Magazinë

Julia Fox thotë se është penduar për ndërhyrjet estetike

Published

on

Julia Fox, e njohur më së shumti për rolin në Uncut Gems, ka folur hapur për ndërhyrjet plastike dhe mënyrën se si e sheh imazhin e saj sot.

Në një rrëfim të bërë së fundmi, ajo pranoi se pendohet për disa nga ndërhyrjet kozmetike që ka bërë, përfshirë botox-in, liposucsion-in (heqjen e yndyrës së tepërt nga zona të caktuara të trupi), rinoplastikën (ndërhyrja kirugjikale në hundë) dhe fasetat dentare.

Siç shpjegoi vetë, këto vendime nuk erdhën si pasojë e një nevoje personale, por ishin rezultat i një presioni të fortë shoqëror që e bindi se duhej të dukej vazhdimisht joshëse për meshkujt, në mënyrë që të “mbijetonte”.

“Kur shoh dikë që nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë apo trup, kam dëshirë të kthehem pas në kohë dhe të jem ai lloj personi. Isha e fiksuar pas idesë se duhej të isha joshëse për burrat që të ekzistoja në këtë botë,” u shpreh ajo.

Tani që është 35 vjeç, Fox thotë se nuk është më aq e fiksuar pas pamjes së jashtme. Edhe pse nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen të konsiderojë kirurgjinë kozmetike, thekson se kjo nuk është përparësi në këtë moment të jetës. Ajo çfarë e shqetëson më shumë është transparenca në lidhje me procedurat. Aktorja foli për gratë që tregojnë ndërhyrjet që kanë bërë, duke thënë se transparenca ndihmon në krijimin e standardeve më realiste të bukurisë.

“Më pëlqen shumë kjo qasje. Duhet të jemi të sinqerta. Gratë shpesh i vendosin njëra-tjetrës standarde, dhe nëse nuk jemi të qarta, çfarë mesazhi u dërgojmë të gjitha vajzave që pyesin veten pse nuk duken kështu?”, u shpreh ajo, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë që mbajnë figurat publike.

Fox nuk hezitoi të komentojë edhe për reagimet e ndara që ka marrë pamja e saj, ato flasin më shumë për perceptimet e të tjerëve sesa për të.

“Për mua, kjo thotë më shumë për ta, sesa për mua,” u shpreh ajo.

Lajmet

Jessie J ndërpret koncertin pas përleshjes së fansave në turmë

Published

on

Këngëtarja britanike Jessie J ka ndërprerë për pak çaste performancën e saj në Angli, pasi disa fansa në turmë u përfshinë në një përleshje.

Gjatë koncertit pranë Londrës, këngëtarja u kërkoi të pranishmëve të qetësoheshin dhe të mos përfshiheshin në konflikte.

“Ky është alkooli dhe egoja. Thjesht qetësohuni. Të grindesh është humbje kohe, sidomos të godasësh dikë. Dhe para fëmijëve, absolutisht jo”, u tha ajo fansave.

Jessie J u bëri thirrje të pranishmëve që të mos reagonin me agresivitet, edhe në rastet kur dikush tjetër po sillej keq.

Pasi situata nuk u qetësua, këngëtarja kërkoi që personat e përfshirë në konflikt të nxirreshin nga salla, në mënyrë që koncerti të vazhdonte.

“Shumë njerëz kanë shpenzuar para për këtë koncert për të më parë. Thjesht nxirrini jashtë që të vazhdojmë. Nuk më duhen këtu. Njerëzit kanë pritur me orë të tëra për të na parë”, tha ajo.

Reagimi i saj u prit pozitivisht nga fansat, të cilët e vlerësuan për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe të vendosur se si e menaxhoi situatën./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bebe Rexha nominohet për herë të parë si artiste e pavarur në MTV VMA

Published

on

Bebe Rexha ka marrë nominimin e saj të parë në MTV Video Music Awards si artiste e pavarur, falë këngës “New Religion”, në bashkëpunim me grupin britanik Faithless.

Kënga është nominuar në kategorinë “Best Dance” në edicionin e vitit 2026 të MTV VMA.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka shprehur entuziazmin për këtë arritje.

“REXHARS!!! Më në fund jemi nominuar për këngën tonë DHE si artiste e PAVARUR – NEW RELIGION”, ka shkruar Rexha.

“New Religion” është publikuar në mars të këtij viti dhe shënon bashkëpunimin e saj me grupin britanik Faithless./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Princi Harry dhe Meghan Markle planifikojnë rikthimin në Britani

Published

on

By

Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar në fund të këtij muaji për një qëndrim më të gjatë, ndërsa raportohet se fëmijët e tyre, Princi Archie dhe Princesha Lilibet, pritet të ndjekin shkollën në Britani.

Sipas burimeve për Page Six, Pallati Mbretëror është vënë në dijeni për planet e çiftit dhe Mbreti Charles III është informuar personalisht për këtë hap. Po ashtu, bëhet e ditur se vetë Mbreti 77-vjeçar është një nga arsyet kryesore të këtij rikthimi, pasi ai shpreson të kalojë më shumë kohë me Harryn dhe Meghanin në nivel privat.

Megjithatë, Mbreti e ka bërë të qartë se statusi i tyre mbetet i pandryshuar: Duka dhe Dukesha e Sussex-it do të vazhdojnë të jetojnë si persona privatë dhe anëtarë të familjes mbretërore pa detyra apo obligime zyrtare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Producenti Nicolas Altmayer dhe drejtuesja e Dior, Mathilde Favier, humbin jetën në aksident në Francë

Published

on

Producenti francez i filmit Nicolas Altmayer dhe bashkëshortja e tij, Mathilde Favier, drejtuese me përvojë në shtëpinë e modës Dior, kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Francë më 17 gusht.

Altmayer ishte 61 vjeç, ndërsa Favier 56. Vdekja e tyre ka tronditur industrinë franceze të filmit dhe modës.

Nicolas Altmayer ishte bashkëthemelues i kompanisë së prodhimit “Mandarin & Compagnie”, të cilën e krijoi në vitin 1996 së bashku me vëllain e tij, Eric Altmayer. Kompania ka prodhuar më shumë se 70 filma artistikë, mes tyre “Brice De Nice”, filmat “OSS 117”, “Chocolat”, “The First Day Of the Rest Of Your Life” dhe disa vepra të regjisorit François Ozon.

Në vitin 2017, Nicolas dhe Eric Altmayer u nderuan me çmimin “Daniel Toscan du Plantier” nga Akademia Franceze “César”, si producentët e vitit.

Ndërkohë, Mathilde Favier ishte një nga figurat e njohura të industrisë franceze të modës. Ajo kishte drejtuar marrëdhëniet me publikun në grupin LVMH dhe kishte mbajtur poste të rëndësishme në Dior Couture, duke u vlerësuar për përvojën dhe rrjetin e gjerë të kontakteve në këtë industri.

Aksidenti ka ndodhur në rajonin Deux-Sèvres, në Francën perëndimore. Sipas Prokurorisë së Niort-it, automjeti me të cilin udhëtonin Altmayer dhe Favier është përplasur me një automjet të rëndë transporti që po lëvizte në drejtim të kundërt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara