Lajmet

John F. Kennedy: 5 teoritë e vrasjes së Presidentit

Published

on

Një nga të dyshuarit më të çuditshëm është Lyndon Johnson.

  1. Mërgimtarët kubanë

Në vitin 1961, administrata Kennedy miratoi pushtimin e Gjirit të Derrave – një përpjekje e fshehtë për të rrëzuar regjimin problematik të Fidel Kastros në Kubë. Të mbështetur nga CIA, një brigadë mërgimtarësh kreu sulmin. Por ishte dështim. Një pjesë e madhe e tyre u burgosën ose u vranë.

Kennedy u fajësua personalisht, sepse kishte refuzuar të ofronte mbështetje ajrore gjatë pushtimit. Sipas kësaj teorie, një kontigjent kubanezësh anti-Kastro, që kërkonin hakmarrje për fiaskon e Gjirit të Derrave, orkestruan vrasjen e Kennedy, ndoshta në bashkëpunim me agjentë të pakënaqur të CIA-s.

  1. CIA

Kjo teori mbështetet tek tensioni që u krijua midis presidentit dhe agjencisë së inteligjencës pas katastrofës së Gjirit të Derrave. Kennedy dyshohet se u zemërua e madje u zotua “të bënte CIA-n pluhur e hi”. Ai shkarkoi gjithashtu shefin e CIA-s, Allen Dulles, që kishte shërbyer për një kohë të gjatë, duke bërë që disa të dyshonin se Dulles ishte organizatori pas komplotit të vrasjes. Një tjetër emër i CIA-s E. Howard Hunt, ka qenë prej kohësh i dyshuar se ishte një nga snajperët që qëlluan Kenedin. Familjarët e tij madje kanë pohuar se Hunt u rrëfye “në shtratin e vdekjes”.

  1. Mafia

Lee Harvey Oswald, u qëllua për vdekje, drejtpërdrejt në televizion, ditë pas atentatit. Vrasësi i tij ishte pronari i një klubi nate në Dallas, Jack Ruby. Shumë besojnë se Ruby ishte një vrasës mafioz, i cili kishte vrarë Oswald për të mos e lejuar të tregonte për përfshirjen e mafias në vrasje. Pse mafia e donte të vdekur? Disa thonë për shkak të dështimeve të tij për rrëzimin e Kastros. Të tjerë thonë se shkak ishin veprimet e Bob Kennedy, vëllai i presidentit, kryeprokuror. Ky i fundit kishte nisur një fushatë kundër mafias. Sam Giancana, bosi i mafias së Çikagos, që kish dhënë një dorë për zgjedhjen e Kennedy në vitin 1960, ishte ndjerë i tradhëtuar.

  1. Presidenti Lyndon Johnson

Një nga të dyshuarit më të çuditshëm është Lyndon Johnson, zëvendëspresidenti i Kenedit, i cili u betua si Komandanti i Përgjithshëm atë ditë në Dallas. Johnson ishte padyshim një nga politikanët më të pamëshirshëm të kohës së tij. Kjo, së bashku me thashethemet se Kennedy ishte gati ta hiqte Johnson-in nga kandidatura në zgjedhjet e 1964, ka bërë që disa teoricienë të besojnë se Teksani i etur për pushtet orkestroi vrasjen.

  1. Clay Shaw dhe komplotistët e New Orleansit

Filmi JFK i Oliver Stone i vitit 1991 popullarizoi një teori konspiracioni: një grup aktivistësh të krahut të djathtë, anti-Kastro, të lidhur me CIA-n, të motivuar nga besimi i tyre se Kennedy ishte i butë ndaj komunizmit, komplotuan për të vrarë presidentin. Kreu i tyre ishte një biznesmen dhe autor shumë i dashur nga New Orleans, Claw Shaw. Në vitin 1969, Shaw u bë i vetmi person që i arrestuar dhe akuzuar ndonjëherë në lidhje me vrasjen e JFK. Por gjykatës iu desh më pak se një orë për ta shpallur Shaw të pafajshëm. / bota.al

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Është çuditërisht e lehtë të shpëtosh nga rëra lëvizëse. Dendësia e rërës lëvizëse është më e lartë se ajo e trupit të njeriut, duke e bërë të pamundur fundosjen e plotë. Për t’i shpëtuar rërës lëvizëse, uluni ose shtrihuni, përpiquni t’i mbani krahët lart dhe jashtë rërës lëvizëse, dhe lëvizni ngadalë këmbët nga njëra anë në tjetrën ose para-mbrapa.

 

  1. Një pinguin mund të arrijë thellësi prej 550 metrash në një zhytje. Zakonisht, pinguinët perandorë (pinguinët që zhyten më thellë) zhyten në 100-200 metra, por zhytja më e thellë e pinguinëve e regjistruar ishte më shumë se 550 metra.

 

  1. Kafshët mund të jenë alergjike ndaj njerëzve. Kafshët mund të jenë alergjike ndaj qelizave të vdekura të lëkurës sonë – zbokthit. Këto reaksione alergjike mund të jenë njësoj si tonat, duke përfshirë vështirësi në frymëmarrje dhe acarim të lëkurës.

 

  1. Të qenit i mërzitur është në fakt një ‘gjendje e lartë eksitimi’ fiziologjikisht. Kjo ndodh sepse kur je i mërzitur, rrahjet e zemrës të rriten.

 

  1. Sistemet tona imunitare mund të dallojnë bakteret e këqija nga të mirat. Sistemi imunitar zbulon modelet e patogjenëve përmes receptorëve dhe do të nisë një sulm. Njëkohësisht, ai do të bashkëpunojë me mikrobet dhe bakteret e dobishme.

Continue Reading

Lajmet

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht për vizitorët, për shkak të fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente.

Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë dy javë, duke filluar nga 25 gushti 2026.

Vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, me qëllim krijimin e kushteve të sigurta gjatë zhvillimit të punimeve.

Ministria ka bërë të ditur se për çdo ndryshim sa i përket afatit të mbylljes dhe rihapjes së kalasë për vizitorë, publiku do të njoftohet me kohë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grua ka raportuar se para dy deri në tre muajsh, derisa ndodhej në shtëpinë e një personi në Gjilan, ai dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.

I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga Policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I shkaktoi plagë vetes me armë në Pejë, konfiskohet AK-47

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është gjetur në Pejë me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, në rrethana ende të panjohura.

Rasti është raportuar më 24 gusht, rreth orës 14:10. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Sipas mjekëve, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit në një automjet-kombi, policia ka gjetur dhe konfiskuar një AK-47, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari, si dhe 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Pas konsultimit me prokurorin dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetim./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara