Magazinë

Justin Bieber hap zemrën: “Zgjohem dhe s’di si do ndihem… vetëm Zoti më ndihmon”

Published

on

Justin Bieber po kalon një periudhë reflektimi të thellë dhe nuk ka frikë ta ndajë me botën.

Në disa postime të fundit në Instagram, këngëtari ka hapur zemrën për pasiguritë, fajin, frikën dhe luftën e përditshme me emocionet që shpesh e bëjnë të ndihet i zhveshur para vetes dhe të tjerëve.

“Jam një djalë i zakonshëm, me gabime dhe mangësi”, shkruan ai, duke shtuar se i vjen keq për fjalët apo veprimet që, pa dashje, lëndojnë të tjerët. Ndjenjat e pasigurta, frika nga ekspozimi dhe përpjekjet për të qenë më i mirë janë kthyer në një betejë personale që ai po e kalon duke iu lutur Zotit për forcë dhe qartësi.

“Vetëm Zoti mund të më ndihmojë të largoj egoizmin nga zemra”, rrëfeu Bieber, duke pranuar se përpjekjet e tij të vetme nuk mjaftojnë.

Mes fjalëve të ndjera, fansat ndiejnë një klithmë të sinqertë për ndihmë dhe ndoshta një reflektim të thellë mbi gjithçka që po përjeton – përfshirë edhe spekulimet rreth marrëdhënies së tij me Hailey Bieber.

Magazinë

Selena Gomez në ditën e dasmës dëshiron të hajë biskota, jo tortë

Published

on

Selena Gomez, ka ndarë një detaj të pazakontë lidhur me dasmën e saj. Ajo thotë se nuk do tortë tradicionale, por një pjatë që e lidh me kujtimet familjare, biskota me salcë.

Ylli 33-vjeçar është e fejuar me producentin muzikor Benny Blanco dhe në një video në TikTok të brendit “Rare Beauty”, tha se kur të vijë dita e martesës, nuk dëshiron tortë, ka raportuar FemaleFirst.

“Kur të vijë ajo ditë, e di që nuk dua një tortë të madhe. Ëmbëlsira ime e preferuar, mendoj, do të ishin biskotat dhe salca e gjyshes sime. Kjo për mua tingëllon si ëmbëlsirë”, ka thënë Selena e thotë se do donte të kishte një tortë të vogël simbolike.

“Mendoj se dua një mini-tortë, vetëm për ne të dy, që mund ta ngrijmë dhe ta ruajmë”, ka thënë ylli.

Dyshja nisën lidhjen më 2023 dhe u fejuan më 2024, në intervista këngëtarja ka treguar dëshirën për të pasur fëmijë, edhe pse ka treguar më herët se vetë s’do të jetë në gjendje ta çojë shtatzëninë deri në fund shkaku i një problem shëndetësor.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë, sigurisht, por unë i dua fëmijët. Kam një motër 11-vjeçare që e adhuroj. Më pëlqen t’i bëj fëmijët të qeshin, janë aq të ëmbël. Prandaj, kur të vijë ai moment, do të jem shumë e emocionuar”, pati thënë ajo në podcastin e Jay Shettyt.

Blanco, i cili më parë ka punuar edhe me ish-të dashurit e Goemzit, Justin Bieber ka treguar se ajo është e ndrojtur, por ndryshon kur është pranë fëmijëve.

“Ajo është në nivelin maksimal të të qenit e ndrojtur. Kur hyn në dhomë, qëllimi është të zhduket në turmë. Mamaja ime është e ngjashme me të, qëndron e heshtur natën e thotë një gjë që del të jetë më e mençura ose më qesharakja e natës. Ndërkohë, unë do të jem ai që s’ndalet së foluri me të gjithë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Gomez ndryshon kur ka fëmijë përreth.

“Por sa herë që ka fëmijë diku, është i vetmi moment kur e shoh të ndryshojë. Shkon te fëmijët e qëndron me orë të tëra duke biseduar me ta”, tha producenti.

Continue Reading

Magazinë

Lele Pons bëhet nënë për herë të parë

Published

on

Lele Pons ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. 29-vjeçarja zbuloi se lindi një vajzë që e quajtën Eloísa, më 26 korrik.

Lajmin e bukur e ndanë vetë Lele dhe partneri i saj, reperi Guaynaa, me një postim të përbashkët në Instagram ku kanë fotografuar këmbën e vogël të vogëlushes dhe shihen duke u mbajtur dorë për dore, si familje e re dhe e lumtur.

Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me një martesë të madhe në Miami, mes yjeve dhe shkëlqimit, në mars të vitit 2023.

Lele dhe Guaynaa njihen që prej 2020-s kur bashkëpunuan në këngën dhe videoklipin “Se Te Nota”.

Spekulimet për romancën nisën shpejt dhe më në fund, në dhjetor të atij viti, u deklaruan zyrtarisht si çift me foto romantike nga një udhëtim në ski.

 

Continue Reading

Magazinë

Jimmy Kimmel sfidon Donald Trumpin

Published

on

Jimmy Kimmel, prezantuesi i emisionit “Who Wants To Be A Millionaire?”, ka shprehur dëshirën që presidenti amerikan Donald Trump të jetë pjesëmarrës në emisionin e tij, jo për ta nderuar, por për ta testuar publikisht.

I pyetur se cilin personazh të famshëm do të donte më së shumti ta kishte në karrigen e nxehtë, Kimmel u përgjigj me ironi për presidentin e SHBA-së.

“A nuk do të ishte argëtuese ta vendosnim Donald Trumpin në atë karrige, ta shihnim sa shumë di ai ‘gjeniu’? Do t’i thosha: ‘Të lutem, ulu. Çdo orë që kalon në një emision loje është një orë më pak që je president, kështu që unë e mbështes këtë!’”, ka thënë Kimmel për Extra, ka raportuar FemaleFirst.

Kimmel, 57 vjeç, ka theksuar se e vlerëson çdo të ftuar që merr pjesë në emision, pavarësisht rrezikut për reputacionin e tyre.

“E admiroj cilindo që vjen në këtë emision, sepse po rrezikon shumë nga reputacioni i vet”, ka thënë tutje ai.

Komentet e tij vijnë pasi presidenti Trump ka sulmuar disa nga figurat më të njohura të “late night shows” të televizioneve amerikane, përfshirë Kimmelin.

“Fjala është, dhe është një fjalë e fuqishme, që Jimmy Kimmel është tjetri që do të largohet nga loja e ‘talentëve të munguar’ në emisionet e natës, dhe menjëherë pas tij vjen Fallon. Këta janë njerëz pa asnjë talent, të paguar me miliona dollarë për të shkatërruar atë që dikur ishte televizion i shkëlqyer.  Është mirë t’i shohim duke ikur, dhe shpresoj që kam luajtur një rol të madh në këtë!”, ka shkruar Trump në platformën e tij Truth Social.

Kimmel iu përgjigj me ironi përmes Instagramit.

“Po dëgjoj që ti je tjetri. Apo ndoshta është thjesht një tjetër sekret i mrekullueshëm”, ka shkruar komediani.

Kontrata e Kimmel për emisionin “Jimmy Kimmel Live!”, që transmetohet në televizionin ABC, përfundon në vitin 2026.

Komediani Stephan Colbert ka hedhur dyshime mbi deklaratën e CBS, që e quajti vendimin për mbylljen e emisionit të tij një “vendim thjesht financiar”.

“Si mund të jetë thjesht një vendim financiar kur ‘The Late Show’ është numer 1 në shikueshmëri?”, pyeti Colbert.

Ky zhvillim erdhi pasi “Paramount Global”, kompania CBS, pranoi të paguante një dëm prej 16 milionë dollarësh ndaj Trump, pas një padie që ngriti lidhur me një intervistë të Kamala Harris në “60 Minutes”, që sipas tij ishte redaktuar në mënyrë mashtruese.

Në reagimin e tij, Colbert e quajti marrëveshjen “një ryshfet të madh dhe të trashë”, duke nënkuptuar lidhjen me pritjen që “Paramount” ka për miratimin e bashkimit të saj me kompaninë Skydance nga rregullatorët federalë.

Continue Reading

Magazinë

Probleme ligjore për Cardi B, paditet për hedhjen e mikrofonit

Published

on

Një grua nga Ohio po padit Cardi B, duke pretenduar se është goditur “me forcë” nga një mikrofon i hedhur nga reperja gjatë një performance në Drai’s Beachclub në Las Vegas në vitin 2023.

Sipas një padie të paraqitur në Gjykatën e Tetë Gjyqësore në Qarkun Clark, Nevada, gruaja, e identifikuar si Jane Doe, ishte në udhëtimin e saj të parë solo në Las Vegas dhe mori pjesë në performancën kryesore të Cardi-t në Drai’s Beachclub më 29 korrik 2023.

Padia pretendon se gjatë performancës së saj, Cardi, 32 vjeç, “u shfaq në skenë në kushte të temperaturës dukshëm të lartë dhe, ndërsa mbante një mikrofon, kërkoi verbalisht që publiku të spërkatte ujë mbi të”.

Në atë kohë, një klip nga koncerti u bë viral ku shfaqej krijuesja e “Bodak Yellow” duke i kërkuar turmës ta “spërkatnin me ujë” me një kusht .

Padia pretendon se Cardi “bëri gjeste dhe deklarata të përsëritura duke i inkurajuar pjesëmarrësit në koncert të hidhnin ujë, duke autorizuar dhe ftuar në mënyrë implicite spërkatjen e lehtë nga pijet”.

Doe pretendon se Cardi “e demonstroi më tej pëlqimin dhe pjesëmarrjen e saj duke derdhur ujë nga një shishe mbi trupin e saj ndërsa ishte në skenë” dhe se ajo “reagoi fizikisht ndaj spërkatjeve duke e goditur të pasmet ndërsa lëngjet e hedhura nga publiku binin në kontakt me të”.

Sipas padisë, Doe, në një përpjekje për të vepruar “në përputhje me mjedisin” dhe “në një mënyrë të pajtueshme me të pranishmit e tjerë, spërkati një pjesë të vogël të pijes së saj në drejtim të Cardi B”. Mirëpo më pas Cardi B hodhi mikrofonin në drejtim të saj.

Continue Reading

Të kërkuara