

Kulturë
Ka vdekur në moshën 30-vjeçare DJ dhe producenti i njohur
Published
4 years agoon
By
Betim GashiKa vdekur në moshën 30-vjeçare DJ dhe producenti Garret Lockhart. Sipas një postimi në rrjete sociale, ai ka vdekur të hënën, ndërkaq arsyet e vdekjes nuk u bënë të ditura.

Ai njihet për bashkëpunimin me këngëtaren Grimes në vitin 2019, për këngën “Violence”, nga albumi i saj “Miss Anthropocene”. Po ashtu njihet edhe për këngët “Low”, “Death by Techno” dhe “Don’t Stop”./UBTNews
You may like
Kulturë
27 marsi/Dita Ndërkombëtare e Teatrit! Mitrovica sjell shfaqjen “Kontesha Arduini”, histori magjepëse që nuk duhet humbur
Published
4 minutes agoon
March 27, 2025
Ditën Botërore të Teatrit – 27 Marsin Mitrovica e shënon me shfaqjen “Kontesha Arduini” komedi nga Aldo de Benedetti e në regji të Marigona Bekteshi-Ferati.
Sonte mbahet Premiera e kësaj shfaqjeje në Teatrin “Muharrem Qena në Mitrovicë.
“Kontesha Arduini”, një histori magjepsëse që nuk duhet humbur e cila vjen me regji nga Marigona Bekteshi Ferati e cila njëherësh është dhe staf akademik në UBT.
Në këtë shfaqje do të luajnë: Artan Hetemi – Snupa TC, Qendresa Jashari Mirsad Ferati, Arbnorë Nuha. Ngjarja ndodhë në familjen Verani! Të lodhur nga monotonia e jetës, çifti ndjen nevojën për tu “arratisur” nga përditshmëria e tyre. Zonja Marina Verani shkon në pushime e vetme, pa bashkëshortin me qëllimin se atje do të gjejë rininë e saj dhe të ndjehet sërish e vlerësuar, mbase edhe tërheqëse për të panjohurit.
Zotëri Alberto Verani, i mbetur në qetësinë e shtëpisë, dëshiron që këtë “javë lirie” ta shfrytëzojë në maksimum dhe për fatin e tij të keq apo të mirë, merr një telefonatë të gabuar nga “Kontesha Arduini”, një grua misterioze që porosit dy buqeta me trëndafila të kuq.
I joshur nga kjo rastësi magjepsëse, zotëri Verani, vendos të luajë me fatin dhe t’i dërgojë trëndafila Konteshës Arduini, duke shtuar një poezi romantike dhe një nënshkrim enigmatik – Misteri.
Por, në një kthesë të papritur të fatit, gruaja kthehet para kohe në shtëpi dhe i gjen buqetat me trëndafila dhe poezinë mbi tavolinë.
Ajo që nis si një lojë e pafajshme, shndërrohet në stuhi pasionesh kur zonja Verani fillon të dashurohet marrëzisht me admiruesin e saj Misterioz, pa e ditur se ky “i dashuruar” është pikërisht burri i saj!
Avokati Saveli dhe Shërbëtorja Rozina, janë dy personazhet tjera që me idetë dhe “ndihmën” e tyre absurde, kontribuojnë në një mori keqkuptimesh që dalin krejtësisht jashtë kontrollit, situata arrin kulmin e saj në një rrëmujë plot të qeshura, romancë dhe mister.
Një komedi brilante ku një tufë trëndafilash bëhet shkak për një dashuri të rindezur, xhelozi të pabazuar, dhe një lojë të ëmbël ku askush nuk është ai që duket… derisa e vërteta vjen dhe shpërthen në mënyrën më gazmore të mundshme. /UBT News/
Kulturë
Përkujtohet dramaturgu, poeti e rilindasi Andon Zako Çajupi
Published
1 hour agoon
March 27, 2025By
UBT NEWS
Më 27 mars të vitit 1866, lindi një nga figurat më të shquara të letërsisë dhe atdhetarisë shqiptare, dramaturgu dhe poeti Andon Zako Çajupi, i cili do të bëhej një ndër emrat më të njohur të Rilindjes Kombëtare.
Pas një shkollimi fillor në Zagorinë e lindjes së tij, Çajupi do ta braktiste fshatin e tij për të ndjekur një rrugë më të gjerë, që do të ndihmonte formimin e tij si një individ me botëkuptim të gjerë dhe një pasion të thellë për atdhenë. Ai do të bashkohej me të atin, Harito Çakon, një veprimtar i njohur i lëvizjes atdhetare, dhe do të vazhdonte studimet në një kolegj francez, ku kultivoi njohuri të larmishme që do ta shoqëronin gjatë gjithë jetës.
