Lajmet

Jo vetëm në Mal të Zi, këto janë shtetet ku Kosova llogarit se ka prona

Nga Zyra për Media e AKP’së i kanë thënë Gazetës Express se ata kanë në evidencë 163 prona të Kosovës jashtë vendit, shumica e të cilave janë lokale dhe zyre.

Published

on

Një padi e Kosovës ndaj Malit të Zi, përmes së cilës po kërkohet kthimi i pronësisë së 4 mijë e 500 metrave katrorë tokë në shëtitoren “Rafailoviq”, ka kthyer vëmendjen te pronat e tjera që Kosova thuhet se i ka jashtë vendit. Sipas të dhënave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Kosova ka 163 prona nëpër shtete tjera. Por, çfarë pronash janë dhe në cilat shtete gjenden?

Hotele, toka, ndërtesa administrative, lokale, depo, zyre e fabrikë, janë vetëm disa prej aseteve që Kosova i ka në listën e pronave të saj jashtë vendit. Këto prona gjenden në qytete të ndryshme të shteteve që ishin pjesë e Jugollavisë.

Për numrin total të pronave që ka vendi nëpër shtetet e tjera, llojin e tyre dhe qytetet ku ndodhen kanë folur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Nga Zyra për Media e AKP’së i kanë thënë Gazetës Express se ata kanë në evidencë 163 prona të Kosovës jashtë vendit, shumica e të cilave janë lokale dhe zyre.

Numri më i madh i tyre gjenden në Serbi dhe Mal të Zi. Shtete tjera ku ndodhen prona të tilla janë edhe Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia.

“Sipas të dhënave që ka Agjencia Kosovare e Privatizimit, në bazë të deklarimeve të ish menaxhmenteve të ndërmarrjeve shoqërore dhe në bazë të dokumentacionit të siguruar, AKP i ka në evidencën e saj 163 prona shoqërore që ju përkasin Ndërmarrjeve Shoqërore të ndryshme nëpër shtete të dala nga ish Jugosllavia. Prej 163 pronave shoqërore jashtë vendit shumica janë lokale dhe zyra”, kanë dekruar nga AKP’ja.

Nga ky institucion thonë se në vazhdimësi zhvillojnë procedura administrative dhe gjyqësore në këto shtete për këto prona. I vetmi vend ku pamundësohen procedurat e tilla është Serbia, meqenëse AKP’ja pengohet që të ketë qasje ligjore në dokumentacion.

“Me përjashtim të Republikës së Serbisë, shtet në të cilin AKP pengohet të ketë qasje ligjore në dokumentacionin administrativ dhe procedura tjera ligjore, në shtetet tjera AKP zhvillon në vazhdimësi procedura administrative dhe gjyqësore në emër të Ndërmarrjeve Shoqërore, për posedim ligjor të këtyre pronave.

Procesi i posedimit faktit dhe juridik i pronave në fjalë, mbetet sfide jo e lehtë për AKP dhe Ndërmarrjet Shoqërore, duke marrë parasysh rrethanat shumëvjeçare të zhvillimeve politike dhe kornizës ligjore të shteteve përkatëse”, thuhet në përgjigjet e AKP’së drejtuar Gazetës Express.

Ndryshe, mediat malazeze kanë raportuar së fundi se Ministria e Drejtësisë në Kosovë, ka ngritur padi ndaj Komunës së Budvës, përmes së cilës ka kërkuar kthimin e të drejtës së pronësisë për 4 mijë e 500 metrave katrorë tokë në shëtitoren “Rafailoviq”.

Informacione se si kanë rrjedhur procedurat qysh prej deponimit të padisë e deri më tani për këtë rast ka dhënë Avokati i Shtetit, Sami Istrefi.

“Në vitin 2018, ne e kemi pranuar nga një palë paditëse, një qytetar malazez. Në mesin e dhjetë personave që i ka paditur, është edhe Ministria e Drejtësisë së Kosovës, me të cilën ai ka pretenduar se një pjesë e pronës tonë është e tij. Ne në bazë të dokumentacionit që posedojmë, e kemi siguru atje, jemi pronarë faktikë dhe juridikë për atë zonë. Aty janë pushimoret, kjo Rafailoviq është në territor të tyre”, ka thënë Istrefi.

“Ne kemi ushtruar të gjitha parashtresat e nevojshme, tash jemi në proces gjyqësor me “Rafailoviqin”. Janë mbajtur 3-4 seanca gjyqësore, kam qenë vetë prezent. Kam dashur t’i ndjek nga afër. Në momentin kur i kemi siguruar të gjitha provat e nevojshme, ne menjëherë kemi ushtruar padi, e kemi ushtruar të drejtën tonë, në bazë të legjislacionit të Republikës së Malit të Zi. Këtu kemi të bëjmë me komunën e Tuzit, më konkretisht është kjo pjesa e Beqiqit”, ka shtuar ai.

Istrefi ka thënë se kjo çështje nuk ka të bëjë me raportet e Kosovës me Malin e Zi, pasi kjo është një procedurë civile dhe nuk goditet asnjë vendim politik.

“Nuk kemi të bëjmë këtu me raportet politike ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, kjo është një procedurë civile, nuk jemi në procedurë që po goditet ndonjë vendim politik, apo i institucioneve, këtë fakt duhet ta kemi parasysh. Nuk kemi askund raporte juridikëe me ta”, ka deklaruar Istrefi.

Avokati i Shtetit deklaroi për Express se Kosova po e kërkon një të drejtë ligjore pasi është pronare faktike dhe juridike për disa parcela në Mal të Zi.

“Ne vetëm jemi duke e kërkuar të drejtën tonë ligjore pasi jemi pronarë faktikë dhe juridikë për disa parcela në Mal të Zi, gjegjësisht për disa pushimore atje. Aty është numër i madh i pronave të cilat i posedon Republika e Kosovës, e shpërndarë në disa ndërmarrje publike që kanë qenë. Kjo pjesa ku jemi ne, ka qenë e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ne si Avokaturë e Shtetit e mbrojmë Shtetin në gjykata dhe arbitrazh ndërkombëtar. Kudo që AKP-ja ka qenë pronare, dhe pjesë e një procedure atje, ne nuk e kemi përfaqësuar”, ka deklaruar Istrefi.

Ai tregoi se është caktuar një gjeodet i cili do ta precizojë qartë për sa metra katrorë bëhet fjalë, ku gjendet parcela dhe të gjitha detajet tjera.

“Në sallë gjyqësore është kërkuar të caktohet një gjeodet, i cili do ta precizonte qartë, kërkesat tona se për sa metër katrorë bëhet fjalë, ku gjendet dhe të gjitha këto do t’i përcaktojë një gjeodet i licensuar nga gjykata atje”, ka deklaruar Istrefi.

Sipas tij, në bazë të provave që i ka siguruar nga arkivat e institucioneve në Mal të Zi, Republika e Kosovës është pronare e asaj parcele.

“Në bazë të provave që i kemi, që i kemi siguruar te institucionet e Malit të Zi, në arkivat e tyre, komplet provat dhe faktet janë se Republika e Kosovës është pronare e asaj parcele, ne kemi ushtru padi dhe iu kemi përgjigjur padisë së palës paditëse, ky “Rafailoviqi” që na ka paditur”, ka deklaruar Istrefi.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Lajmet

Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze

Published

on

By

Programi i Gjuhës AnglezeUBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.

Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.

Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.

Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.

Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.

Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara