Magazinë

Justin Bieber ngjall shqetësim për shëndetin e tij pas gjobës në Los Angeles, fansat të shqetësuar nga pamja

Published

on

Justin Bieber është parë në Beverly Hills dhe pamja e tij ka ngjallur sërish shqetësime mes fansave. Këngëtari 30-vjeçar u fotografua i veshur me xhinse shumë të gjera dhe shapka të zakonshme, ndërkohë që dukej i lodhur, i zbehtë dhe shpesh kapte pjesën intime të trupit para kamerave.

Kjo paraqitje është e para që prej një debati të raportuar me Hailey Bieber. Ajo që e ka bërë më të dukshme është fakti se Justin u duk i dobësuar dhe me pamje të pashëndetshme, duke rikthyer shqetësimet për mirëqenien e tij, shkruan The Sun.

Mediat amerikane si TMZ raportojnë se këngëtari mori një gjobë parkimi pasi pati vështirësi në parkimin e makinës G-Wagon, e cila e tejkalon kufirin e lejuar të lartësisë për parkim. Si pasojë, ai vendosi ta parkojë në një zonë të dedikuar për ngarkim-shkarkim, pa targë të përparme – gjë që solli ndërhyrjen e menjëhershme të policisë rrugore, e cila i la gjobën në xhamin e përparmë.

Fotot e momentit u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga fansat. “Duket i sëmurë,” shkroi një ndjekës. Një tjetër komentoi: “Po devijon sërish. Më vjen keq për fëmijën e tij.”

Kjo situatë vjen vetëm pak ditë pasi Justin dhe Hailey u panë në një ndeshje hokeji të Toronto Maple Leafs në Scotiabank Arena. Edhe aty, pamja e Justin nuk kaloi pa u komentuar. Në një foto ndjekësi shkroi: “Ky djalë duket keq.” Një tjetër pyeti: “A është i sëmurë?” një tjetër shtoi: “Çka ndodhi me fytyrën e tij?”

Në fillim të muajit maj, Justin kishte ndarë në Instagram disa foto nga një udhëtim në studio muzikore, ku shihej duke përdorur një bong (pajisje për pirje marihuane). Në një nga fotot, shoku i tij – këngëtari australian Eddie Benjamin – shihet duke luajtur kitarë, ndërsa në cep të majtë të fotos, Justin duket përmes një dere të hapur, duke tymosur nga bong-u.

Në një tjetër foto, ai qëndron në një ballkon me një pamje malore pas tij. Në pamje të parë gjithçka dukej normale, por në dysheme vërehej një bong, duke ndezur sërish spekulimet për përdorimin e lëndëve narkotike. Nuk është hera e parë që Bieber poston foto të tilla – më herët gjatë vitit ai ndau edhe disa të tjera ku përdorte të njëjtën pajisje.

Megjithatë, pavarësisht spekulimeve dhe shqetësimeve për shëndetin e tij apo përdorimin e drogës, përfaqësuesit e këngëtarit mohojnë çdo gjë. “Narrativa që Justin përdor drogëra të rënda është absolutisht e pavërtetë,” tha përfaqësuesi i tij për TMZ në muajin mars.

Ata shtuan se thashethemet për gjendjen e tij janë “të lodhshme dhe të mjerueshme”, dhe tregojnë se njerëzit janë të përkushtuar të mbajnë gjallë narrativa negative dhe dëmtuese, edhe kur e vërteta është e qartë.

Përfaqësuesi i Justin theksoi më tej se këngëtari ndodhet “në një nga periudhat më të mira të jetës së tij”, pavarësisht pamjes që ngjalli shqetësim më herët këtë vit, kur u shfaq me sy të zbrazët dhe fytyrë të lod

Lajmet

Meta pranon marrëveshje deri në 16.68 miliardë dollarë për akuzat lidhur me sigurinë e fëmijëve

Published

on

Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, ka rënë dakord të paguajë deri në 16.68 miliardë dollarë për të zgjidhur një seri pretendimesh të ngritura nga shtete amerikane lidhur me mënyrën se si platformat e saj trajtojnë përdoruesit e mitur.

Sipas dokumenteve gjyqësore, autoritetet pretendojnë se Meta ka projektuar Facebook dhe Instagram në mënyrë që të krijonin varësi te fëmijët, ka mashtruar konsumatorët për sigurinë e platformave dhe ka mbledhur në mënyrë të papërshtatshme të dhënat personale të fëmijëve.

Marrëveshja është arritur gjatë një gjyqi federal në Kaliforni, ku ishin përfshirë pretendime nga 29 shtete amerikane, duke shmangur një proces gjyqësor të profilit të lartë mbi ndikimin e mediave sociale te të rinjtë.

Në kuadër të marrëveshjes, Meta ka pranuar të bëjë edhe ndryshime për përdoruesit adoleshentë në Facebook dhe Instagram, përfshirë kufizime të përdorimit ditor dhe bllokime gjatë natës.

Pretendimet janë pjesë e një vale më të gjerë padish ndaj kompanive të mediave sociale, të cilat akuzohen se kanë kontribuar në një krizë të shëndetit mendor të të rinjve në Shtetet e Bashkuara.

Rasti përfshin gjithashtu akuza se Meta ka shkelur ligjet federale për mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve në internet, duke mbledhur të dhëna personale nga përdorues për të cilët kompania e dinte se ishin fëmijë, pa njoftimin ose pëlqimin e prindërve. Sipas pretendimeve, të dhënat janë përdorur edhe për trajnimin e modeleve të mësimit automatik dhe inteligjencës artificiale gjeneruese.

Meta i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve. Kompania ka argumentuar gjithashtu se nuk mund të akuzohet për mashtrim mbi “varësinë nga mediat sociale”, pasi kjo nuk konsiderohet një diagnozë e njohur psikiatrike./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Saranda Bogujevci takon Joe dhe Shirley DioGuardi: “Miq të dëshmuar të Kosovës”

Published

on

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka takuar Joe dhe Shirley DioGuardi, duke i cilësuar si miq të dëshmuar të Kosovës dhe zëra të fuqishëm të kauzës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Bogujevci ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e tyre ndër vite dhe kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës dhe shqiptarëve.

“Mirënjohje për miqtë që kanë qenë pranë nesh atëherë kur mbështetja kishte rëndësi të jashtëzakonshme”, ka shkruar Bogujevci./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dolly Parton la pas një kuti misterioze që donte ta hapte në 100-vjetorin e saj

Published

on

Vdekja e Dolly Parton ka lënë në zi fansat e saj, por këngëtarja kishte lënë pas edhe një dëshirë që nuk arriti ta realizonte.

Më shumë se një dekadë më parë, Parton kishte regjistruar këngën “My Place in History”, të cilën e kishte ruajtur në një kuti së bashku me një CD dhe një CD-player. Dëshira e saj ishte që kutia të hapej në 100-vjetorin e lindjes.

Kutia është ekspozuar në DreamMore Resort të Dollywood, ndërsa brenda saj, përveç këngës, ndodhet edhe një objekt i punuar me gështenja që lidhet me shtëpinë e saj të fëmijërisë dhe rrënjët e artistes.

Në librin “Dolly Parton, Songteller: My Life in Lyrics”, Parton kishte folur me humor për planin e saj, duke thënë se nuk e dinte nëse do të dëshironte të jetonte deri në 100 vjeç, por nëse do të arrinte atë moshë, do të ishte aty për ta hapur kutinë.

Meqë Parton ndërroi jetë para se të arrinte ditëlindjen e saj të 100-të, dëshira e saj mbeti e parealizuar. Megjithatë, kutia dhe përmbajtja e saj pritet të mbeten si një kujtim i veçantë i një prej artisteve më të njohura të muzikës amerikane./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Donna Dafi vlerësohet nga media ndërkombëtare për këngën e re “GODDESS”

Published

on

Këngëtarja me origjinë shqiptare Donna Dafi ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave ndërkombëtare, kësaj here me këngën dhe videoklipin e saj të ri, “GODDESS”.

Platforma ndërkombëtare e muzikës dhe kulturës Bong Mines Entertainment i ka kushtuar një artikull të veçantë projektit, duke e përshkruar atë si një ndërthurje të pop-it bashkëkohor dhe R&B-së.

Në artikullin me titull “Donna Dafi Reclaims Her Power With ‘GODDESS’”, media vlerëson vokalin dhe produksionin e këngës, si dhe mesazhin e saj për vetëvlerësimin, zhvillimin personal dhe rikthimin e fuqisë së brendshme.

Sipas Bong Mines Entertainment, Donna Dafi e trajton vetëbesimin në një mënyrë më njerëzore, si një forcë që mund të humbet përkohësisht dhe që duhet rigjetur sërish.

Media ka vlerësuar gjithashtu anën vizuale të videoklipit, ku Donna shfaqet mes ujit, natyrës, shkëmbinjve dhe arkitekturës së vjetër. Kombinimi i peizazheve, modës dhe estetikës vizuale lidhet me temat e feminilitetit, ripërtëritjes dhe fuqisë personale.

Në shkrim theksohet edhe mënyra se si artistja ndërthur muzikën, modën, arkitekturën dhe dizajnin, duke krijuar një identitet artistik që shkon përtej muzikës.

“GODDESS” është pjesë e kapitullit artistik që Donna Dafi e quan “Primadonna Era”, pas projekteve “Primadonna”, “Touch Me Like That”, “ManGo” dhe “Trouble”.

Vëmendja e Bong Mines Entertainment ndaj projektit shënon një tjetër paraqitje të Donna Dafit në mediat ndërkombëtare dhe një tjetër hap në prezantimin e artistes me origjinë shqiptare në skenën globale të pop-it dhe R&B-së./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara