Magazinë

Justin Bieber hap zemrën: “Zgjohem dhe s’di si do ndihem… vetëm Zoti më ndihmon”

Published

on

Justin Bieber po kalon një periudhë reflektimi të thellë dhe nuk ka frikë ta ndajë me botën.

Në disa postime të fundit në Instagram, këngëtari ka hapur zemrën për pasiguritë, fajin, frikën dhe luftën e përditshme me emocionet që shpesh e bëjnë të ndihet i zhveshur para vetes dhe të tjerëve.

“Jam një djalë i zakonshëm, me gabime dhe mangësi”, shkruan ai, duke shtuar se i vjen keq për fjalët apo veprimet që, pa dashje, lëndojnë të tjerët. Ndjenjat e pasigurta, frika nga ekspozimi dhe përpjekjet për të qenë më i mirë janë kthyer në një betejë personale që ai po e kalon duke iu lutur Zotit për forcë dhe qartësi.

“Vetëm Zoti mund të më ndihmojë të largoj egoizmin nga zemra”, rrëfeu Bieber, duke pranuar se përpjekjet e tij të vetme nuk mjaftojnë.

Mes fjalëve të ndjera, fansat ndiejnë një klithmë të sinqertë për ndihmë dhe ndoshta një reflektim të thellë mbi gjithçka që po përjeton – përfshirë edhe spekulimet rreth marrëdhënies së tij me Hailey Bieber.

Magazinë

Publikohet traileri i filmit biografik për Michael Jackson

Published

on

Është publikuar traileri i parë i filmit biografik “Michael”, i cili tregon jetën e mbretit të popit dhe ka ngjallur debat që nga fillimi i projektit.

Në rolin kryesor do të jetë nipi i tij, Jaafar Jackson, ndërsa Colman Domingo, i nominuar për Oscar, luan babanë e tij, Joe Jackson. Në kast përfshihen edhe aktorë si Miles Teller, Nia Long dhe Laura Harrier.

Filmi është realizuar nga regjisori Antoine Fuqua, i njohur për aksionet Training Day dhe The Equalizer, me skenar nga John Logan, i nominuar për Oscar për Gladiator dhe The Aviator.

Xhirimet përfunduan në maj 2024, dhe publikimi, i planifikuar fillimisht për prill 2025, u shty për prill 2026 pas rixhirimeve. Traileri tregon se filmi do të shfaqet si një tërësi dhe jo në dy pjesë, siç ishte raportuar më parë.

Producenti Graham King ka deklaruar se qëllimi është të tregojë jetën e Michael pa paragjykime, por edhe duke ruajtur kompleksitetin e tij:

“Dua ta humanizoj, por jo ta pastroj. Historia më bindëse dhe e paanshme duhet t’i lejojë shikuesit të vendosin vetë si të ndihen”.

Megjithatë, projekti ka marrë kritika. Dokumentari i vitit 2019 Leaving Neverland risolli në fokus akuzat për sulme seksuale ndaj Jackson, dhe regjisori Dan Reed ka kritikuar filmin “Michael” si të pasinqertë, duke thënë se skenari minimizon pretendimet e dy akuzuesve.

Colman Domingo ka deklaruar se familja e Jacksonit e ka përqafuar projektin, por Paris Jackson ka mohuar këtë në Instagram, duke thënë se nuk ka pasur përfshirje në xhirime dhe ka dhënë vërejtjet e saj për skenarin.

Ajo shtoi se filmi i drejtohet një pjese të fansave që ende jetojnë në fantazi.

Filmi “Michael”, me buxhet prej 155 milionë dollarësh, pritet të dalë në kinema në prill 2026, pas dështimit të filmit biografik të Bruce Springsteen, i cili ka fituar vetëm 31 milionë dollarë muajin e kaluar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Hilary Duff rrëfen pse nuk u bë mentore për Selena Gomez dhe Demi Lovato

Published

on

Hilary Duff ka zbuluar se, edhe pse ka qenë më përpara Selena Gomez dhe Demi Lovato në Disney Channel, nuk e ka ndjerë kurrë nevojën t’i udhëzojë ato.

Në podkastin Therapuss, ajo tha se yjet e reja i kërkuan këshilla, por ajo kurrë nuk i tha: “Më lejoni t’ju tregoj rrugën”.

Duff shtoi se ka qenë kënaqësi t’i shohë duke ndjekur rrugët e tyre dhe arritjet e tyre.

Ajo gjithmonë u ka dhënë këshilla të përgjithshme: të jenë guximtare dhe të tregojnë veten.

Aktorja 38-vjeçare po promovon këngën e saj të re, Mature, që pasqyron reflektimin mbi të kaluarën dhe përvojat që e formuan.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Paraqitja e parë publike e Princeshës Eugenie pas vendimit për Princin Andrew

Published

on

Princesha Eugenie, 35 vjeç, ka bërë daljen e saj të parë publike që pas vendimit të Pallatit Buckingham për t’i hequr babait të saj, Princit Andrew, titujt dhe nderimet mbretërore.

Ajo u pa në West London në shoqërinë e bashkëshortit të saj, Jack Brooksbank, në një dalje të thjeshtë dhe pa zhurmë, e veshur me xhinse të zeza, një bluzë minimaliste dhe çizme kadifeje.

 

Kjo paraqitje vjen pak ditë pas njoftimit zyrtar për largimin e Princit Andrew nga Royal Lodge dhe dorëzimin e titujve të tij, pas lidhjeve të diskutueshme me Jeffrey Epstein.

Sipas burimeve pranë pallatit, Mbreti Charles III synon të mbrojë vajzat e Andrew, Eugenie dhe Beatrice, duke ruajtur rolin e tyre publik dhe duke i mbajtur jashtë ndikimit të krizës që ka përfshirë familjen.

Për Eugenie, e cila është nënë e dy fëmijëve, kjo dalje përfaqëson qetësi dhe forcë, duke treguar vendosmërinë për të vazhduar jetën me dinjitet dhe maturi, pavarësisht sfidave që po përjeton familja mbretërore. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Magazinë

Netflix publikon detaje për dokumentarin e ri mbi jetën e Victoria Beckham

Published

on

Netflix ka zbuluar detaje të reja për dokumentarin e shumëpritur që do të tregojë historinë e Victoria Beckham, i cili u publikua më 9 tetor 2025.

Projekti vjen gati dy vite pas suksesit të madh të dokumentarit mbi bashkëshortin e saj, David Beckham, dhe pritet të jetë një nga prodhimet më të komentuara të sezonit.

Filmi, i ndarë në tre seri, ndjek udhëtimin e Victoria-s nga anëtare e grupit Spice Girls deri te ndërtimi i markës së saj të modës e bukurisë.

Në një intervistë për Bloomberg, ajo rrëfeu se David e inkurajoi ta pranonte këtë projekt për të treguar historinë e saj përtej paragjykimeve dhe stereotipeve.

Dokumentari paraqet një portret të sinqertë e frymëzues të një gruaje që rikrijoi veten në një industri sfiduese, duke u shndërruar në një emër të respektuar të modës botërore.

Victoria pranon se “bota qeshi” kur ajo kaloi nga muzika në modë, por përmes këmbënguljes, vizionit dhe autenticitetit, ajo ndërtoi një markë të dallueshme dhe të qëndrueshme.

Sipas saj, suksesi qëndron në vazhdimësi dhe autenticitet – çdo produkt, postim apo fushatë duhet të pasqyrojë identitetin e markës.

Ajo nuk shet thjesht rroba, por një përvojë estetike dhe emocionale që reflekton botën “Victoria Beckham”.

Në film, ajo flet edhe për momentet kur është ndjerë e keqkuptuar, por i sheh ato si pjesë të rritjes dhe pjekurisë së saj profesionale.

Dokumentari e portretizon jo vetëm si një ikonë stili, por si një vizionare me ndikim të fortë në kulturën moderne. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara