Kulturë

Julia Fox flet rreth thashethemeve për romancën me Drake dhe grindjen e tij me West

Ajo pohoi se West ishte në dijeni për historinë e saj me reperin Drake – para se të fillonin lidhjen.

Published

on

Aktorja dhe modelja amerikane, Julia Fox foli rreth romancës me reperin Drake, teksa u shpreh se ata vetëm janë argëtuar, ndërsa “asgjë nuk ka ndodhur mes tyre”.

“Asgjë nuk ndodhi vërtetë, ne ishim vetëm shokë, që argëtoheshim. S’do të thoja se ishim në lidhje”, deklaroi ajo.

Ajo pohoi se West ishte në dijeni për historinë e saj me reperin Drake – para se të fillonin lidhjen.

“Ndjehem sikur ata i kanë zgjidhur problemet e tyre. Natyrisht, kur fillova të flisja për herë të parë me Ye, i thashë menjëherë – mendoj që ditën e parë, para se të vazhdonim më tej – sepse unë jam thjesht një person i ndershëm”, deklaroi ajo.

Dy reperët lanë mënjëanë grindjet e tyre në muajin nëntor në shou-in e Dave Chappelle. Ata u panë duke performuar bashkë në muajin dhjetor në Los Angeles./UBTNews

Magazinë

Ndërron jetë nëna e Brad Pitt

Published

on

Një humbje e madhe ka prekur aktorin e njohur Brad Pitt. Nëna e tij, Jane Etta Pitt, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Sipas raportimeve, Jane ka ndërruar jetë gjatë ditëve të fundit, ndërsa një anëtar i familjes ka ndarë mesazh prekës, duke konfirmuar lajmin e hidhur.

Brad Pitt ka pasur gjithmonë një lidhje shumë të ngushtë me nënën e tij, të cilën e ka konsideruar si “shtyllën e familjes”.

Vetëm pesë vite më parë, Jane kishte organizuar një mbledhje të madhe familjare ku ishin bashkuar të gjithë të afërmit.

Jane Pitt, një këshilluese familjare në nuk ka qenë në qendër të vëmendjes, por ka shoqëruar djalin në disa evente në tapetin e kuq, përkrah bashkëshortit të saj, William.  Familja Pitt ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për publikun, ndërsa fansat nga e gjithë bota kanë nisur të shprehin ngushëllimet e tyre.

Continue Reading

Kërkime

​Gara për në Hënë: SHBA dëshiron reaktor nuklear përpara Kinës e Rusisë

Published

on

NASA po përshpejton planet për të vendosur një reaktor bërthamor në Hënë deri në vitin 2030, një hap kyç në ambicien e saj për të ndërtuar një bazë të përhershme për njerëzit në sipërfaqen hënore.

Administratori në detyrë i NASA-s, Sean Duffy, ka ftuar kompanitë komerciale të paraqesin propozime për të ndërtuar reaktorë me një kapacitet 100 kilovatësh, sipas Politico.

Ai ka theksuar se Kina dhe Rusia kanë gjithashtu plane të ngjashme, duke paralajmëruar se të dy vendet “mund të shpallin potencialisht një zonë të ndaluar” në Hënë.

Megjithatë, mbeten pyetje në lidhje me realitetin e afatit të dhënë, veçanërisht duke pasur parasysh shkurtimet e fundit dhe drastike në buxhetin e NASA-s, ndërsa disa shkencëtarë janë të shqetësuar se planet drejtohen vetëm nga qëllime gjeopolitike.

“Për të avancuar siç duhet këtë teknologji kritike për të mbështetur një ekonomi hënore në të ardhmen, prodhimin e energjisë me fuqi të lartë në Mars dhe për të forcuar sigurinë tonë kombëtare në hapësirë, është e domosdoshme që agjencia të veprojë shpejt”, tha Duffy.

NASA dha tri kontrata prej 5 milionë dollarësh për të projektuar reaktorë në vitin 2022, dhe këtë vit Kina dhe Rusia njoftuan një plan të përbashkët për të ndërtuar një central bërthamor të automatizuar në Hënë deri më 2035,.

Shumë shkencëtarë bien dakord se energjia bërthamore është mënyra më e mirë për të siguruar një furnizim të vazhdueshëm me energji në Hënë. Një ditë hënore zgjat njësoj si katër javë në Tokë, me dy javë rreze dielli të vazhdueshme dhe dy javë errësirë të plotë, duke e bërë energjinë diellore jashtëzakonisht të paqëndrueshme.

“Ndërtimi edhe i një habitati modest hënor për të strehuar një ekuipazh të vogël do të kërkonte gjenerim energjie në shkallë megavatësh. Panelet diellore dhe bateritë vetëm nuk mund t’i përmbushin me besueshmëri këto kërkesa”, shpjegon Sungwoo Lim nga Universiteti Surrey. “Energjia bërthamore nuk është vetëm e dëshirueshme, por është e pashmangshme”, shton ai.

Direktiva e Duffy-t i habiti shumë njerëz pasi administrata Trump njoftoi një shkurtim prej 24 për qind të buxhetit të NASA-s për vitin 2026, që përfshin shkurtime në misionet kryesore shkencore si Mars Sample Return.

Shkencëtarët janë të shqetësuar se njoftimi është një veprim i motivuar politikisht në një garë të re ndërkombëtare për në Hënë.

Continue Reading

Lifestyle

7 këshilla për femrat që duan të bëhen lidere

Published

on

A jeni promovuar kohët e fundit në pozitë drejtuese në kompaninë tuaj ose organizatë dhe jeni të shqetësuar se pavarësisht se keni talentin, aftësitë dhe etikën e punës të nevojshme për të udhëhequr, ju mungon prezenca që zotëron respekt?

Nëse mund të identifikoheni me sa thamë më sipër, mos u shqetësoni – nuk jeni vetëm. Miliona gra kanë hyrë në fuqinë punëtore gjatë disa dekadave të fundit dhe përmes djersës dhe punës së madhe janë ngjitur në pozita të pushtetit dhe udhëheqjes.

Por shumë të tjera po kaq të talentuara nuk kanë mundur ta realizojnë këtë, për shkak se shumica e kompanive dështojnë të njohin dhe trokasin në këtë rezervuar të madh talentesh. Shumica e kompanive dështojnë t’u ofrojnë grave trajnimin e lidershipit që është i nevojshëm që të ngrihen.

Ekziston edhe një arsye tjetër: Shumë gra, të përdorura për normat shoqërore që i vendosin burrat në krye, luftojnë me konceptin e lidershipit.

Për dekada me radhë, sociologët kanë debatuar nëse liderët e vërtetë janë të lindur apo bëhen rrugës, por përkundër konkluzioneve të disa akademikëve, udhëheqësit nuk lindin meshkuj. Lajm edhe më i mirë për femrat është se shumë nga gjërat që na mësojnë si vajza të vogla dhe të reja – durimi, ndjeshmëria, mendja e hapur, gatishmëria për të dëgjuar – janë shenjat dalluese të lidershipit.

Shumë gra në biznes tashmë i kanë këto aftësi, por mbyten nga vetë-kufizimi dhe mendimet negative. Ato nuk dinë si të balancojnë kërkesat e jetës së tyre të përditshme dhe trokitjen e lehtë në muzën e tyre krijuese.

Shtatë hapa për femrat që duan të bëhen lidere dhe gjeneratore të ideve të reja:

1. Le të jetë e kaluara juaj udhërrëfyesi juaj

Një nga gjërat më të thjeshta që mund të bëni është të kaloni ca kohë duke menduar për të kaluarën, keni krijuar mendim ose një ide të re. Reflektoni mbi atë përvojë dhe nxirrni diçka nga ajo. Ju do të habiteni nga ajo që mund të mësoni nga përvojat e mëparshme.

2. Kurrë mos thuaj kurrë

Duke u përpjekur të kultivoni të menduarit krijues, zhvilloni mendim për suksesin. Kjo do të thotë të jeni të gatshëm të eleminoni të menduarit negativ, i cili pengon aftësinë tuaj për të krijuar ide të reja. Mos harroni, mendja është në thelb neutrale, vepron në atë që i thoni. Pra, nëse i thoni vetes mendime pozitive dhe fuqizoni gjërat, ka të ngjarë që të keni mendime pozitive. Nëse ju i thoni vetes se nuk mund të bëni diçka përtej saj, më besoni, ajo do të realizohet.

3. Besoni në intuitën tuaj

Shumë gra kanë aftësinë e çuditshme për të ndierë, kuptuar e perceptuar gjërat ndryshe nga burrat. Mësoni të besoni “shqisën tuaj të gjashtë”, pranoni se një “moment aha” mund të vijë në një ëndërr, ose në një mendim të pandërgjegjshëm. Shiko për to dhe vepro mbi to.

4. Mos kini frikë të thyeni rregullat

Shumica e grave janë socializuar në përputhje me status quo-në, që thotë “mos thyejnë rregullat, të punojnë brenda sistemit”. Ne mësohemi se nuk është e përshtatshme që një grua të jetë shumë në gjithçka- shumë e zhurmshme, shumë imponuese, agresive, e zgjuar mbi të gjitha, shumë efektive. Për të qenë krijues, duhet të jeni të gatshëm të bëni pyetje. Shumica e gjërav bëhen më mirë dhe kur jemi të gatshëm të sfidojmë supozimet e së kaluarës.

5. Kapni një shans

Nuk do të mësoni të krijoni ide të reja nëse jeni i burgosur në status quo. Nëse keni frikë se mos dështoni, nëse keni frikë nga ëndërrimi i madh, kurrë nuk do të arrini sukses të madh. Gjenerimi i një mendimi të ri ndodh kur mendoni për gjërat ndryshe nga mënyra se si ato ekzistojnë sot.

6. Rrisni njohuritë tuaja

Një nga mënyrat më të thjeshta për të zgjeruar mendjen është rritja e ekspozimit ndaj artit, muzikës dhe historisë – kulturave, feve, bizneseve, organizatave dhe njerëzve të ndryshëm. Mendimtarët zakonisht kanë një etje të pabesueshme për njohuri dhe lexojnë shumë libra.

7. Jepni kohën krijuese trurit tuaj

Lini mënjanë kohë për “brainstorming”, nuk mund të prisni të krijoni ide të reja nëse shpenzoni 100% të kohës të preokupuar me shqetësime e probleme.

Mendja nuk do të jetë e hapur për mendime të reja, se do të jetë e mbushur me mijëra mendime për të përfunduar detyrat që keni në dorë. Mësohuni të lini mënjanë një sasi të caktuar kohe për të reflektuar dhe qetësuar çdo ditë, ku të rifreskoni trurin tuaj dhe të jeni të hapur ndaj ideve të reja dhe të menduarit.

Tiparet që femrat zhvillojnë në mënyrë të natyrshme që nga fëmijëria deri në moshën e rritur sigurojnë bazën për aftësitë që kemi nevojë për të udhëhequr kompanitë dhe organizatat në nivelin më të lartë.

Kur hedhim poshtë stereotipet e vjetra mbi gratë dhe lidershipin dhe përdorim intuitën, mund të japim kuptim të ri për “boss lady” të monokulturës që ekziston.

Continue Reading

Magazinë

Brenda vilës luksoze në Ksamil ku po i bënë pushimet Dua Lipa

Published

on

Pas një angazhimi të madh dhe energjik në festivalin Sunny Hill, Dua Lipa ka nisur disa ditë të merituara pushimi në jug të Shqipërisë.

Ajo ka zgjedhur të pushojë në një prej destinacioneve më luksoze dhe të preferuara të vendit, në resortin ekskluziv Kep Merli, i vendosur në bukurinë natyrore të Ksamilit.

Vila ku po qëndron Dua Lipa është vërtetë e jashtëzakonshme. Me gjashtë dhoma të rehatshme, një pishinë private përpara vilës, dhe madje edhe një plazh të vogël privat, ajo siguron jo vetëm luks dhe komoditet, por edhe një ambient të qetë dhe të sigurt për pushime relaksuese.

Kjo rezidencë është veçuar nga vilat e tjera të resortit, duke i ofruar artistes privatësinë më të madhe, një gjë shumë e rëndësishme për një personazh publik me famë botërore si ajo.

Muaj më parë, gazetari Blendi Fevziu kishte realizuar një reportazh të veçantë për këtë vilë luksoze, duke sjellë në ekran pamje mahnitëse nga brenda saj. Reportazhi tregonte jo vetëm arkitekturën dhe ambientin luksoz, por edhe pamjet spektakolare që ofron rezidenca – me pamje drejt ujërave të kristalta të Ksamilit dhe ishullit të Korfuzit.

Dua Lipa është kthyer disa herë në këtë vend të mrekullueshëm për pushimet e saj, dhe kjo dëshmohet edhe nga numri i madh i fotografive që ajo ndan rregullisht në rrjetet sociale, duke i dhënë ndjekësve mundësinë të ndjekin nga afër momentet e saj të qeta larg skenave të mëdha.

Në këto ditë pushimi, duket se po shijon maksimalisht çdo çast në këtë parajsë shqiptare, duke u rigjeneruar e marrë energji për projektet e ardhshme.

Continue Reading

Të kërkuara