Lajmet

Kabashi: Qeveria po nxjerr tema për të penguar marrëveshjen, po shihemi si pengues të dialogut

Kabashi thotë se Qeveria e Kosovës ka nxjerrë tema që pengojnë implementimin e marrëveshjes së Brukselit.

Published

on

Vizita e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Prishtinë, po shihet nga analisti politik, Bekim Kabashi si tregues i qartë i përkushtimit dhe vendosmërisë për zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Kabashi thotë se Qeveria e Kosovës ka nxjerrë tema që pengojnë implementimin e marrëveshjes së Brukselit. Ai thotë se çështja e dinarit e ka bërë që këtë herë Kosova të akuzohet drejtpërdrejtë si penguese e dialogut Kosovë-Serbi.

“Vizita e të dërguarit speciale të ShBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar në Kosovë por edhe në pjesë të rajonit tregon përkushtimin dhe vendosmërinë e ShBA-ve për dërgimin  para dialogun Kosovë-Serbi, i cili lidhet direkt me paqen rajonale jo vetëm mes dy shteteve. Në një situatë kur dialogu ka ngecur dhe nuk po procedon përpara, vazhdon të jetë kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare që të kalohet ky ngërç, fatkeqësia është që Kosova po llogaritet penguese e këtij procesi duke nxjerrë tema të caktuara, këtë rast e kemi dinarin, herën e kaluar targat, zgjedhjet në veri të cilat janë kundërshtuar nga ShBA-të në formën se si është marrë vendimmarrja nga ana e Kosovës e aq më tepër kjo e dinarit ku po akuzohet Kosova drejtpërdrejtë, që nuk po tregohet partner i denjë me ShBA”, u shpreh ai.

Kabashi është skeptik për mundësinë që këtë vit të përfundojë dialogu me Serbinë. Përmend edhe zgjedhjet në Bashkimin Evropian dhe ShBA si “pengesë e radhës”.

“Dialogu Kosovë-Serbi është proces që po zgjat më shumë se një dekadë ndërsa me Qeverinë Kurti ne e kemi parë pavarësisht se në fillim është dukur në fillim se po shkon drejt nxjerrjeve të rezultateve konkrete pasi që kemi pasur marrëveshje me Brukselin dhe aneksin e Ohrit ku palët u duk se u pajtuan që mund ta qojnë procesin në një pikë ku mund te ketë një marrëveshje mes dy vendeve. Tani jemi në një fazë kur Bashkim Evropian pritet të shkoj në zgjedhje të brendshme e pastaj në fundvit SHBA-të dhe kjo është një tregues se mund të dështoj ky proces si shkak i dy shtytëseve kryesor që procesin mund ta dërgojnë kohë e aq më tepër kur këto dy palë nuk kanë interes për ta quar para këtë proces”, thotë ai.

Kabashi ka folur edhe për Rregullore e re të Bankës Qendrore të Kosovës mbi dinarin serb. Thotë se pala kosovare ka nxjerrë këtë temë për ta penguar implementimin e marrëveshjes së Brukselit.

“Është tregu vazhdimisht që ShBA-të të me presionin e tyre kanë arritur me i zgjedh disa tema nëse ka pasur ngecje në të, në këtë rast presioni e mesazhet do të jenë të qarta. Ne kemi vizitën edhe Lajçakut, mendoj se do gjendet ndonjë zgjidhje edhe për dinarin sepse nuk është temë që s’mund të gjej një zgjidhje kalimtare, sepse ndërkombëtarët s’kanë kërkuar vazhdimisht që në Kosovë të mbes dinari si valutë zyrtare në atë pjesë ku përdoret nga serbët lokal por të gjendet një periudhë tranzitore, si një marrëveshje se si do transferohen ato mjetet nga Serbia në Kosovë dhe kjo mendoj që lidhet me dialogun e me tema me të rëndësishme si ajo e asociacionit, andaj për këtë arsye qeveria e Kosovës ka nxjerr tema si kjo e dinarit për të penguar implementimin e marrëveshjes së Brukselit e aneksit të Ohrit të lidhur me asociacionit dhe kam bindjen që palët do pajtohen e gjej një zgjidhje”, thotë Kabashi.

Lajmet

Ekspertja e Hollywood-it ligjëron para studentëve të studimeve të sigurisë në UBT

Published

on

By

Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT ka organizuar një ligjëratë tematike me një eksperte të industrisë së filmit në Hollywood, producente dhe skenariste, e njohur për kontributin e saj në realizimin e serialit të suksesshëm kriminal Mindhunter.

Ligjërata u zhvillua në kuadër të lëndës Kriminologji, nën udhëheqjen e profesorit Arian Kadriu, ku studentët patën mundësinë të ndërthurin njohuritë akademike me perspektivën praktike të analizës së krimit dhe profilizimit kriminal.

Gjatë këtij aktiviteti, studentët prezantuan projektet e tyre grupore me temën “To Create a Monster”, përmes të cilave krijuan profile të vrasësve serialë, duke analizuar karakteristikat e tyre psikologjike dhe sjellore, motivet, arsyet dhe rrethanat që ndikojnë në formimin e personaliteteve kriminale.

Projektet u prezantuan para ekspertes, e cila ndau vlerësime dhe komente profesionale, duke u ofruar studentëve një perspektivë nga përvoja e saj në trajtimin e personazheve dhe ngjarjeve kriminale përmes skenaristikës dhe produksionit filmik.

Ky aktivitet përfaqëson një mundësi të veçantë për studentët e Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT që të zgjerojnë njohuritë e tyre përtej teorisë, të zhvillojnë aftësitë analitike dhe të kuptojnë më thellë mënyrën se si krimi, motivet dhe sjelljet kriminale trajtohen edhe në industrinë ndërkombëtare të filmit dhe televizionit.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave në Prizren, synonin marrjen e pasurisë prej 1 milion eurosh

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.K. për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, si dhe ndaj të pandehurit A.K., i cili akuzohet për fajde në bashkëkryerje.

Sipas aktakuzës, nga viti 2021 e tutje, i pandehuri E.K. ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës B.Ç., duke i dhënë para me kamata dukshëm jo proporcionale. Përmes kësaj skeme, vetëm në emër të kamatave, i pandehuri ka përfituar mbi 400,000 euro nga viktima.

Për më tepër, E.K. e ka detyruar viktimën të paguajë kamatat dhe të mos e denoncojë rastin në polici përmes kanosjeve serioze me vrasje ndaj tij dhe familjes së tij, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri të vazhdueshme.

Në pamundësi për të shlyer borxhin, në këtë marrëdhënie është përfshirë edhe viktima e dytë B.B., nga i cili të pandehurit E.K. dhe A.K. kanë kërkuar shumën prej 550,000 eurosh shkak të grumbullimit të kamatave.

Përpjekja për marrjen e pronave: I pandehuri i ka kërkuar viktimës t’i kalojë në pronësi lokale afariste dhe një shtëpi me vlerë prej rreth 1 milion eurosh për mbulimin e kamatave.

Arrestimi nga Policia: Më 11 mars 2026, gjatë kohës kur të pandehurit po shoqëronin viktimën te përmbaruesi privat dhe noteri për kalimin e pronave, Policia e Kosovës ka ndërhyrë përmes masave të veçanta hetimore dhe i ka arrestuar ata në vendngjarje.

Lidhur me rastin, Prokuroria ka zgjeruar hetimet edhe për “Pastrim të parave”, ka ngrirë disa patundshmëri, si dhe ka propozuar konfiskimin e parave të gatshme, dy automjeteve dhe dokumenteve noteriale. Prokurori i çështjes i ka kërkuar gjykatës shpalljen fajtore të të pandehurve dhe dënimin e tyre sipas ligjit. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

BE me udhëzime të reja për krizat: Familjet të sigurojnë rezerva ushqimore dhe ujë për të paktën 72 orë

Published

on

By

Komisioni Evropian ka publikuar një sërë udhëzimesh të reja për qytetarët e Bashkimit Evropian, duke u bërë thirrje që të përgatiten më mirë për situata emergjente dhe fatkeqësi të ndryshme, si ndërprerjet e energjisë elektrike, sulmet kibernetike apo krizat e tjera të mundshme.

Udhëzimet u prezantuan në Forumin Evropian për Mbrojtjen Civile në Bruksel nga komisionerja evropiane për gatishmëri dhe menaxhimin e krizave, Hadja Lahbib, e cila theksoi se orët e para të një emergjence janë vendimtare për mbrojtjen e familjeve dhe komunitetit.

Sipas rekomandimeve kryesore, çdo familje duhet të sigurojë rezerva ushqimore, ujë dhe artikuj bazë për të paktën 72 orët e para të një krize, si dhe të ketë të përgatitur një çantë emergjente për evakuim të shpejtë.

  • Edukimi dhe mbrojtja: Rekomandohet përfshirja e edukimit për krizat në kopshte e shkolla me aktivitete të përshtatura për fëmijët, si dhe masa të veçanta për mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara.
  • Dita Evropiane e Gatishmërisë: Është propozuar që 23 tetori – data e themelimit të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile në vitin 2001 – të shpallet Dita Evropiane e Gatishmërisë duke filluar nga viti 2027.
  • Testimet e mbrojtjes civile: Shteteve anëtare u kërkohet të zhvillojnë teste të rregullta gatishmërie dhe të garantojnë që qendrat kombëtare të mbrojtjes civile të funksionojnë 24 orë në ditë, edhe gjatë rënies së rrjeteve apo sulmeve kibernetike.

Strategjia mbështetet në raportin e ish-presidentit finlandez Sauli Niinistö, i cili bën thirrje për ndërtimin e një me këtë kulturë gatishmërie për shkak të fatkeqësive klimatike dhe kërcënimeve gjeopolitike në Evropë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jobe Bellingham ftohet për herë të parë te Kombëtarja e Anglisë

Published

on

By

Mesfushori i ri i Borussia Dortmundit, Jobe Bellingham, ka marrë ftesën e tij të parë zyrtare nga kombëtarja e Anglisë për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.

Kjo ftesë shënon një moment të veçantë për familjen Bellingham, pasi 21-vjeçari do të ketë mundësinë të luajë krah për krah në një ekip me vëllain e tij të madh, yllin e Real Madridit, Jude Bellingham.

Ngritja e tij në nivelin më të lartë ndërkombëtar vjen si rezultat i paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Bundesliga me klubin gjerman Borussia Dortmund. Pas hapave të parë te Birmingham City dhe shkëlqimit me Sunderlandin në Angli, Jobe ndoqi pikërisht rrugën e vëllait të tij duke u transferuar te Dortmundi, ku tashmë është konsoliduar si një nga mesfushorët më premtues. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara