Shëndeti

Ju dridhen shpesh duart? Ja kur është koha për vizitë tek mjeku!

Published

on

Mund ta vëreni shpesh që ju ndodhë si fenomen dhe nuk është aspak e këndshme. Në artikullin e mëposhtëm do t’i diskutojmë arsyet se pse mund të keni kohë pas kohe dridhje të duarve qoft në mëngjes, kur po pini kafe apo edhe kur shkruani mesazhe në telefon. Mos u shqetësoni sepse si fillim nuk jeni të vetmit, kjo dridhje e njohur ndryshe si tremor është një nga çrregullimet më të zakonshme të lëvizjes, ku shfaqet tek duart.

Çka e shkakton dridhjen? Duke filluar nga teprimi me kafeinën deri te sëmundjet si Parkinsoni, dridhja e duarve vjen si pasojë e një sërë shkaqesh të fshehta.

Çfarë ndodhë nëse ju dridhen duart?

Një “destabilizim” në duar është normale, e këtë e shkakton tremori fiziologjik dhe këto dridhje normale mund të shkaktohen, por edhe të çrregullohen si pasojë e konsumimit të madh të kafesë, apo kur jeni ekspozuar stresit kronik. Shmangia e shujtave dhe marrja e disa ilaçeve të caktuara mund ta shkaktojë këtë dridhje.

Rreth gjysma e nejçëve në botë së paku kanë nga një anëtar që kohë pas kohe ka ‘sulme’ të tilla, ilaçet mund të ndihmojnë, por një numër i madh i njerëzve nuk i  përdorin dhe ndihen mirë edhe pa to. Në raste të rralla, dridhja mund të jetë shenjë e hershme për sëmundje të Parkinson-it apo sklerozë multiple. /UBT News/

Shëndeti

Një shegë në ditë kundër infeksioneve të veshkave

Published

on

Infeksionet në veshka dhe ato në rrugët urinare janë të përhapura ndjeshëm.

Infeksionet nisin që nga veshkat e deri në traktin urinar duke u manifestuar me dhimbje, temperaturë e djegie. Problemet me infeksionet nuk duhen anashkaluar se i hapin rrugën problemeve të tjera që rëndojnë shëndetin.

Hapi i parë është pirja e sa më shumë ujë dhe lëngje për të nxjerrë bakteret nga organizmi. Një nga lëngjet më të mira kundër këtyre infeksioneve është ai i shegës, i cili është i pasur me antioksidantë.

Vlerat shëndetësore të shegës

E pasur me vitaminë C dhe antioksidantë që luajnë një rol thelbësor në parandalimin e akumulimit të baktereve në veshka dhe rrugët urinare. Vitamina C forcon imunitetin dhe e bën më të aftë të luftojë bakteret, antioksidantët eliminojnë toksinat. Një sistem i fortë imunitar ofron një shërim më të shpejtë të këtyre infeksioneve.

Si të përdorni lëngun e shegës kundër infeksioneve?

Për shëndetin e veshkave dhe të traktit urinar, ekspertët rekomandojnë ngrënien e një shege ose pirjen e lëngut çdo mbrëmje pas darkës. Pirja e rregullt e lëngut largon simptomat e infeksioneve dhe rezultatet vërehen shumë shpejt.

Mënyra tjera për trajtimin e infeksioneve

Përveç shegës, njerëzit që preken nga infeksionet e rrugëve urinare përdorin disa kura natyrale që ofrojnë trajtim efikas të problemit Lëngu i limonit është një prej tyre. Limoni është burim i pasur i vitaminës C dhe antioksidantësh që krijojnë një mjedis alkalin në organizëm. Lëngu i limonit pengon rritjen dhe zhvillimin e baktereve dhe nxit urinimin.

Ai nxit eliminimin e toksinave nga trakti urinar. Lëngu i boronicës së kuqe parandalon shumimin e baktereve të këqija të rrugëve urinare. Ajo eliminon toksinat dhe pengon rishfaqjen e infeksionit.

Continue Reading

Shëndeti

Të mirat që i sjell moskonsumimi i mishit

Published

on

Debatet për të mirat dhe të këqijat e të qenit vegjetarian duket se do të jenë të përjetshme.

E disa ekspertë shëndetësorë kësaj radhe janë përqendruar vetëm pas të mirave që i sjell shmangia e mishit.

Ja disa prej përfitimeve që ka trupi kur nuk hani mish:

-Do të humbni peshë;

-Numri i baktereve të mira në zorrë rritet;

-Lëkura duket më e shëndetshme;

-Keni më shumë energji;

-Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare zvogëlohet.

Continue Reading

Shëndeti

Studim: Si ta ruani peshën pas përdorimit të Ozempic?

Published

on

Ozempic, i famshëm për ndihmën që u ka ofruar yjeve të Hollivudit për të humbur peshë, është cilësuar si “ilaç mrekullie”.

Por, kur diçka duket e mirë për të qenë e vërtetë, shpeshherë ka dhe kufizime, ndi rritjen e popullaritetit të Ozempic dhe ilaçeve të ngjashme, disa pacientë kanë raportuar se efektet në peshë zbehen me kalimin e kohës, duke nxitur kërkimin e alternativave tjera.

Një studim i ri, i botuar në  “eClinicalMedicine” dhe i udhëhequr nga studiuesit e Universitetit të Kopenhagës, ofron shpresë të re për mbajtjen e rezultateve. Ky studim përfshiu 109 të rritur me obezitet, që u ndanë në katër grupe: një grup mori vetëm injeksione liraglutide (ilaç GLP-1 i ngjashëm me semaglutide) për një vit; një grup tjetër kombinoi injeksionet me program ushtrimesh dy orë në javë; grupi i tretë ndoqi vetëm ushtrime; ndërsa grupi i fundit nuk mori asnjë ndërhyrje.

Një vit pas përfundimit të trajtimit, studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit që morën injeksione rifituan dy të tretat e peshës së humbur. Ata që kombinuan ilaçin me aktivitet fizik kishin ruajtur rezultatet më mirë, shumë prej tyre mbajtën të paktën 10% të humbjes fillestare të peshës trupore.

“Studimi ynë ofron shpresë të re, duke treguar se pacientët që marrin ilaçe për humbje peshe dhe ushtrojnë rregullisht, mund të ruajnë rezultatet edhe një vit pas përfundimit të trajtimit,” tha Dr. Signe Sørensen Torekov, profesore e Shkencave Biomjekësore dhe udhëheqëse e studimit.

 

Continue Reading

Shëndeti

Zgjidhje të thjeshta për ndjesinë e thartirës

Published

on

Shumica e njerëzve e kanë përjetuar ndjesinë e thartirës në stomak, sidomos pas një vakti të rëndë, të shpejtë ose me ushqim djegës. Ky shqetësim quhet urth e shkaktohet nga refluksi acidik, kur acidi i stomakut ngjitet në ezofag e deri në gojë.

Sipas doktoreshës Yi Qin, specialiste e traktit gastrointestinal me kalimin e moshës, muskujt që ndalojnë acidin të ngjitet lart humbin fortësinë. Shtimi i peshës ose shfaqja e hernies hiatale e bën edhe më të shpeshtë këtë problem.

“Shumë raste të urthit mund të lehtësohen me ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës dhe përdorim afatshkurtër të barnave”, ka thënë doktori Michael S. Smith, gastroenterolog në “Icahn School of Medicine” në New York.

Nëse urthi ndodh më shumë se dy herë në javë, bëhet fjalë për sëmundjen e refluksit gastroezofageal, kërkon trajtim serioz. Sipas doktorit Kyle Staller, gastroenterolog, GERD sjellë dhimbje krahu, kollë të thatë, vështirësi në gëlltitje, dhe në raste ekstreme, rrezik për kancer në ezofag.

Ndryshime në stilin e jetesës

Hapat e përditshëm bëjnë diferencë të madhe, një studim i Harvardit i 2021 i botuar në “JAMA Internal Medicine” ka zbuluar se gratë që:

-mbanin peshë trupore të shëndetshme,

-nuk pinin duhan,

-bënin 30 minuta aktivitet fizik çdo ditë,

-konsumonin jo më shumë se dy filxhanë kafe, çaj ose pije të gazuara në ditë,

-ndiqnin dietë të pasur me fruta, perime, drithëra të plota dhe peshk,

kishin gati 40% më pak rrezik për të zhvilluar urth.

Mos u shtrini për 2 deri në 3 orë pas ngrënies, sepse kjo favorizon ngjitjen e acidit.

“Rekomandoj që pacientët ta ngrenë anën e sipërme të shtratit. Kjo pozitë shfrytëzon gravitetin për ta mbajtur acidin në stomak”, ka thënë doktori Jacob Kurlander. Qin tha: “Flini në anën e majtë, pasi e mban lëngun e stomakut larg ezofagut”.

Kur keni urth herë pas here

Nëse e ndieni urthin një-dy herë në javë, menaxhoni vetë. Shikoni kur e çfarë ushqimesh e shkaktojnë, si kafeina, ushqimet yndyrore, çokollata, alkooli dhe përpiquni t’i shmangni.

Për lehtësim të shpejtë, përdorni ilaçe si kalcium karbonati ose alumini dhe magnezi hidroksid.

“Ato neutralizojnë acidin në stomak dhe ezofag, por veprimi i tyre zgjat vetëm 30 deri në 60 minuta”, ka thënë Smith.

Nëse urthi zgjat më shumë se një orë pas ngrënies, provoni ilaçe që krijojnë barrierë mbrojtëse mbi acidin.

Për efekt më të gjatë, përdorni ilaçe bllokuese si cimetidine apo famotidine të cilat ulin prodhimin e acidit për disa orë.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Nëse jeni mbi 60 vjeç e nuk keni pasur më parë urth, tani po përjetoni, vizitohuni tek mjeku. Kjo sinjalizon inflamacion, ndryshime para-kanceroze apo edhe kancer në ezofag. Nëse keni urth më shumë se dy herë në javë, mjeku mund të rekomandojë një trajtim me PPI (inhibitorë të pompës protonike).

Këto bllokojnë pompën që prodhon acid në stomak. Përdorimi lidhet me fraktura kockore, infeksione serioze të veshkave. “Përdorimi për disa javë është zakonisht i sigurt”, ka thënë doktori Fouad Moawad nga Scripps Clinic.

Trajtimi afatgjatë dhe ekzaminimet

Nëse urthi vazhdon pas dy javësh, mjeku rekomandon endoskopi, tub fleksibil me kamerë që futet në ezofag për të parë në brendi e bërë biopsi. “Në raste të rënda të refluksit, mund të shohim plagë në shtresën e ezofagut”, tha doktor Staller.

Nëse gjendet “Barrett’s esophagus”, që rrit rrezikun për kancer, trajtimi afatgjatë me PPI mund të jetë i domosdoshëm.

Mjeku mund të rekomandojë edhe ilaçin më të ri, quhet vonoprazan që ul acidin, por mund të ketë rreziqe si PPI-të.

“Mjekët duhet të kontrollojnë nëse pacientët kanë nevojë për ilaçin”, thonë Shoqata Amerikane e Gastroenterologjisë.

Dhe nëse nuk ndieni urth, por keni simptoma të tjera?

Edhe pa urth të ndjeshëm, disa të moshuar mund të kenë refluks “të heshtur”, i njohur si LPR.

Simptomat përfshijnë:

-dhimbje të vazhdueshme fyti,

-kollë të thatë,

-vështirësi në gëlltitje,

-ndjesinë sikur keni një “topth” në fyt.

Analiza për të matur sasinë e acidit që kalon në ezofag ndihmon. Rënia në peshë dhe ndryshimet në stilin e jetesës ndihmojnë, dhe nëse jo, një trajtim i shkurtër me ilaçe acid-bllokuese mund të jetë i nevojshëm.

Continue Reading

Të kërkuara