I pajisur me këtë formim të thelluar dhe me një botëkuptim europian, Andon Zako Çajupi do të drejtohej në Gjenevë, ku gjatë viteve 1887-1893 përfundoi studimet për drejtësi. Pas kësaj, vendosi të jetonte në Kajro, ku nisi të ushtronte profesionin e avokatit. Megjithatë, pas një periudhe të shkurtër, ai do të hiqte dorë nga ky profesion dhe do t’i përkushtohej plotësisht lëvizjes patriotike të shqiptarëve të Egjiptit. Ai shpejt u bë një figurë kyçe e shoqërisë atdhetare dhe kulturore të shqiptarëve në këtë krahinë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar.
Vepra letrare e Çajupit është e pasur dhe e larmishme. Ajo nënvizon jo vetëm përkushtimin e tij për kulturën dhe letërsinë shqiptare, por edhe angazhimin e tij të fortë në fushën e atdhetarisë. Përmbledhja poetike “Baba Tomorri” (1902), që përfshin komedinë e tij të njohur “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr”, është një nga veprat më të rëndësishme të tij dhe një monument i kulturës shqiptare. Në këtë vepër, Çajupi tregon mjeshtërinë e tij në shkrimin e dramave dhe poezive që shpalosin pasionin dhe ndjenjën kombëtare.
Veprat e tij përfshijnë gjithashtu përkthime të rëndësishme, si “Përrallat e La Fontenit” (1921), të cilat i përshtati në shqip, dhe “Lulet e Hindit” (1922), një koleksion i vjershave nga letërsia sanskrishte. Pena e tij është vlerësuar jo vetëm për cilësinë letrare, por edhe për angazhimin e tij publicistik. Një nga shkrimet e tij më të njohura është pamfleti “Klubi i Selanikut” (1909), i cili pasqyron angazhimin e tij për kauzën atdhetare.
Edhe pse shumë vepra të tij mbetën të pabotuara dhe në dorëshkrim, duke përfshirë poemen “Baba Musa lakuriq”, tragjedinë “Burri i dheut” dhe komedinë “Pas vdekjes”, kontributi i Andon Zako Çajupit mbetet i paharruar për kulturën dhe historinë shqiptare.
Dramaturgu, poeti dhe atdhetari Andon Zako Çajupi ndërroi jetë më 11 korrik 1930 në Kajro, por veprat dhe ideali i tij për një Shqipëri të pavarur e të bashkuar vazhdojnë të jetojnë dhe të frymëzojnë brez pas brezi./UBTNews/
Magazinë
Selena Gomez përballet me komente negative për peshën: Nuk jam modele dhe nuk do të jem kurrë!
Published
1 hour agoon
March 27, 2025
Selena Gomez pranoi se ndihet keq kur njerëzit komentojnë peshën e saj. Ajo ka treguar se përballet me shumë kritika lidhur me pamjen.
“Përpiqem të mos i shikoj komentet në internet, por nuk e mbaj veten e shikoj çfarë thonë ata. Askujt nuk i intereson si duken meshkujt. Pesha ime është faktor i madh. Të gjithë kanë diçka për të thënë. Nuk do të thoja që më trishton sepse nuk jam viktimë, por mendoj se më hidhëron pak dhe ndihem fajtore që e them”, tha ajo.
Këngëtarja ka deklaruar më parë se medikamentet që merr për sëmundjen kronike autoimune, lupusin, çojnë në probleme me peshën.
“Më mirë të jem e shëndetshme dhe të kujdesem për veten. Medikamentet e mia janë të rëndësishme dhe besoj se më ndihmojnë. Unë nuk jam modele dhe nuk do të jem kurrë. Lexoj komentet dhe kryesisht përpiqem t’i shpërfill të gjitha”, tha Gomez.
Ajo ka vite që merret me gjykime të shumta për pamjen e saj dhe në shumë intervista ka theksuar se komente të tilla mund të jenë të dëmshme dhe ka theksuar rëndësinë e shëndetit mendor dhe imazhit pozitiv të trupit.
Ylli i famshëm u diagnostikua me një sëmundje autoimune që sulmon organet, lupus. Përveç kësaj, ajo iu nënshtrua një transplanti veshkash në vitin 2017, me dhuruese shoqen e saj Francia Raisa.
Medikamentet që ajo merr për lupusin dhe transplantin përfshijnë kortikosteroidet, të cilat çojnë në shumë ndryshime në peshën trupore.
Selena theksoi se këto janë ndryshime mbi të cilat ajo nuk ka asnjë ndikim. Komentet se ajo është “e shëndoshë”, “nuk duket si dikur” apo “nuk kujdeset për veten” janë bërë të zakonshme në rrjetet sociale.
Kulturë
Studiues nga Shqipëria dhe Kosova diskutojnë për ndryshimet klimatike dhe ujin
Published
19 hours agoon
March 26, 2025By
UBT NEWS
Njësia Kërkimore e Gjeoshkencave dhe Gjeoinxhinierive organizoi ditën e sotme një konferencë shkencore me temën “Ndryshimet Klimatike dhe Uji: Mbyllja e Hendekut të Paralajmërimit të Hershëm Së Bashku”, e cila u zhvillua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Ky aktivitet shkencor bashkoi 72 studiues dhe 22 institucione kërkimore, universitare, administrative dhe nga sektori i biznesit, të cilët ishin të ftuar nga Shqipëria dhe Kosova për të diskutuar mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe menaxhimin e ujit, si dhe përmirësimin e paralajmërimeve të hershme për rreziqet natyrore.
Konferenca e organizuar synoi të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe studiuesve të dy vendeve për përballimin e sfidave të paraqitura nga ndryshimet klimatike, veçanërisht në fushat e menaxhimit të ujit dhe përmirësimit të sistemeve të paralajmërimit të hershëm për katastrofat natyrore.
Akademiku Rrapo Ormëni, gjatë hapjes së ngjarjes, theksoi se ky aktivitet ishte i rëndësishëm për shënimin e 75-vjetorit të themelimit të Organizatës Botërore të Meteorologjisë (OBM), një ngjarje kyçe që ka kontribuar në përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për monitorimin e kushteve klimatike dhe parashikimin e fenomeneve atmosferikë. Ai theksoi gjithashtu se parandalimi dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike kërkojnë investime të qëndrueshme dhe monitorim të vazhdueshëm, si dhe një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në këtë fushë.
Në konferencë u mbajtën dy referate kryesore nga specialistë të njohur në këtë fushë. Prof. Dr. Petrit Zorba, nga Instituti i Gjeoshkencave të Universitetit të Teknologjisë të Tiranës (UPT), dhe Besim Aliu, nga Instituti Hidrometrologjik i Kosovës, ndanë përqasje të reja dhe të dhëna mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike në rajon, duke lidhur këto ndryshime me politikat energjetike dhe sfidat për diversifikimin e burimeve të energjisë në Shqipëri. Ata diskutuan gjithashtu mbi sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit dhe nevojën për përmirësimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e krijimit të lidhjeve më të forta mes politikës dhe kërkimeve shkencore për të adresuar këto sfida.
Pjesëmarrësit e konferencës patën mundësinë të shijojnë një forum të frytshëm shkencor dhe të krijojnë mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e kërkimit dhe menaxhimit të burimeve natyrore, veçanërisht në lidhje me menaxhimin e ujit dhe përballimin e sfidave që ndryshimet klimatike do të sjellin për të dy vendet.
Ky aktivitet ishte një hap përpara për avancimin e politikave të qëndrueshme dhe për forcimin e kapaciteteve për t’u përballur me rreziqet natyrore që kërcënojnë rajonin, duke kontribuar kështu në sigurimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të qëndrueshme për Shqipërinë dhe Kosovën./UBTNews/

Turqia liron gazetarët e arrestuar në protestat për Imamoglun

Ministrat gjermanë dhe austriak ndërpresin udhëtimin në Siri për shkak të një kërcënimi të mundshëm terrorist

27 marsi/Dita Ndërkombëtare e Teatrit! Mitrovica sjell shfaqjen “Kontesha Arduini”, histori magjepëse që nuk duhet humbur

Rutte: Kërcënimet globale ‘shumë të mëdha’ për Evropën e SHBA për t’u përballur vetëm

Rreth 180,000 besimtarë kryejnë taravih në Al-Aksa, kremtojnë Natën e Kadrit pavarësisht kufizimeve izraelite

Bolivia shpall emergjencë kombëtare pas përmbytjeve masive që lanë 50 viktima

Policia gjen një zollë në Banjskë të Zveçanit

Liga Unike: Prishtina i bashkohet Vëllaznimit në finale

LaLiga, mundësi e artë për Barcelonën, ‘blaugranat’ të shkojnë synojnë +3 ndaj Real Madridit
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota2 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota2 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë