i SHBA-së i ka thënë, se duhet të vijë dikush që të verifikojë dhe të vërtetojë, se vërtetë ka punuar për gjermanët. Vazhdimisht dëgjohen të shtëna në ajër. Eshtë hedhur edhe gaz lotësjellës. Vetëm pak gazetarë të huaj ndodhen në vendngjarje, ndër ta reporterja e CNN Clarissa Ward. Ajo shprehet për një „tornado marrëzie” duke përshkruar afganët e dëshpëruar që i hedhin fëmijët e tyre përtej gardhit të aeroportit, në mënyrë që ata të jenë në siguri. Militantët talibanë ndodhen rrugëve me kamzhik dhe armë, për të mos i lejuar njerëzit të largohen.

Infografik Karte Kabul Airport EN

“Jashtë aeroportit i pret një situatë më keq se sa vdekja”

Mijëra njerëz – vendas dhe nga kombe të tjera – dynden për në mjediset e aeroportit, me shpresë të gjejnë ndonjë avion për t’u larguar nga vendi. “Kam ardhur me fëmijët e mi dhe familjen në aeroport”, thotë një burrë, që deri vonë ka punuar për një organizatë të huaj joqeveritare. Ushtarët e SHBA-së dhe talibanët kanë qëlluar. Megjithatë njerëzit përpiqen të futen në aeroport, sepse e dinë, që jashtë aeroportit i pret një situatë më keq se sa vdekja”. Edhe në ndërtesat e ambasadave në qytet, sipas dëshmitarëve okularë, janë grumbulluar njerëz. Më parë qarkullonin fjalë, se atje mund të merrnin viza për të udhëtuar jashtë vendit.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të grupit G7 kërkuan nga talibanët garanci për njerëzit që duan të largohen nga vendi si dhe për të huajt. Milicët duhet të garantojnë sigurinë për të gjithë njerëzit që duan të largohen nga vendi, deklaroi ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës në grupin e vendeve të industrializuara G7.

Me sulmin e tyre talibanët të dielën (15.08) morën faktikisht pushtetin në Hindukush. Shumë afganë kanë frikë kthimin e regjimit të tmerrit të islamistëve si në vitet 1996 dhe 2001. Gjermania, SHBA-ja dhe shtete të tjera ndërkohë po evakuojnë shtetasit e tyre dhe ndihmësit afgan të organizatave të tyre. Ushtria e SHBA-së, sipas të dhënave të veta, është e mobilizuar në aeroport me rreth 5200 ushtarë.

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje evropiane në boks

Published

on

By

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka arritur një tjetër sukses të madh ndërkombëtar duke siguruar medalje në Kampionatin Evropian të Boksit.

Në ndeshjen çerekfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku dominoi tërësisht përballjen ndaj boksieres nga Holanda, Maud van der Toorn, duke e mposhtur me rezultatin e pastër 5:0 me vendim të njëpërfshishëm të gjyqtarëve.

Me këtë fitore, boksierja kosovare ka siguruar të paktën medaljen e bronztë evropiane, ndërsa synon ngjitjen në majën e podiumit.Në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku do të përballet me garuesen që përfaqëson Serbinë, rusen Kristina Kuluhova. Kjo do të jetë një përballje e njohur për kosovaren, e cila e kishte mposhtur Kuluhovën në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

 

Continue Reading

Lajmet

Tahiri kërkon seancë urgjente të Kuvendit për vendimin e Speciales

Published

on

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar mbledhjen urgjente të Kuvendit të Kosovës, një javë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tahiri ka kritikuar mungesën e një qëndrimi institucional dhe ka kërkuar që Kuvendi të miratojë një rezolutë lidhur me vendimin e Speciales.

Ndërkohë, PDK-ja ka proceduar në Kuvend nismën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke propozuar kufizimin e mandatit të Speciales dhe monitorim ndërkombëtar të punës së saj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti takohet me kongresistin Latimer në New York, kërkon që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme amerikane

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në New York me kongresistin amerikan George Latimer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet ekonomike dhe të sigurisë, si dhe për forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Kurti ka thënë se gjatë takimit ka ritheksuar qëndrimin e tij që Kampi “Bondsteel” të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane, duke e lidhur këtë me paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon.

Në takim është diskutuar edhe për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, varrezat masive dhe nevojën për deklasifikimin e dokumenteve dhe hapjen e arkivave nga Serbia.

Kurti ka ngritur gjithashtu çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa ka përmendur edhe rastin e sulmit në Banjskë dhe nevojën, sipas tij, që Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit e tjerë të përballen me drejtësinë në Kosovë.

Kryeministri e ka përshkruar Latimerin si një zë të rëndësishëm në mbështetje të Kosovës, veçanërisht sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO. George Latimer është ndër kongresistët amerikanë që ka mbështetur rezoluta në Kongres për integrimin e Kosovës në NATO./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku takon ambasadorin britanik, diskutojnë zhvillimet politike në Kosovë

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e LDK-së ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas LDK-së, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se ambasadorin e ka njoftuar me qëndrimet e LDK-së për zhvillimet e fundit, duke theksuar përkushtimin e partisë ndaj funksionalitetit të institucioneve demokratike.

Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, si dhe ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara