Lajmet
Joe Biden një vit në detyrë: Ters dhe avari
Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA me një rezultat rekord dhe shumë premtime. Shumicën e tyre ai nuk mundi t’i mbante, aktualisht mbështetja për të në SHBA ka rënë.
Published
4 years agoon
By
Betim Gashi
Shpresat e shumë amerikanëve ishin të mëdha, kur Joe Biden më 20 Janar 2021 u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Vetëm pak javë më parë përkrahës të radikalizuar të presidentit të rrëzuar në zgjedhje, Donald Trump mësynë Kapitolin, simboli i demokracisë në SHBA: një simptomë e polarizimit të vendit, që Biden e trashëgoi nga Trumpi. Një nga premtimet më të rëndësishme të tij ishte bashkimi i kombit. Ai donte të guxonte një fillim të ri, kështu u shpreh Biden në fjalimin e tij të parë dhe “të ecë përpara me ritëm dhe vendosmëri”, sepse “ka shumë për të riparuar, shumë për t’u rivënë në vend, shumë për t’u shëruar.”
81 milionë votues e dhanë votën për Biden, asnjë president nuk ka marrë ndonjëherë kaq vota. Përveç kësaj Biden mundi të sigurojë një shumicë të ngushtë në të dyja Dhomat e Kongresit. Por tani një vit pas marrjes së detyrës duket se ka mbetur pak nga shkëlqimi i fillimit. Inflacioni është rritur, pandemia është jashtë kontrollit, vlerat në sondazhe të Bidenit kanë rënë nga 50% në verë, në 41% pak para krishtlindjeve.
“Mendoj që fjala më miqësore që mund them për një vit në detyrë të presidentit është ‘zhgënjim'”, shprehet Bret Stephens, opinionist, konservator, por kritik i Trumpit në “New York Times”. Biden mori vendime të gabuara politike, si tërheqja nga Afganistani. Kjo ndikoi në imazhin e tij, në mungesën e suksesit në kongres dhe në fund në besueshmërinë e tij si drejtues i një fuqie botërore.
Mësymja e Kapitolit nga përkrahësit e Donald Trump tronditi botën
Trashëgimia e Donald Trumpit – rrënoja
Virginia Sapiro, profesore në pension e shkencave politike e Universitetit të Bostonit thotë se rënia e mbështetjes për Biden në shoqëri nuk lidhet vetëm me vendimet e gabuara. Biden e mori detyrën në kohë shumë të vështira. “Ai e ka pasur shumë më të vështirë, se çdo president para tij që nga Roosevelti, që e mori postin në kohën e një depresioni të thellë.”
Gjendja e vështirë ekonomike e vendit, pandemia, një parti republikane, ku disa anëtarë me influencë ende pretendojnë, se Biden ia vodhi zgjedhjet Trumpit, të gjitha këto shumohen, sipas Sapiron “në një grumbull rrënojash, që duhet hequr mënjanë njëherë, për të arritur diçka.” Një arsye tjetër është, se republikanët e moderuar e mbështetën Bidenin, se nuk donin Trumpin, por në thelb ata donin një politikë konservatore.

Politika e jashtme e pasuksesshme, shoqëri e përçarë
Por jo çdo gjë ka qenë kaq keq në vitin e parë të Joe Bidenit. Që në mars ai ia doli të miratojë një paketë ndihme prej 1,9 miliardë dollarësh për të mbështetur ekonominë, dhe familjet e prekura rëndë nga pandemia. Një sukses tjetër është mbështetja që Biden mori nga republikanët në fundin e vitit për paketën infrastrukturore prej 1,2 bilionë dollarësh. Mes këtyre të dyjave ndodhet gabimi më i madh i Bidenit, sipas shumë amerikanëve. Tërheqja amerikane nga Afganistani në gusht 2021. Si pasojë talibanët morën pushtetin me një shpejtësi të papritur dhe vendosën shkurtimin masiv të të drejtave të grave.
Seth G. Jones zëvendëspresidenti i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare kritikon tek tërheqja amerikane mungesën e përgatitjes. “Si mënyra ashtu edhe rezultati i nxorrën Shtetet e Bashkuara si të paafta, jokompetente dhe në fund të dobta”, thotë Jones. Edhe dëmtimi i imazhit ishte shumë i madh. Për shumë vende shtrohet sot pyetja, nëse SHBA është një partner i besueshëm.
Edhe premtimin e madh për bashkimin e kombit, Biden nuk arriti ta mbajë. Sipas sondazheve rreth 40% e amerikanëve ende besojnë, se ai nuk është president legjitim. Kjo tregon sa e thellë është përçarja në shoqëri. As me axhendën legjislative, Biden nuk pati sukses, sepse shumë shpesh senatorë dhe deputetë republikanë i kanë refuzuar projektet e tij. Tek dështimet më të mëdha llogaritet ligji “Build Back Better” – një program i zgjaruar investimesh për kujdesin ndaj fëmijëve, arsimin dhe mbrojtjen e klimës, që do kishte përmbushur disa nga premtimet e tij. Edhe përpjekjet e tij për reformën në polici në shtatorin e shkuar dështuan, sepse partitë nuk ranë dakord se si të veprohet me imunitetin juridik të oficerëve të policisë.

Kush vjen pas Bidenit?
Viti 2021 nuk ishte vit i lehtë për Joe Biden, por as tre vitet e ardhshme nuk do të bëhen më të lehta. Ndër sfidat më të mëdha të politikës së jashtme të SHBA mbetet Kina, mungesa e stabilitetit në Lindjen e Afërt, kërcënimi për marshimin e Rusisë në Ukrainën lindore. Për të rifituar besueshmërinë, qeveria duhet “të tregojë kurajë dhe të veprojë seriozisht kundër Rusisë, Kinës apo Iranit”, thotë Seth G. Jones. Sipas ekspertit “më shumë flitet se veprohet”.
Në politikën e brendshme ky vit është vendimtar për Biden, sepse zhvillohen zgjedhjet mid-term në mesin e mandatit në nëntor, ku Biden edhe mund të humbasë shumicën e ngushtë në senat. Kjo do t’ia bënte atij më të vështirë të realizojë paketat e masave që janë në rend të ditës: me gjasë arritjen e një ujdie për një version të holluar të ligjit “Build Back Better” dhe një reformë zgjedhore.
Ende është e hapur pyetja: Do të kandidojë Biden sërish si president? Me shumë gjasa jo, kjo është në Uashington D.C. si një sekret që e dinë të gjithë, thotë opinionisti Bret Stephens. Këtu luan rol edhe mosha Bidenit. Në vitin 2020 ai ishte me 78 vjeç, presidenti më i moshuar i zgjedhur ndonjëherë në SHBA, në zgjedhjet e vitit 2024 ai do të ishte ndërkohë 82 vjeç. Bret Stephens mendon, se pikërisht për këtë, Biden do duhet të përqëndrohet tek detyrat e sfidat e mëdha të SHBA. Partia Demokratike duhet ndërkohë të gjejë kandidatë të mirë për vitin 2024. Sepse republikanët, për këtë është i bindur Stephens, do të jenë sfidues të fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.DW
You may like
lajme
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së, Aivo Orav
Published
2 hours agoon
March 16, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin dhe shërbimin e diplomatit evropian në Kosovë, që nga marrja e detyrës së tij më 1 shtator 2024.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bashkëpunimin korrekt, duke vlerësuar se përgjatë mandatit të tij, raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian janë fuqizuar ndjeshëm, përkundër sfidave të shumta të periudhës.
Në mënyrë të veçantë, kryeministri potencoi përkushtimin e ambasadorit në procesin e lansimit të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, si një hap kyç në rrugëtimin integrues të vendit.
Më tej, në fokus të bisedës ishin hapat e radhës që priten nga Brukseli në raport me Prishtinën zyrtare. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë që Bashkimi Evropian të vlerësojë progresin e arritur dhe të mundësojë marrjen e statusit të merituar të vendit kandidat për anëtarësim.
Në përmbyllje të takimit, Kurti i uroi ambasadorit Orav suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale, duke e falënderuar sërish për kontributin e dhënë në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Lajmet
Interesim i jashtëzakonshëm për UBT International Smart Schools në Open Day – vazhdojnë regjistrimet e hershme
Published
3 hours agoon
March 16, 2026By
ubtnews
Qindra nxënës dhe prindër nga e gjithë Kosova morën pjesë në aktivitetet Open Day të organizuara nga UBT International Smart Schools në kampusin e Lipjanit dhe në Gjimnazin TIK në Prizren, duke treguar interesim të jashtëzakonshëm për edukimin modern dhe inovativ.
Vizitorët patën mundësinë të eksplorojnë ambientet bashkëkohore të mësimit, të njihen me drejtimet arsimore dhe metodologjitë që ndërthurin teknologjinë dhe zhvillimin e aftësive praktike. Në të njëjtën kohë, u njoftua se regjistrimet e hershme tashmë janë hapur, duke i ofruar nxënësve mundësinë të sigurojnë vendin e tyre në drejtimet më inovative dhe të kërkuara.
Interesim i veçantë u shfaq edhe për metodologjinë moderne të mësimdhënies, e cila ndërthur njohuritë akademike me përdorimin e teknologjisë dhe aftësitë praktike të nevojshme për të ardhmen.
Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të marrin informacione rreth bursave që janë përfituar përmes Testit Provues të Arritshmërisë, si dhe për mundësitë e shumta që ofron ky institucion për zhvillimin personal dhe profesional të nxënësve.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e UBT International Smart Schools, përmes platformës së aplikimit online: Linku i Aplikimit Online




Vendi
Aksion kundër fajdesë në Prizren: Një i arrestuar dhe katër në kërkim për zhvatjen e mbi 1 milion eurove
Published
4 hours agoon
March 16, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka realizuar sot një operacion të gjerë policor të fokusuar në arrestimin e disa personave si të dyshuar për fajde, detyrim dhe privim të kundërligjshëm të lirisë.
Gjatë këtij aksioni, i cili përfshiu kontrolle në pesë lokacione të ndryshme në qytetin e Prizrenit, është arrestuar një person me inicialet B.K., ndërsa katër të dyshuar të tjerë (GJ.K., E.K., E.K. dhe E.R.) ndodhen ende në kërkim policor.
Sipas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, ky grup dyshohet se ka shkaktuar një dëm fillestar prej rreth 700,000 eurosh ndaj viktimës, duke kërkuar edhe 450,000 euro të tjera në emër të kamatave të larta.
Në komunikatën zyrtarë thuhet se: “Të dyshuarit në mënyrë të vazhdueshme kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde, duke përdorur forma të ndryshme të presionit dhe dhunës. Po ashtu, ata dyshohet se në raste të caktuara e kanë privuar viktimën edhe nga liria, me qëllim që ta detyrojnë të paguajë kamata të larta të fajdesë”.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të arrestuarit është lëshuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërkohë që operacioni për lokalizimin e personave të tjerë po vazhdon me intensitet të lartë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se: “Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”.
Botë
Qeveria gjermane refuzon kërkesën e Trump-it
Published
5 hours agoon
March 16, 2026By
UBTNews
Qeveria gjermane ka hedhur poshtë kërkesat e Presidentit të SHBA-së për mbështetjen e aleatëve të NATO-s në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit gjatë luftës në Lindjen e Mesme.
“Kjo luftë nuk ka të bëjë fare me NATO-n. Kjo nuk është lufta e NATO-s”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius, në Berlin, raporton gazeta gjermane Bild.
Ai shtoi se aleanca është krijuar për mbrojtjen e territorit të vendeve anëtare dhe se aktualisht mungon një mandat për angazhimin e NATO-s në këtë rajon.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul (63, CDU). Duke pasur parasysh vazhdimin e luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, Wadephul shtoi se kjo pyetje nuk shtrohet “në këtë moment”.
“Ne duam fillimisht të dëgjojmë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kur synojnë t’i arrijnë objektivat e tyre ushtarake në Iran”, tha Ministri i Jashtëm.
Sipas tij, vetëm pas kësaj, në një fazë tjetër, mund të definohet “një arkitekturë sigurie për të gjithë këtë rajon”.
Trump: Mund të jetë “shumë keq për të ardhmen e NATO-s”
Presidenti i SHBA-së kishte deklaruar në një intervistë për Financial Times se NATO do të përballet me një të ardhme të zymtë nëse partnerët e SHBA-së nuk ndihmojnë.
“Nëse nuk do të ketë reagim, ose nëse reagimi do të jetë negativ, mendoj se kjo do të jetë shumë keq për të ardhmen e NATO-s”, citohet të ketë thënë Trump.
I pyetur për këto kërcënime të Trump-it, zëdhënësi Kornelius u mjaftua duke thënë: “Ne i kemi marrë parasysh këto deklarata”.
Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit të lëngshëm, praktikisht është bllokuar për shkak të luftës dhe kërcënimit të sulmeve iraniane. /Bild/
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së, Aivo Orav
Starmer: Po punojmë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Interesim i jashtëzakonshëm për UBT International Smart Schools në Open Day – vazhdojnë regjistrimet e hershme
Aksion kundër fajdesë në Prizren: Një i arrestuar dhe katër në kërkim për zhvatjen e mbi 1 milion eurove
Qeveria gjermane refuzon kërkesën e Trump-it
Agim Ademi takohet me Glauk Konjufcën për përgatitjet e kombëtares së Kosovës
REL: Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe
Katër ekipet më të mira të Ligës Unike përballen në Prizren për trofeun e madh
Gjakovë: Një i vrarë dhe një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
