Mobile

Ka vdekur Lee Kun-hee, kreu i Samsung-ut

Publikuar

Ka vdekur në moshën 78-vjeçare Lee Kun-hee, kryetari i konglomeratit më të madh të Koresë së Jugut, Samsung Group. Lee e ndihmoi babain e tij që nga një biznes i vogël ta kthejë në një superfuqi ekonomike.

Gjatë karrierës, Samsung Electronics po ashtu u bë një nga kompanitë më të mëdha teknologjike.

Sipas “Forbes”, Lee ishte një nga personat më të pasur të Koresë Jugore.

Ai vdiq të dielën, por shkaktari i vdekjes nuk dihet. Në vitin 2014, ai kishte pësuar një sulm në zemër./UBTNews

Internet

10 fjalëkalimet më të përdorura në rrjete sociale gjatë vitit 2020

Publikuar

Rrjetet sociale dhe vendosja e fjalëkalimeve të sigurta në to mbetën një sfidë në vete. Kjo sepse në botën që po jetojmë sot, është shumë e lehtë nga hakerët të futen në llogaritë tona.

Sipas një studimi nga NordPass lidhur me 200 fjalëkalimet më të zakonshme të vitit 2020, doli se 152.8 milionë fjalëkalime janë shumë të lehta për tu gjetur, madje edhe me hamendësime, ndërsa më pak se 122.9 milionë u cilësuan unike dhe të vështira.

Fjalëkalimi më i përdorur sipas NordPass ka qenë renditja e numrave nga një deri në gjashtë “123456”, i cili është përdorur nga 2.5 milionë përdorues. Variacione të tjera të këtij kombinimi përbëjnë shumicën e listës së 10 fjalëkalimeve më të përdorura.

Fjalëkalimet e lartëpërmendura janë të lehta dhe mund të thyhen për një sekond, madje sipas Notepass  fjalëkalimi “123456” është thyer 23.5 milionë herë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara